| E enjte, 15.05.2014, 08:04 PM |
Promovim librash në
diasporë.
Nga fjala përshëndetëse në promovimin e librit JAM UNË FJALA IME
Të nderuar të pranishëm:
- përfaqësues të shoqatës „Iliria“ në Kopër, me kryetar z. Heset Ahmeti,
- i nderuar z. Ardian Simoni, i ngarkuari me punë i Ambasadës shqiptare në Lubjanë,
- shumë të respektuara Nënëloke, Vitore Stefa Leka dhe znj. Vitore Sallaku, “Artiste e Merituar”, “Mjeshtre e Madhe”,
- shumë e nderuara mike, poete, gazetare , kolege, luftëtare e lirisë...
znj. Leonora Fejzullahu Buçinca dhe familja Bungu,
- të dashur miq, bashkëveprimtarë të mërgatës shqiptare,
- të nderuar zonja dhe zotërinj.
Më lejoni të iu përshëndes në emrin tim personal dhe bashkëshortes time që është prezent këtu në mesin tuaj. Iu përcjelli edhe përshëndetjet e mikut tim, mikut Tuaj, dashamirit dhe krijuesit të fjalës së bukur shqipe z. Gëzim Muçolli, i cili për arsye objektive familjare mungon sot në këtë promovim libri.
Të nderuar miq,
Më lejoni të ndajë kënaqësinë dhe emocionet me ju së bashku në këtë pasdite kulturore artistike të organizuar prej Shoqatës ILIRIA nga Koperi, për promovimin e librit JAM UNË FJALA IME, dhe përcjelljen e dramës DY KRISMA NË PARIS.
Gjithsesi
, meritore kryesore për këtë eveniment artistik kulturor shqiptar janë: autorja
e librit zonja Leonora Fejzullahu Buçinca
që jeton në
Pra, është një aktivitet i përbashkët i artistëve e aktoreve nga Kroacia, i krijuesve e analistëve nga Italia dhe nikoqirëve me interpretues e këngëtar nga Sllovenia, me shqiptarë nga të gjitha trevat etnike. Ku do të flitet, interpretohet, aktrohet, këndohet, analizohet...-vetëm shqip, edhe pse jemi larg mëmëdheut të dashur. Mundë të konstatojë edhe njëherë, duke ndarë bindjen dhe mendimin së bashku edhe me ju të nderuar të pranishëm, se ne shqiptarët kur dom edhe mundemi; kur mundemi edhe dimë të organizohemi kudo që jemi edhe në diasporë...Veprimtaria e sotme është dëshmi e gjallë se shqiptarët kudo që ndodhen janë aktiv.
Shumë të nderuar anëtar, drejtues dhe aktivist të Shoqatës ILIRIA, këtu në Kopër, një organizim i tillë është ma tepër se një aktivitet, lirisht them se është një eveniment në vete për kulturën shqiptare, të cilin do ta kenë lakmi shumë shoqata shqiptare anembanë rruzullit tokësorë. Andaj, ju përgëzojë shumë...!
________
MODERNIZIMI POETIK DHE RILINDJA E POEZISË ELEGJIAKE
Analizë, rreth librit JAM UNË FJALA IME, të autores Leonora F. Buçinca
Nga Beqir M. Cikaqi
“Poeti është njeri që sheh me shpirt, është makina e kohës, që realitetin ndryshon çmendurisht, në çmendurin e tij “(Nga libri JAM UNË FJALA IME, faqe 48)
E fillova
me refrenin poezisë
Autoren e kësaj përmbledhje poetike e kam tani më edhe mike me të cilën na njohu aktiviteti në diasporë,gazetaria, publicistika, e mbi të gjitha poezia- si gjini letrare e të shkruarit dhe krijuarit.(përderisa dikur brenda Shqipërisë Londineze ishte një grup muzikor: “Na bashkoi kënga popullor”, nuk e di a ekziston më!?)edhe neve që merrem me shkrime e publikime na bashkoi krijimtaria letrare shqiptare...
Të jem fare i sinqertë, se kur autorja e librit JAM UNË FJALA IME, ma dha librin, para një kohe, u ndjeva i privilegjuar, pasi që mu besua edhe një analize-opinion rreth librit për këtë ditë që do të promovohet. Mirëpo privilegji i menduar, duke i lexuar poezitë e kësaj përmbledhje poetike, mi nxiti emocionet, sepse aty hasa në poezi moderne të krijuara e te shkruara... Andaj krahas privilegjit morra edhe përgjegjësi. Përfundimisht e vlerësova, që ishte përgjegjësia më e madhe se privilegji...! Nga kjo shihet se bota letrare e diasporës, edhe pse larg atdheut mban gjallë kulturën, traditat, e mbi të gjitha gjuhën e vendit prej nga vijnë, me moton madhore se çdo libër është kontribut kombëtar. Andaj edhe libri që sot po promovohet është me vlerë produktive në krijimtarinë artistike jo vetëm të autores.
Dashamir të librit, të fjalës së bukur poetike! Gjatë leximit të këtij vëllimi gjeta ndjenjat e frymëzimit të një krijuese me pasione të pashuara për fjalën e bukur të shkruar e të thurur artistikisht.
Edhe pse vëllimi poetik JAM UNË FJALA IME e autores Leonora Fejzullahu Buçinca, është libri i parë i botuar, me shkrime e poezi ka nisur edhe ma herët(qysh në fillore) duke vazhduar akoma me publikimet e krijuara autoriale. Ne dikush(edhe unë vet), e kemi zili Leonoren, duke e çmuar stilin në guximin e paraqitjes së shprehjeve më intime me vlerat e krijimtarisë, sikurse në poezinë KRISTNA,(...e ti rridhje gjak si cikël i menstruacionit të parë, poshtë kofshëve të saj...), në poezinë kushtuar Edmon Hoxhës, e të tjera poezi.
Përmes këtij vëllimi poetik, lexuesit mund të kuptojnë botën shpirtërore të autores e cila ngërthen në vete vlerat artistike me të gjitha virtytet humane njerëzore e patriotike, ku me përkushtim modern artistik thurë fjalë e vargje për më të dashurit, ata të cilët më nuk janë në këtë botë, duke mos i anashkaluar edhe të gjallët, sikurse birit të vet(Erosit), mikut (jo vetëm të sajë Engjëll Koliqi),etj. Gjithashtu edhe dëshmorët e heronjtë e kombit i paraqet me poezi moderne duke i ringjall brenda vëllimit poetik, duke (na)frymëzuar lexuesin për heroizmin, mbi madhështinë e të gjithë atyre që dhanë jetën për atdhe dhe atyre që kontribuan për çështjen nacionale shqiptare...Kështu, vërehet qartë se autorja, është mishëruar shpirtërisht në emocionet realiste duke i zbërthyer e zbukuruar përmes fjalës së bukur artistike.
Dhe, pajtohem plotësisht me redaktorin e librit, tashmë të ndjerin Abdullah Konushevci, se ky vëllim poetik na sjellë rilindjen e poezisë elegjiake e gërshetuar me vlera antologjike me një strukturë ndërtimi të veçantë, ku secila poezi ka mesazhe të theksuar e të ndjeshme, me vizione gjithnjë të hapura, duke mos munguar as metafora artistike, si psh. në poezinë: Fustanin e qepur me fijet e heshtjes.
Bijooo,
Me shnet fustani e shumë urime për ty,
ndoshta sot nuk të pëlqen
por nesër do të mësohesh me pëlhurën e tij
prandaj ruaje falënderimin deri atëherë
vishu e shko në urime të lindjeve,
vishe e shko në festa.
vishe e shko për të ngushëlluar mikun për vdekjen,
qe besa edhe në ditën kur të nusërosh
vishe pa droje,
do të dukesh më e bukura ndër shoqe...
E kështu me radhë duke mos injorizuar asnjë poezi në anashkalim.
Në fund të librit poetik autorja shprehet:
Libri i kushtohet disa njerëzve që kanë rëndësi të veçantë sikur shprehet autorja: atyre që ia falen jetën-prindërve, atij që ia fali jetën-djalit, atij që i dha kuptim jetës-bashkëshortit dhe atij që ia mësoi të takohet me veten-mësuesit). E unë ndaj mendimin se ky libër iu dedikohet të gjithë lexuesve, ku gjithsecili, në një formë apo tjetër mund ta hasë veten...!
Çfarë mund të them tjetër! për librin,vetëm se ta lexoni dhe aty do ta gjeni vargun modern poetikë, ku mund të konkludohet se muza poetike nuk ka limit të caktuar! Ajo çdo ditë gjurmohet, përpunohet dhe shpaloset para lexuesit të pasionuar nga autorë/autore krijues të mirëfilltë. Andaj e përmbylli, me refreni e fundit të njëjtës poezi që fillova këtë analizë:”Pa poetin, bota nuk do të sillet rreth meje,rreth teje, pa poeten nuk do të isha këtu,...”
Autores Leonora Fejzullahu Buçinca, i urojë shëndet, suksese dhe inspirime të reja.
Beqir M. Cikaqi, 11 maj 2014. Kopër, Slloveni