| E diele, 18.05.2014, 09:39 PM |
SEDRA INTELEKTUALE DHE MORALE
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Në
shkrimin tim, titulluar: "
Hyrjet në politikë, qofshin individuale apo grupore, janë të qeta ose të bujshme. Ardhja, angazhimi juaj në politikë (Alma Lamës), i përket kësaj të fundit. Një vajzë e re, tek e cila janë gërshetuar harmonishëm bukuria fizike me dhuntinë intelektuale, nuk mund të kalonte heshturazi, kur rreshtimi politik në PDK-e, në hullinë e gjarpërinjëve, ishte shëmti e skajshme.
Qysh në fillim të luftës, por, sidomos me krijimin e "Qeverisë të Përkohëshme të Kosovës", u pa qartazi se bandat po konsolidoheshin në një kryebandë, e cila do t` i bënte gjëmën Kosovës. Etja për pushtet, pasuri dhe lavdi, do ta përçante kryebandën, për t`u ndarë e krijuar parti, kapobanda të tjera. Por, pavarësisht rivalitetit të tyre, krimi, tashmë, i bërë karshi popullit të Kosovës, i bashkon, siç është rasti i votimit të ligjit për veteranët e luftës ose, thënë ndryshe, përjashtimi i FARK-ut, i cili, realisht, e bëri luftën; si dhe rreshtimi kundër Tribunalit, Gjykatës Speciale, për krimet makabre, të ndodhura në Kosovë, përgjatë dhe pas luftës.
Ikja, shkëputja juaj nga PDK-ja dhe strehimi në "Lëvizja Vetëvendosja", ishte nismë e këndelljes tuaj, duke zgjedhur të keqen më të vogël. E themi këtë, sepse edhe "Vetëvendosja" është pjesë e kryebandës të PDK-së, një elitë e inkriminuar dhe me ideologji tipike staliniste.
"Shamitë" e Albin Kurtit, në dukje, lecka në kokë, por që bartin të keqen e madhe, kthimin prapa, ecjen kundër rrjedhës, përligjje e fundamentalizmit më obskur në kohët moderne, shkëputje nga Perëndimi dhe afrimi me Lindjen, ishte arsyeja e shkurorëzimit Tuaj edhe me "Vetëvendosjen".
Kemi parë lëvizje, ikje nga një parti dhe hyrje në një parti tjetër, individuale dhe grupore, të bëra për interesa përfituese, duke qenë parti në pushtet apo duke mitosur materialisht, siç e praktikon, madje në stil të gjerë, AAK-ja. Por, rasti juaj nuk ka as motivin e parë dhe as të dytë. Fundja, ju ishit pjesë e një partie në pushtet, parti e krimit të madh, pra, ju ishit pjesë e krimit, sepse edhe me votën tuaj, me agjitimin tuaj, i shërbenit një partie skajshëm të inkriminuar, fillimisht, në PDK-e. Paksa e vonuar, por e qëlluar ishte ardhje juaj në LDK-e. Një parti e vlerave morale e kombëtare, që, përgjatë një çerek shekulli ka bërë emër, për të mirë dhe ka qenë përcaktuese e vendimtare në rrjedhat pozitive të historisë më të re të Kosovës, me fatin e madh që në drejtim të saj ishte njeriu i duhur, urtaku, mentori dhe intelektuali vizionar - dr. Ibrahim Rugova.
S i reagim ndaj një pasaktësie të publikuar në shkrimin tim, konkretisht: "Ikja, shkëputja juaj nga PDK-ja dhe strehimi në "Lëvizja Vetëvendosja", ishte nismë e këndelljes tuaj, duke zgjedhur të keqen më të vogël", e demanton në këtë shënim - letër znj. Alma Lama:
I nderuar Idriz,
Së pari uroj të jeni mirë. Unë nuk ju njoh, por e-mail-in tuaj e mora në redakësinë e "Botapress".
Po ju shkruaj në lidhje me një shkrim që e keni publikuar dje, që më drejtohej mua, si një letër e hapur.
Fillimisht, u çudita pse duhet të më ngatërroni mua me një çështje kaq të rëndë dhe të ndjeshme, siç janë krimet e luftës dhe ato të pasluftës, krimet e kryera ndaj serbëve dhe krimet e kryera ndaj shqiptarëve. Ju, pak a shumë, keni dalë në përfundimin se unë po mbroj krimin, kur, në fakt, jam ajo që më së shumti e kam denoncuar.
Kuptova që keni vlerësim të lartë për mua, por në këtë rast duket se i keni keqkuptuar krejtësisht qendrimet e mia edhe në lidhje me krimet, e në lidhje me Tribunalin. Po ju dërgoj dy shkrime që i kam për këtë çështje, pasi ju, më duket, keni lexuar dhe keqinterpretuar vetëm njërin.
http://zeri.info/artikulli/31731/disa-argumente-pse-gjykata-speciale-nuk-duhet-ti-lihet-ne-dore-okb-se
http://zeri.info/artikulli/30129/tribunali-komplot-kunder-pavaresise-se-kosoves
Së dyti, dhe më e rëndësishmja, në shkrimin tuaj keni një pasaktësi shumë të madhe, që më dëmton reputacionin. Unë nuk kam qenë kurrë në PDK-e, nuk e di me ke po më ngatërroni?
Në politikë kam hyrë, për herë të parë, në nëntor të 2010, në "Lëvizjen Vetëvendosje"! Një vit më parë jam larguar nga ata, për arsye që i kam bërë të njohura për publikun dhe tani jam në LDK-e.
Mendoj se duhet ta sqaroni këtë në ndonjë shkrim tjetër, ose, së paku, ta sqaroni në e-mail të gjithëve atyre që ua keni dërguar shkrimin tuaj, përfshirë edhe e-mail-in tim.
me respekt
Alma Lama
Member of Kosova Assembly
Është një reagim dinjitoz e logjik, është sedra intelektiale e morale e Alma Lamës, e cila është fyer, është lënduar nga një dizinformim, nga një ngatërresë e emrit të saj me dikë tjetër, edhepse jo qëllimshëm. Dhe, për mua, si autor i shkrimit, letra e znj. Almë është lehtësuese e ngushëlluese, njëherësh, sepse ajo tregon mirëkuptim dhe është e bindur se gabimi nuk ka prapavijë, nuk është i qëllimshëm. Dhe, unë kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe lëndimin e bërë asaj, edhepse krejt padashje.
"Në shkrimin tuaj keni një pasaktësi shumë të madhe, që më dëmton reputacionin. Unë nuk kam qenë kurrë në PDK-e, nuk e di me ke po më ngatërroni", - reagon, me të drejtë, Alma Lama?
Kur Alma Lama ndjehet e fyer pse, gabimisht, u lakua emri i saj si pjesë e PDK-së, vallë, çfarë mund të themi për ata që, faktikisht, vazhdojnë të jenë anëtarë të kësaj partie të krimit, madje mburrën, duke qenë pjesë e saj?! Thonë se "marrja nuk ka mbytur askënd"!
Me daljen publike të Nazim Bllacës, më 2009, duke denoncuar dhe faktuar, bindshëm, krimet e organizatës kriminale të SHIK-ut, me të cilën identifikohen PDK-ja dhe AAK-ja, është menduar që partitë në fjalë do të braktisën masovikisht, duke ngelur vetëm të inkriminuarit e drejtpërdrejtë në krime. Por, mjerisht, kjo nuk ndodhi! Zhurma agjitative shurdhuese e partisë në pushtet si dhe e lakejve të saj, të strehuar me porosi dhe qëllimshëm, për mjegullnajë, në paritë tjera, pa përjashtuar as disa kokërra në LDK-e, vazhdon të mbijetojë krimin dhe kriminelët, madje pa u shqetësuar fare.
Ajo që habitë më se shumti është akomodimi dhe heshtja e krimit edhe nga vetë LDK-ja, e goditur, më troç, e përgjakur nga bandat kriminale të dy partive të lartcituara të krimit. Ironia më e madhe është se shefi aktual i LDK-së, është gadi të koalicionojë e kolaborojë, të lidhet dhe të bashkëlpunojë, me partitë e krimit, sepse i ka hypur në kokë të bëhet kryeministër, qoftë edhe duke shkelur parimet, duke përdhosur gjakun e qindra veprimtarëve të LDK-së dhe të ushtarakëve të FARK-ut të Presidentit Ibrahim Rugova!
Ndërsa, përsa i përket vendimit që Tribunali të themelohet për Kosovën dhe jo për Kroacinë dhe Bosnjen, është plotësisht i i përligjur, sepse në shtetet e cituara kriminelët nuk gëzuan mundësinë e ushtrimit të pushtetit pas luftës. Kurse në Kosovë kriminelët janë në pushtet dhe kanë ngulfatur skajshëm shoqërinë kosovare. Në shtetet tjera janë arrestuar, hetuar dhe dënuar, të tjerë pritën të dënohen, projektuesit dhe urdhërdhënësit e krimeve. Përkundër, në Kosovë ideatorët, urdhërdhënësit e krimeve janë në pushtet, madje në kupolën e tij.
Ndoca,
fare pak, ekzekutorë, zbatues udhërash, u dënuan simbolikisht. Por, askush nuk
hetoi pse ata vranë kuadrotë e LDK-së dhe ushtarakët e FARK-ut?! Për shembull,
pse duhej të vriteshin dy ish-oficerët e FARK-ut, më vonë, kuadro të Hetuesisë
Speciale, nga një i ri?! Çfarë arsye kishte ai? Asnijë arsye, absolutisht
asnjë! Ai zbatoi një urdhër të shefave të tij. Atëherë, kur këta shefa dihen,
madje me emër e mbiemër, pse nuk merren në përgjegjësi për rastin e ekzekutimit
të Sabahate Tolaj dhe të Isuf Haklaj?! Ky rast dhe plot raste të tjerë,
dëshmojnë për sabotimin e drejtësisë nga UNMIK-u.
Realisht, i hetuari i parë duhej të ishte ish-shefi i UNMIK-ut Bernard Kouchner, i cili hante, pinte dhe puthej me kriminelët, duke mos i bërë fare përshtypje përgjakja e çdoditëshme e Kosovës nga vrasësit majtistë-stalinistë, vegla të Tiranës zyrtare dhe të Beogradit, njëherësh.
Dështimin e Gjykatës Ndërkombëtare, në Hagë, tashmë e pranojnë dhe e pohojnë edhe zyrtarët evropianë dhe botërorë. Vendimet e saj ishin politike dhe korruptive. Ilustrojmë me përgaditjen e dosjes për lirimin e Sllobodan Millosheviçit, i mbiquajtur "kasapi i Ballkanit", si të "pafajshëm"! Dhe, për këtë dekonspirim, nxjerrje sekreti, u dënua sekretarja e kësaj Gjykate korruptive dhe hiçe. Të gjithë të arrestuarit kishin fajësi të plotë dhe të faktuar nga dëshmi dhe dëshmitarë të shumtë. Disa syrësh të vrarë nga bandat e të akuzuarëve, disa të tjerë i mohuan akuzat faktike fillestare, thjesht, nga presioni, frika e hakmarrjes. Dhe, ndoca të tjerë refuzuan të dëshmojnë, duke e akuzuar Gjykatën për mungesë serioziteti, tallje me drejtësinë dhe dekonspirimin, zbulimin e dëshmitarëve, duke i vënë para rrezikut serioz ata.
Është, pikërisht, dështimi i Gjykatës të Hagës që ka prodhuar Tribunalin enkas, të posaçëm për Kosovën, përkatësisht, krimet gjatë dhe pasluftës në Kosovë.
Znj. Alma Lama çështjen e Tribunalit për Kosovën e ka trajtuar edhe në një shkrim tjetër, të botuar në gazetën "Zëri", titulluar: "Disa argumente pse Gjykata Speciale nuk duhet t` i lihet në dorë OKB-së". Ajo ka shpjeguar bindshëm dhe me profesionalizëm se votimi pro kësaj Gjykate në Parlamentin e Kosovës, ka parësinë absolute nga kalimi i çështjes në fjalë në Këshillin e Sigurimit.
Në një aneketim, hulumtim të opinionit, ditë më parë, kryesisht, me anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, znj. Alma Lama ka një notë të lartë vlerësimi dhe besimi, qoftë si deputete, qoftë edhe ngritje në strukturat vendim-marrëse të LDK-së.
Përvijim biografik i Alma Lamës
Alma Lama ka lindur në Krujë. Ajo është diplomuar, në vitin 1999, në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, Universiteti i Tiranës.
Që prej asaj kohe ka qenë e angazhuar si gazetare dhe reportere në një numër të madh mediash vendore dhe ndërkombëtare. Në vitin 2000 u angazhua në "Gazetën Shqiptare" në Tiranë, si reportere që mbulonte sistemin gjyqësor. Në tetor të vitit 2002 vjen në Prishtinë, ku kontribuon në disa media te huaja si, "IWPR, Osservatorio Sui Balcani", si korrespondente nga Kosova për 5 vite, "United Press International", "Washington Times", "Transition Online" etj. Gjatë kësaj periudhe ka publikuar artikuj në mediat më të rëndësishme vendore në Kosovë dhe Shqipëri.
Znj. Lama
u angazhua në televizionin Publik të Kosovës
Në
shtator të vitit 2010, në bashkëpunim me gazetën "Kosova Sot"
implementoi projektin e gazetarisë investigative "INVESTIGIM". Në
këtë gazetë gjithashtu u angazhua si analiste për çështje politike që prej
vitit 2009. Gjatë kësaj periudhe ka bashkëpunuar, herë pas here, edhe me
televizionin britanik "
Zonja Lama ka zhvilluar një numër të madh trajnimesh profesionale në lidhje me gazetarinë dhe rolin e medias në shoqëri. Në vitin 2005 u trajnua për Gazetari Ndërkombëtare, Media dhe Komunikim në Greqi nga "The Dewitt Wallace Centre for Communications and Journalism", Duke University. Në vitin 2009 përfundoi me sukses Trajnimin në Shkollën e Integrimeve Evropiane, në Prishtinë, ndërsa në vitin 2010 u trajnua për lidership, në Prishtinë dhe Washington, si pjesëmarrëse në programin "Hope Fellowship".
Përveç fushës së medias, Zonja Lama ka treguar interes edhe në sferën e shoqërisë civile, veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me transparencën dhe rritjen e rolit të femrës në institucione.
Znj. Alma Lama për herë të parë është kyçur në politikë në nëntor 2010, fillimisht, në "Lëvizjen Vetëvendosja", për ta braktisur atë për arsye krejt parimore, duke u hedhur, një vit më parë, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në partinë zulmëmadhe të Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova, parti e cila e bëri paqen dhe luftën. Ishte deputete në Legjislaturën e fundit të Parlamentit të Kosovës.
______
Përgaditja solide intelektuale dhe përgjegjësia morale e Alma Lamës, janë në raport të drejtë me veprimtarinë e saj politike dhe shoqërore, në shërbim të Atdheut dhe të Kombit. Për Almën asgjë njerëzore nuk është e huaj. Andaj, ka qasje serioze dhe është shumë ngulmuese, për t`i shpenë përpara proceset demokratike në Kosovë. Sepse, realisht, demokracia është ngulfatur nga kasta e krimit, nga SHIK-u, liria në Kosovë është relativizuar deri në skajmëri dhe siguria njerëzore është fiktive.
Mbetemi
me urimin e madh që