Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pirro Prifti: Demonstratë kundër apo pro Drogës?

| E enjte, 15.05.2014, 07:30 PM |


Demostratë kundër  Drogës apo pro Drogës?

Nga Pirro Prifti

Ngjarje të çuditëshme ndodhin në Shqipëri, aq  të çuditëshme dhe paradoksale sa një i huaj që i sheh, habitet me hipokrizinë e njërës palë dhe pamundësinë për të demonstruar të vërtetën të palës tjetë.

Ngjarjet fillojnë ashtu si pa dashur në parlament nga një ish-ministër i cili hedh një bombë kur thotë se ushtria shqiptare transporton dhe trafikon drogë duke treguar dhe vëndin ku trafikohet nga ajri droga, në një kohë që jo më pak se para disa muajsh vetë ai ka qënë Ministër I asaj Ministrie dhe është akuzuar për vepra të shkeljes së ligjeve të shtetit.

Brënda javës ashtu si papritur një aeroplan po në atë vënd që tregoi ish-ministri dhe opozitarët e pas 23 qershorit një aeroplan privat i vogel ulet në plazhin me rërë të Divjakës dhe rrotë të thyer.

Më e bukura është se policia e kap pilotin me çanta (që nuk  dukej të kishin drogë ) dhe një makinë që kishte drogë brënda aty afër të prishur edhe atë, e transporton me karrotres dhe… brënda disa ditëve në Shqipëri kërcet histeria politike e opozitës duke thirrur kundër Kryeministrit aktual, sikur ai po shpërndan drogën dhe qënka përgjegjës për gjithë katrahurën e drogës që ka përfshirë Shqipërinë që pas viteve 1995, të një kryeministri që ka vetëm 6 muaj qeverisje, dhe të një opozite cila ka në krye një politikan që ka drejtuar vendin për 16 vite .

Demonstrata e ditës së enjte e organizuar me qëllimin që të largojë Kryeministrin Rama dhe ta `…dërgojë në shtëpi…`, nëpërmjet parrullave absurde `Rama Ik`, si dhe debate parlamentar I po kësaj dite  me akuza dhe kundër akuza midis maxhorancës dhe opozitës- ngrejnë vetëm dyshimin ereal dhe një pikëpyetje të madhe : kush janë engjejt dhe kush janë djajtë në këtë vënd?

Janë Opozitart e majmur për 8 vite që nuk ngritën as gishtin për të luftuar drogën dhe korrupsionin apo maxhoranca që po gjëndet para një dukurie që populli i thotë; hajduti thërret kapeni Hajdutin?

Apo mos ka ndodhur që engjejt dhe djajtë janë shartuar me njëri tjetrin dhe sot në Shqipëri kanë formën e zonjës me mjekër (Lady with Beard) e cila fitoi edhe Eurovizionin duke treguar se Europa kështë e ka të ardhmen- një shartim të shëmtuar  seksi e droge?

Rrëmuja dhe lufta politike që sot acarohet si asnjëherë tjetër dhe që e çfaq këtë dukuri sa herë që afrohet  data e diskutimit për ta future Shqipërinë si Kanditat në BE, nuk është për herë të parë por ka ndodhur edhe disa herë të tjera sa herë që debatohet apo afrohet data e caktuar për tu diskutuar pranimi për Integrimin në BE.

Të jetë raastësi kjo/ Të jetë rastësi që Berisha etiketon Ramën si Ed-eskobar I drogës apo e ka fjalën për ndonjë nga njerëzit e tij që kërkon të mbrojë?

Përse pikërisht disa javë përpara konkluzioneve të KE për ta pranuar si kandidat Shqipërinë për në BE të ndodhë kjo zallamahi/

Por le ti referohemi pak fakteve dhe realitetit që shohim.

Një demonstratë e improvizuar me shoferë 8+1, me ish drejtues midis të cilëve edhe ish drejtori i forcave speciale të qeverisë që sot është në opozitë, me përfaqësues nga Lazarati tregon se kjo demonstratë nuk qënka kundër drogës dhe kësaj të keqeje që ka përfshirë jo vetëm këtë fshat me një emër që nuk e meriton, por pak nga pak gjithë Shqipërinë.

Nuk është kundër Drogës  por është pro saj, nuk është kundër  baronëve të drogës por kundër atyre që po japin dhjetra kg drogë çdo ditë, nuk qënka kundër drogës por qënka kundër Kryeministrit që po lufton drogën; nuk qënka kundër drogës, jo, se në të po marrin pjesë persona që mbajnë përgjegjësi për mbjelljen e saj dhe persona që mbajnë përgjegjësi për luftën kundër drogës.

Atëhere përse kjo zhurmë e madhe nga opozita? Nëse opozita do të Ishte e Interesuar të luftonte kundër kësaj dukurie përse nuk e bëri këto 8 vjet dhe përse nuk bashkëpunon me qeverinë e maxhorancës që ti japin fund njëherë ë mirë kësaj të keqeje që ka zënë për fyti Shqipërinë?

Shumë përse për të thënë një të vërtetë të thjeshtë e cila lëndon shumë njerëz dhe ofendon Inteligjencën e popullit shqiptar duke e kthyer Parlamentin shqiptar në një tragji-komedi në të cilën fajtorët fajësojnë të pafajshmit. Dhe ka një të vërtetë në këtë mes. Opozita jo vetëm që duhet të ngrinte zërin ndaj një padrejtësie apo kërkimi llogarie, por Opozita po uluret, Opozita po çirrret, opozita po akuzon njëlloj si një i sëmurë psikik paranojak ja hedh tjetrit fajin për fajet që i ka në kurriz vetë.

Si ka mundësi që për 8 vjet media dhe populli nuk dëgjoi gjë për drogë përveç se për raste sporadike, kurse menjëherë sapo doli në opozitë, ajo akuzon maxhorancën  madje parashikon dhe paralajmëron se droga trafikohet me aviona, dhe madja madje droga do të trafikohet edhe me nëndetëse? Mjeti më i mirë për tu mbrojtur është sulmi dhe opozitarët e njohin mirë këtë taktikë anti-shtet.

Maxhoranca është përpara një sfide të madhe për të nxjerrë fajtorët para drejtësisë, dhe nëse vonon, efekti boomerang është fare afër kokës së saj. Prandaj duhet gjakftohtësi për të gjetur të vërtetën dhe fajtorin apo fajtorët.

Rëndësi ka që Shqipëria të fitojë, që Shqipërija të fitojë statusin e kandidatit, që opozita të mos pengojë këtë rast sepse, çdo vonesë do të jetë në dëm të popullit dhe jot ë politikanëve. Njihet dhe është fare e qartë imitimi që bëjnë disa politikanë të cilët vërtisin fatet e Shqipërië në duart e tyre, - njihet pëhura e Penelopës që që qepej ditën dhe shqepej natën.

Këtë po bën dikush apo disa në Shqipëri që prej 24 vites duke e vonuar dhe duke i krijuar telashe popullit që kërkon punë, qetësi, drejtësi, luftë kundër korrupsionit, dhe luftë kundër drogës.

Përse politikanët e Opozitës po pengojnë dhe krijojnë  vështirësi që do të lënë pasoja të pa riparueshme për Shqipërinë dhe shqipëtarët nëse nuk integrohemi në BE?

A ja vlen kjo demonstratë për të mirën e Shqipërisë, apo vlen për të mirën e dikujt që prodhon e trafikon drogë?

priftipirro@hotmail.com