| E enjte, 15.05.2014, 06:54 PM |
....Se do të dojë, DONIKA
që e mbolli ,
Ajo të hedhë ujë mbi ‘të...
Nga Ksenofon M. DILO
Ishte një mbrëmje e qetë fund prilli dhe sado që dimri pothuajse ishte tërhequr , në vagonin e trenit , sepse bënte pak freskët dhe e hodha krahëve xhupin që ,kur hyra në tren e hoqa për të qënë sa më i lirshëm Pashë se të njëjtën gjë bëri edhe gruaja që kisha ne krah , e që më hodhi një vështrim si të donte të më thoshte se veprimi që kisha bërë ishte shumë i goditur. Dhe ndërsa u ul pranë meje lëshoi një përshëndetje të gjatë dhe që me sa duket , meqë nuk po m’i shqiste sytë po priste një përgjigje. Oh- thashë përbrenda duke pulitur sytë-Oreks që më ke moj zonjë. Në portë gabim po troket. Lëshova edhe unë një përshëndetje të thatë dhe menjëherë nxorra prej valizxhes së vogël të udhëtimit ,librin që kisha marrë me vehte e që, mezi prisja të lexoja vazhdimin. Me sa duket Zonja e kuptoi dhe lëvizi me forcë këllqet e bëshme , të cilave ju hodha padashur me bishtin e syrit ,një vështrim jo dhe aq të pafajshëm dhe pothuajse vetëtimthi, më erdhi mendimi; Popo! Një varezë e gjallë picash me metro e makaronash me Kilometra. Buzëqesha me mendimin që e kisha lexuar te Tre shokët e Remarkut dhe që megjithse u çudita, që më erdhi aq vetëtimthi në kokë ,mendova se ,ishte aq i përshtatshëm për rastin , saqë besova se Remarku i dashur do të më falte ,që i huazova shprehjen në fjalë e do të më ngrinte- gishtin ashtu si bëjmë kur miratojmë me gjith zemër diçka..
.-Hej
dreq-thashë me vehte si ta kisha kapur vehten në faj dhe i kënaqur që pre e
zonjës ishte pasaxheri në krahun tjetër u zhyta në leximin e librit që mbaja të
hapur në fletën ku kisha ndërprerë leximin.Lexoja ngadajë sepse doja që të
kisha ç’të lexoja deri në fund të udhëtimit që do të zgjaste për më se tre
orë...Treni akoma nuk ishte nisur.Edhe pak dhe u dëgjuavërshëllima[IG1] që lajmëronte se ishim gati të niseshim. Dhe
pikërisht kur ajo vërshëllimë po shuhej, në vagon me vërik u fut një çift i ri,
që me sa duket mezi sa e kishion harritur trenin. Ishte një çift i
mrekullueshëm Nuk munda të mos ve re lëvizjet e tyre të shkathta e e qeshura e
tyre dhe e folura e hijshme dhe e shtruar në një italishte aq të pastër sa
tingëllonte si melodi , e që për momentin më tingëlloi bukur në vesh, sepse
pothuajse i pata zili e njëkohësisht thashë me vehte, se, do të ishte shumë e
vështirë për mua , shqiptarin që ta flisja njëherë ashtu Italishten .Jo se
ishte ndonjë gjë e rëndësishme , sepse nuk efjisja dhe keq por i mësuar që të
harrij tek e përkryera, do të doja që njëherë të flisja më i shpenguar dhe më
lirshëm. E di që do të ishte e pamundur, sepse asnjëherë nuk do të mund ta
flisja pa i dhënë ngjyrën e gjuhës sime të dashur. Treni u
Se si
shtanga kur dëgjova djaloshin të fliste shqip ,këtë gjithkush që po lexon këto
rrjeshta e kupton më së miri. Fjalët e tij , ishin të shkurtra , të prera ,
ashtu si flet një fëmijë 6-7 vjeçar, sepse sigurisht në atë moshë duhet ta
kishte lënë atdheun dhe kishte erdhur në mërgim e kishte mësuar në mënyrë të
përsosur gjuhën që nuk ishte e tija , aq
mirë e kishte mësuar saqë nuk dallohej nga italjanët. Kurse ajo e ëmbla , e
bukura , e tingëllueshmja gjuha shqipe kishte mbetur e cunguar... Përsëri edhe
njëherë ndjeva se diçka më lëndoi thellë në kraharor. Çfarë fëmijësh të
mrekullueshëm, Eh moj SHQIPERI e dashur, Mëmëdhe, !Pse hikën këta bij nënash
pse i le? Vallë nuk të qan zemra që një tjetër dhe i gllabëroi , i detyroi të
flisnin e të punonin atje?
.Po ,po.. Nuk do harroj.Po po do ta kujtoj . Po ti mami mos e harro trëndafilin që mbolli DONIKA në kopësht, mos e ler të thahet... Vështrimet tona u puthën dhe djaloshi me sy të shkruar, ai pasardhës i denjë Ilirjan u gozhdua prej vështrimit tim të çuditshëm e nuk foli më[ Nga ana tjetër e telefonit zëri i zhuritur i mëmës diçka thoshte por djaloshi nuk u përgjigj më.
-Do thahet trëndafili , biro- më doli prej shpirtit – se do të dojë Donika që e mbolli, ajo të hedhë ujë mbi ‘të!