Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Prangat

| E enjte, 15.05.2014, 06:54 PM |


Rrustem Geci

 

P R A N G A T

 

Mbrëmë e pashë një ëndërr

që njerëz të hijeve dhe territ

dy dhëmbë m´i arrestuan

gjuhën ma burgosën, trupin

ma rrahën, e thanë mos fol

N´atë ëndërr me disa beteja

tek pija birrë me Homerin

në një pijetore të Prishtinës

vrasës të nënhijeve e pusive

edhe Homerin e këcënuan

se do ta vrasin së shpejti

nëse ai nuk ikën në harresë

N´atë dramë të gjumtë të

ëndrrës, buzët më digjeshin

kraharori nga flakët m´ish

zbrazur. N´atë ëndërr-betejë

ata kërkonin ta arrestonin

Luftën e popullit të Kosovës

dhe s´lanë vend pa bastisur

Në gjyqin e asaj ëndrre, unë

doja kthimin e fjalës në liri

lirinë e dhëmbit të arrestuar

dhe drejtësinë e burgosur!..

 

poezi nga "Kanuni poetik", libër me 23 mijë vargje