| E premte, 16.05.2014, 08:04 PM |
MITINGU QË RRI NË PLOTËRINË E
FJALËS…
NGA QAZIM SHEHU
Si
gjithnjë, edhe kësaj here, Gjakova e shënoi me madhështi Festën e
Poezisë, një festë disi e
çuditshme, po të flasim për kohën tonë
të ngarkuar aq shumë me
Kjo ngjet vetëm në Gjakovë, sepse këtu na vjen një traditë e përvitshme, tash 50 vjet, ku ftohen poetë nga gjithë trevat shqiptare dhe nga bota, diskutohet dhe deklamohet poezia dhe kultura e një populli që e do poezinë, me sa duket, spikat më mirë këtu. Mbresa e parë që nuk mund mos e ndjesh, shenja e dukshme të cilën nuk mund të mos e shikosh. Gjakova është një qytet i rrrallë, të dhënat për të mund të lexohen apo të shihen në burime të shumta informacioni që na i afron koha e sotme. Rrallësia e saj shihet në elegancën dhe finesën e njerëzve të saj. Në atë heshtje të thellë që përvijohet nga kultura e vjetër dhe historia.
Qyteti
duket si një grusht margaritarësh që përkundet në një fushë të pafundme, ku dimensionet e ëndrrës dhe legjendave vijnë
dhe kërkojnë e përkojnë me një thellësi shpirtërore. Po, sado të ndalemi në mitikën e historisë apo
poetikën e mitikës si qasje dhe burim frymëzimi, do të ishim të padrejtë po të mos ishim pak
racionalë dhe të mos respektonim në kujdesje të fjalës disa emra, që nga poeti i shquar Din Mehmeti, themelues i Mitingut më 1964 e deri tek
kryetari i fundit i Mitingut, Muharrem
Kurti, organizatori, menaxhuesi dhe
sajdisësi elegant i Mitingiut të fundit. Pesëdhjetë vjet dhe disa emra
drejtuesish të rëndësishëm, njëkohësisht,
një komunë mbështetëse e këtij aktiviteti, siç ishte këtë vit, zonja Mimoza Kusari Lila, kryetarja e Komunës . Duhet thënë pa
tepri, se ai që ftohet në këtë
aktivitet, dy ditë ndjehet i lumtur.
Besoj jam për këtë në mendjen e Iliaz Bobajt,
Azem, Baliaj, Viktor Gjikolës,
Ilir Yzeirit, Aleksandër Çipës, etj, etj. Për vetë faktin se atmosfera poetike rri
ndezur si në një bisedë me poetët
Mitingu i
Poezisë, Gjakovë, i vendosur në
maj, në Ditën e Europës, tradicionalisht e sjell atë ëndërr të hershme
të shqiptarit dhe shqiptarit të Kosovës në veçanti, për të parë veten një ditë si Europa. Përkimi
i Ditës së Europës me Mitingun nuk mbetet një rastësi. Përmes këtij përkimi nuk
vjen ratësia, rastësia vjen natyrshëm si
qëllim, dhe përçon një aspiratë të vetër
të popullit dhe poetëve të Kosovës për ta parë veten një ditë të lirë si
Europa. Dhe kjo kohë erdhi si fat, si
luftë e vjetër për ta arritur, si
rezistencë dhe në këtë rezistencë e kanë meritën të parët poetët, si: Din Mehmeti i cili do të thoshte: Krismë
është emri im, ose Ali Podrimja me vargjet e veta gjithë nerv lirie dhe
thirrmash apokaliptike të cilat shpërndanin tejendanë rrënqethje që përçonte
gjallëri e forcë në nervin e lirisë së shumëpritur. Këto mendime nuk ka sesi të
mos vijnë si një nënshtresë kuptimore transcedntale, teksa heton se populli i
këtyre anëve e do jetën mrekullisht, ai
e ka dashur atë edhe në zgrip të saj, e
jo më, sot, kur është i lirë. Duke u nisur gjithnjë nga
idetë që vijnë natyrshëm në mbrëmjet gjakovare zbukuruar me hijen e poezisë së
poetëve, ndërsa ndalesh në ekspozitën e
piktorit Esat Valla, shoh gjithashtu mjaft njerëz që rrinë për një kohë para
pikturave të tij, duke hetuar kompozimet
dhe ngjyrat që reflektojnë hijshëm përmes një frymëzimi të gjallë. Më kujtohet
një thënie e grekëve të lashtë se piktura ëshë një poezi memece, ndërsa poezia një pikturë që flet, nuk mund
të mos më shkojë ndërmend gjithashtu se arti i kësaj treve të rëndësishme
dëshmon jo vetëm për shpirtin qytetar,
po edhe për lashtësinë,
identitetin dhe bukurinë e qëndresës,
dëshirën për të njohur botën e për të eksperimentuar që edhe ne të mos
mbetemi jashtë saj. Kjo jo vetëm është veçori e artistëve, po njëkohësisht emblemë e gjallë e shpirtit
të artistit të vërtetë. Duke iu rikthyer gjithnjë Mitingut, vlera të cilit i
ngjet portretit më të bukur të këtyre ditëve, natyrisht bisedat zgjerohen dhe
marrin konotacione të gjëra. Temat e debateve do të thuren e marrin shtrat
argumentues në takimin për kritikën letrare ku do referojnë lektorët Agim Vinca
dhe Ilir Yzeiri. Ka në Shqipëri apo nuk ka kritikë letrare, si paraqitet ajo sot, pse është e dobët, agresive ose freskuese
duke sjellë një çorienim tek shijet e lexesit. Argumentat janë bindës, sot ende nuk mund të flasim për një kritikë
letrare të specializuar, të drejtë, konstruktive,
përkundrazi, mund të flasim për një kritikë inekzistente në trajën e një
reçensioni të përvijuar dobët ku klishetë dhe fjalët plot panergjirizëm vrasin
arsyetimin e drejtë dhe thirrjen në ndihmë të mjeteve shprehëse adekuate.
Nevoja e shtron që, në këtë fluks
botimesh, kritika duhej të ishte një pritë për të mos lejuar infiltrimin e
turbofolkut në letërsi.
Në Mitingun e Poezisë jepet modeli se diskutime të tilla duhen bërë, ato nuk duhet të shtrihen vetëm në një orë të caktuar, se jeta sot është bërë komerciale dhe vlerat estetike gjithnjë luhaten në gjykime njerëzish të interesave të çastit. Natyrisht, koha do bëjë punën e saj, por edhe duhet ndërhyrë në kohë. Kjo është e vetëkuptueshme për t`i dhënë prioritet letërsisë së mirë, letërsisë e cila meriton të përkrahet. Për këtë pak bëjnë instancat shtetërore, media, apo mekanizma të shoqërisë;edhe kur shihet një nismë, përkrahje, kjo përkrahje shkon tek disa të cilët e kanë marrë atë sa herë dhe s`e kanë justifikuar me vepra. Lektoriumi për kritikën ishte nga gjërat më të bukura, ai u dëgjua me interes . Freskia e këtij lektoriumi ishte befasia e Viktor Gjikolës, poet nga Lezha, i cili në emër të Qarkut Lezhë, u dorëzon organizatorëve, çertifikatën e mirënjohjes për poetin Ali Podrimja në emër të këtij Qarku.
nuk ka ardhë për arsye moshe. Ai e fiton kurorën e Mitingut, ashtu siç çmimin “Ali Podrimja” e fiton Iliaz
Bobaj si dhe Sejdi Berisha dhe Hali Haxhosaj e marrin çmimin “Din Mehmeti “për
veprën më të mirë poetike të botuar midis dy mitingjeve. Këtu,
në parantezë, e bëj një ndërhyrje larg çdo poze: është mirë që kur jepen
çmime para shikuesit dhe dëgjuesit të bëhet një motivim ideoestetik, të sillen disa matës leximorë nga vepra që po
nominohet. Kjo, në rritje të prestigjit
të çmimit, po njëkohësisht edhe si një përcjellje vlerash për tek lexuesi për ta
yshtur këshërinë ndaj poezisë. Pastaj
nuk mund të nominohen dy vepra për një çmim.
E veçanta
e kësaj mbrëmje është se ajo të shkakton ndjesinë e të mosmbaruarit kurrë, ndërsa e di se do mbarojë, gjithësesi lutesh të mos mbarojë. Asnjë
shikues dhe dëgjues nuk
Edhe pse shumë poetë shkruajnë nën trysninë e inflacionit të fjalës apo motive të përsëritura për shkak të ndjelljes feizbukiste, sërish mund të themi se veprimtari të tilla e sjellin gjithnjë jo vetëm një motiv nxitës, po edhe një pirg ndalese, një cak meditimi dhe ballafaqimi me të tjerët për t`u vetëfrenuar kur nuk ke gjë për të thënë dhe kur e zbret nivelin e vetvetes për shkak të një vetëtërheqje ndaj serialit të prodhuarit të poezisë përmes një standartizimi kërkues formalist.
Mitingu e mbylli siparin e vet, po këtu s`duhet me harrue Muharrem Kurtin dhe ekipin e poetëve ndihmës të cilët e kanë trasuar në vitet e vona këtë Miting në shtigje të reja. Së pari, duke ruajtur traditën dhe historinë e tij me botime, shkrime emisione të ndryshme, duke vënë dy çmime me emrat e dy poetëve në zë: Din Mehmeti dhe Ali Podrimja, pastaj duke përzgjedhur poetë të mirë e duke iu ruajtur përsëritjes, formave standarte, duke përzgjedhur krahas rubrikave të njohura edhe mënyra komunikimi të ndryshme, duke i dhënë frymë mitingut me organizime në Tropojë për të cilin një meritë kanë poetët Lulëzim Logu, Gjon Neçaj po edhe autoritete të pushtetit lokal në Tropojë. Thirrja e poetëve ndërkombëtarë është gjithnjë jo vetëm një mundësi, po njëkohësisht edhe një diplomaci poetike për ta çuar emrin e Kosovës me zërin e poetëve të tjerë në mjedise të tjera kulturorë, për t`i dëshmuar botës se në këto treva jeton një popull kulturëdashës dhe poezidashës, që e meriton kthimin e vëmendjes edhe nga metropolet botërorë, atje ku gravitojnë ide që përcillen pastaj në periferi. Gjakova me sjelljen dhe kujdesin, me shpirtin e vjetër dhe të ri qytetar po tregon dita ditës se po bëhet një qendrër e rëndësishme e gravitetit poetik, e për këtë ajo po e dëshmon me emra të tillë si Muharrem Kurti, një poet shumë i mirë e njëkohësisht energjik dhe i vëmendshëm që aktivitete të tilla krahas lirshmërisë dhe natyrshmërisë ta bartin vetiu edhe shenjën e përsosmërisë në natyrshmëri që vjen e lë gjurmë të pashlyeshme nga viti në vit. Ditët e ndenjës në aktivitete me bukuri estetike ;komunikim që thyen rregullat rutinore të jetës së përditshme në një shoqëri poetësh, janë ditët ku performohet vlera dhe fjala poetike merr flatra të reja të cilat i nis për fluturim qielli poetik i Gjakovës.