| E shtune, 17.05.2014, 05:34 PM |
Dibran Demaku
EMRI YT
(Azem Shkrelit)
Emri yt rrugëton krenar e hyn tek mitet
Metaforen poetike e nxore nga zemra e dheut
Në netët shekullore dritësove shtigjet e atdheut
Vargu yt i ngjizur thellë në damar gjaku
Të mos humbet emri të mos shkelet pragu
Ty të deshi muza më shumë se çdo tjetër
Të dhuroi fjalën nga palcë e gurit të vjetër
Fatlum kush të njohu e të pati mik or burrë
përtypëm shumë kashtë e byk për dy kokrra grurë*
Ne të pafajshmit e fajshëm ne të vdekurit e gjallë
Në madhështinë tone të vogël të kujtojmë shumë rrallë
Emri yt rrugëton krenar e hyn tek mitet…
*Thënie e poetit Azem Shkreli