Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ksenofon Dilo: Krenari e ligjshme

| E hene, 19.05.2014, 05:49 PM |


Ksenofon M. DILO

KRENARI  E  LIGJESHME

Ne kishim pothuajse 10 vjet në mërgim dhe fëmijët që tashmë ishin rritur, e që duke u rritur kishin sejcili ëndrrat e tij ,dalngadalë filluan të shprehnin ato ëndrra dhe të kërkonin t’i plotësonin , sigurisht edhe me ndihmën tonë : Vajza mbaroi gjimnazin me nota shumë të mira dhe iu dha edhe e drejta e studimit , por aju donte të shkonte në Amerikë. Të them të drejtën , ajo që asaj i dukej se ishte më se e natyrëshme , për mua ishte një Golgotha i vërtetë. Ishte vetëm 17 vjet dhe po shkonte drejt krejtësisht të panjohurës me një siguri prej burrëreshe. Sa për mua , Unë vetë e dija se si përmbahesha e nuk shpërtheja në dënesë. Më kujtohet se në atë kohë, ç’nuk do të jepja vetëm e vetëm që ajo të mos hikte. Por ja ku të gjitha u rregulluan dhe ajo ....hiku.

Të gjitha këto po m’i thoshte një komshie patriote nga anët tëna dhe meqënëse kjo për kohën ishte më se e zakonëshme , sepse si e dimë shumë Shqiptarë kishin shkuar në Amerikë duke kujtuar se do të gjenin aty....Një jetë më të mirë? Nuk e kisha kuptuar e nuk mund të pranoja që hikëm si të ndjekur prej Shqipërisë dhe vërshuam e mbushëm botën me vajza e djem si drita,..

Kur shkova pas 5 vjetësh- vazhdovi të fliste komshija, vajza kishte mbaruar universitetin për gjuhë dhe letërsi Anglisht , ishte martuar, dhe do të merrte dhe pasaportën Amerikane.

Punë e madhe fort, -thashë me vehte sepse padashur kisha filluar të bezdisesha nga ato që po dëgjoja. Një nënë po mburte vajzën e saj!Ku ishte interesi këtu...

Isha në sallën e mbushur plot- vazhdoi komshija. Aty kishte meksikanë, kinezë, brazilianë, dhe kur i thërisnin ata përgjigjeshin në kor. Papritur dëgjova emrin e vajzës sime. Ishte e vetmja nga Shqipëria, Kryetari e ftoi atë në podium dhe i tha të fliste për vendin e saj që ta njihnin të gjithë aty. Shqipëria-tha ajo- është një vevd i vogël në breg të Adriatikut, por është një vend i bukur me një popull trim e puntor. Vajza nuk foli shumë por të më besoni ishte aq e bukur kur fliste për

Dhe vajza ime foli- Tha komshia. Ajo foli për Shqipërinë duke u drejtuar nga salla ku isha edhe unë . Shqipërinë.. Dhe në fund e di si tha?

E vështrova tashmë me interes atë nënë që me aq afsh po fliste për bijën e saj që si një Shqipërizë e vogël kishte ngritur zërin e saj vajzëror dhe nga tribuna kishte dhënë me afsh...prejardhjen e saj..

Unë jam krenare që jam Shqiptare...Kështu tha vajza ime dhe gjithë salla shpërtheu në duartokitje- Shpirti i mamit!Më bëri edhe mua krenare...Ajo heshti dhe më erdhi ta përqafoja e të thosha sepse e ndjeja edhe unë...edhe unë ,po!..isha krenar...