| E enjte, 15.05.2014, 06:47 PM |
BOTA LAKURIQ
Fabul nga Luan Kalana
Ankohej lopa gjithandej,
bukuroshja hahej me veten,
-"ç'ndodh kështu me mua,
të gjithe më duan,
të rinj e pleq m'u afruan,
-S'ka si sisët e tua?!...
por asnjë s'më merr për grua,
asnjë s'martohet me mua,...
vetem demat hamshore më duan.."
Demi balash që pinte ujë në përua,
degjoi bukuroshen e i drjetua:
-"Hajde moj pykleshë,
hajde dashuro me mua,
s'e kupton që nuk je grua,
je femër, por lopë me bisht,
dhe viçat që bën nuk të duan..."
Kaq deshte bukuroshja,
u ndez e u përvëlua,
më nuk ju durua,
kasapit iu drejtua:
-"Prima bishtin imzot,
se meshkujt më duan,
të më shohin gjiret ,sisët,
edhe veten të zbuluar,
të duken që jam grua."...
Mizat e kalit kaq u gëzuan,
me nxitim iu lëshuan,
të lira prapanicën ia pickuan...
-"Tani shpëtuam,
më s'na i dredh bishtin,
moj bythë zbuluar,
as demat s'do të duan..
Gremisu,gjej ndonjë sylesh,
moj lopë pa bisht,
se ty ç'të të duan,
vetëm të mjelin qumështin,
të duan sherbetore,jo për grua..."