Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florim Zeqa: 8 qershori - dita e çlirimit!

| E hene, 19.05.2014, 08:15 PM |


Dita e votimit me 8 qershor, ditë e çlirimit nga uzurpatorët e lirisë !

Nga Florim Zeqa

Të paktë janë popujt që kanë pritur më gjatë dhe sakrikfikuar më shumë se shqiptarët për lirinë e tyre, sikurse që janë të paktë ata popuj që i ka zhgënjyer liria më shumëse sa shqiptarët! Ky zhgënjim shqiptarëve u erdhi si pasojë e një lidershipi të papërgjegjshëm dhe qeverisjeje të keqe në këto vitet e paspavarësisë.

Tani ka ardhur koha, momenti dhe qasti i duhur që t'i thuhet mjaft keqeverisjes në këtë vend. Kjo do të arrihet me daljen masive të populllatës në zgjedhjet e 8 qershorit.

Qytetarët kanë rastin, që më votën e tyre të lirë me 8 qershor ta largojnë një herë e përgjithmonë keqeverisjen nga vendi i tyre.

Tani fati i shtetit të Kosovës është në dorën e popullit,...të përcaktojë me votën plebishitare që vendi të mos mbetët edhe më tutje në duart e karrieristëve, matrapazëve dhe maskarenjëve të të gjitha llojeve,...por t'u kthehet vlerave të veta tradicionale.

Karrierizmi është kancer i demokracisë dhe i shoqërisë njerëzore në përgjithësi, andaj njerëzit me ambicie karrieriste nuk i duhen vendit tonë.

Vendi ynë ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm dhe të guximshem,  të moralshëm dhe të kulturuar,...mbi të gjitha për profesionist të të gjitha fushave, për ta quar vendin përpara përmes zhvillimit ekonomik, politik, arsimor, shendetësor, kulturor, sportiv, etj.

Aspektit kohor në të cilin ndodhet vendi ynë sot, më së miri i shkonë për shtati thënja e intelektualit të përmasave botërore, veprimtarit të LDK-së të viteve të '90-ta, të pavdekshmit profesor Fehmi Agani: "Koha sjellë çka investojmë ne dhe sa arrijmë ne në kohë".

Në rrethana tjera do të mjaftonin më pak se pesëmbdhjetë vite pritje, prej të cilave, më tepër se gjashtë vite pavarësi, për të arritur realizimin e ëndrrave të atyre që sakrifikuan për shtetin e Kosovës.

Prandaj, nëse edhe kësaj radhe populli nuk investon (përmes votës së lirë) në ndryshimin e gjëndjes ekzistuese, mund të shkojnë edhe po aq vite të tjera dhe populli të mos e merrë fatin e Kosovës në duart e veta.

Vota e juaj me 8 qershor nuk është vetëm votë për ndryshim, është votë për ndëshkim e atyre që tjetërsuan pavarësinë e vendit, që tjetërsuan projektin Rugovian, (simbolet shtetërore dhe elementeve tjera shtetformuese),...duke ua  zënë frymën vlerave të mirëfillta kombëtare dhe njerëzore të këtij vendi.

Pra, vota e juaj për listën më të mirë të LDK-së, për kandidatët më të përgjegjëshëm dhe të pakorruptuar, do të ishte votë për ndryshimin pozitiv dhe çlirimin nga uzurpatorët e lirisë, në të kundërtën, vota pro vazhdimit të kësaj agonie politike do të ishte fatale për të ardhmen e popullit dhe vendit tonë!

"Një popull që zgjedhë në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdut,maskarenjë dhe tradhëtar...nuk është viktimë, është bashkëpunëtor i tyre"   (George Orwell)  .