| E premte, 16.05.2014, 05:50 PM |
Trish me
poezi lirike
Nga Përparim Hysi
1. Eh, dikur-dikur!
Eh, dikur-dikur !
Dikur kur isha i ri
U bëra i tëri purpur
Se rashë unë në dashuri.
Dashurova atëherë një çupë
Që m'i kishte sytë të zi
Më qe ajo çupë për ta pirë në kupë
Pupu! Se ç'bukuri!
E shihja dhe tak më mbyllej goja
Katandisja tamam si thuthuq
Tek shkruaj dhe tani jam i "kuq"
Më skuqej fytyra nga turpi
Sikur ja: po bëja mëkat
Më skuqi dikur ajo çupë më skuqi
Mandej me të zura qiellin e shtatë.
2. Pse s'më shkruan?
Është pak të them:- Jam i mërzitur!
Se nuk e prisja që mos më shkruaje
Sa kam pritur! Sa kam pritur!
Aq sa kam një shpirt prej Saharaje.
Sikur në shpirt kam shkretëtirë
Se asnjë lajm dhe as mesazh
A mund vërtet të ndihem mirë
Kur oazi i shpresës u kthye mirazh?!
Ballë për ballë sikur i "hapëm letrat"
Dhe sikur shkëmbyem "kredenciale"
Patjetër që do ndeshësh në to malle.
Malle se ne, pothuaj, shkëmbyemë tepsitë
Siç bëjnë gjitonë apo nikoqirë
Heshtja juaj sikur i prish "tapitë"
Dhe më thuaj kështu a mund të ndihem mirë?!!!
3. Zonjës IKS !
Në të fola fare hapur
Nuk lashë vënd për aluzion
Se me grep më ke kapur
Dhe qeshë mbushur emocion.
Fjalën prite me të qeshur
Ashtu mushka i desh drutë
Shpresa ime mbetë e mekur
Sado flisje urtë e butë.
Urtë e butë e plot tigani
Siç thotë kohës fjala e lashtë
Mua mëdysh më ndahet xhani
Dhe ç'ka them, s'është kashë e lashë.
Ç'ka shkruaj, është e vërtetë
Shkelmin kurrë s'i vë miqësisë
Jam i çiltër, transparent
Pres përgjgje, Zonja IKS!
Maj 2014