Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Markokaj: Barazia

| E marte, 20.05.2014, 07:14 PM |


BARAZIA

 

…!

Barazia :

vjen në shpirt

rrin në zemer

pasqyrohet në mendje.

…!

 

Poemë  nga Gjon Markokaj

 

I.

Barazia:

Eshtë rrjedhojë e jetes

Ka rrenje te thella,

Eshte per te gjithe:

E pakontestueshme,

e pacenueshme,

- eshte primare;

njerezore e hyjnore.

 

Në dinjitetin njerezor

Barazia eshte themelore

U takon te gjithve:

E drejta e profesionit,

e lirise se shprehjes,

e veshjes e menyres

se jeteses etj. - etj...,

 

II.

Ne barazi

Nuk ka imponim,

- s' ka, inate

Nuk ka urrejtje,

S’ka smire!

 

E gjithe Qeveria

e t'gjithe ne:

Duhet te luftojme;

per nji "barazi, t'vertete"!

 

Te drejtuesit tone

veshtire se e gjene

te cilet i bejne jehone:

Barazise, vetem ne fushate;

perpara se t' vine ne pushtet.

 

III.

Kur hypin ne karrike

e quajne veten:

Mbi te tjeret

U pelqen egoizmi,

uni e smira;

Njerzit poshte

u duken, "si miza"!

 

Ata u mohojne

te tjereve: - fjalen e lire;

te drejten e prones

dhe s' i rrespektojne,

ne zgjedhjen e punes

"Unin e, ngritin, n' qiell":

- une e s'ka tjeter!

 

Shndrrohen, n' burrokrat,

Mendojne se jane:

- Te perjetshem !!

S' e shijojne fare Barazinë

 

IV.

Njerzit luftojne,

per arritje te reja

Disa, duane te mashtrojne;

te ngrihen mbi te tjeret!

Bejne lufte per kariere.

 

Pabarazia eshte e qendron;

ne Shqierine e, n' bote...,

- Disa, njerez, i apin vetit,

me teper te drejte;

E, quajne veten ....,

me, t' merituar, se te tjeret;

Shpirti me djeg;

per vendin tim: ku shihen

privilegje e perfitime

- marramendese !!

 

Pushtetaret ne vendin tim

Cirren: per ligje,

per drejtesi e Barazi!

Njerzit qe sherbejne

e quan veten te pare.

 

- Harrojne se njerzit,

nga lindja:

Jane, te barabarte!

T' shperblyer:

Me dinjitet njerezor,

pavarsisht, nga rraca

feja, apo perkatesia.

 

Vendi ku punon,

quhet: - "sherbim"

Qe do te thote:

- Te jesh ne sherbim,

te te tjerevet.

Ne ndihmen e atyre

qe, kane nvoje

Çka do te thote:

Te jeshe ne respekt

me te gjithe njisoj

- Kete s' e kane:

Pushtetaret e vendit tim!

 

V.

Njeriu i ri,

Eshte vetem ai qe eshte:

Ne sherbim te tjerevet

- Ka barazi ligjore,

me komunitetin;

ne jeten e perditeshme

- Gjindet ne harmoni;

me dinjitetin njerezor,

me lirine e ndergjegjes

me lirine e besimit;

me zgjedhjen e profesionit

e te vendit te punes!

 

Egoizmi është mekat

është i demshëm,

per vete personin;

per rrethin e tije,

te aferm e shoqenor

e per gjithë shoqerinë.

 

VI.

Njeriu dallohet:

Nga aftesia e tije,

nga pamja e shendeti

- fizik e psiqik;

nga trashigimnia familjare.

 

Barazia :

vjen në shpirt

rrin në zemer

pasqyrohet, në mendje.

- "e shikon shoqëria"....,

Barazia themelore

u takon te gjithe njerezve

Rrin te ata:

"Që tregohen, t'vegjel

Perpara të tjerevet".

Vetem ata janë

-"Njerëz të Mëdhajë"!

./.

-Per ZemraShqiptare, nga Washington State, 20 Maj 2014-