Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Rezistenca e familjes Zeqiri

| E enjte, 15.05.2014, 07:22 PM |


Rezistenca e familjes Zeqiri nga Shkupi  e turpëron politiken shqiptare në Ballkan!

Nga Asllan Dibrani - art@asllandibrani.com

Të heshtësh   në praninë e një terrori të pa parë nga  terrorizmi dhe reprezaljet që po zhvillohen ndaj popullatës  shqiptare   nga  sllavo-maqedonasit , do te thotë një    turp , gjunjëzim  dhe  dështim   i klasës politike në shtetet shqiptare  në Shqipëri , Kosovë dhe e politikës  së liderëve shqiptarë në Maqedoni. Të rrish  si spektator, ndaj një   ushtrimi të terrorit, dhunës me qëllime  dëbimi  dhe shfarosje   të popullatës shqiptare nga vatrat e tyre shekullore,kjo  do të thotë një   tradhti , ndaj   bashkëqytetarëve të vet ndaj kombit të vet...

-Pamjet dramatike   të këtyre ditëve    pranë  mediave shqiptare  dhe të huaja    që terrorizohet   familja  Zeqiri ,  turpëron edhe  instancat e larta intelektuale  shqiptare dhe politike     në rajon!  Me heshtjen e tyre  po e nxisin një    konflikt    të ri   në Ballkan?  Pompoziteti  i politikanëve dhe partive politike shqiptare , gjeja se po i mbrojnë  interesat  shqiptare  në Maqedoni s'ka realitet!?...Ata   po i fryjnë     zjarrit  me benzinë,  me pasivitetin e vet. Pakënaqësia  është  relevante   dhe shpërthyes   e popullatës shqiptare qe liderët e tyre  po e luajnë rolin e mercenareve  dhe   bashkëpunëtoreve  sllavo-maqedon    mbi cungimin  e të drejtave  shqiptare në  trojet e veta autoktone  .Të terrorizohet    familja  shqiptare  dhe   mos të    reagohet është   një akt barbar ndaj vetvetes?      Kjo është një  politikë   e dështuar ,zhgënjim , irritim   në popull, duke mos  i mbrojtur  as njëri,  me neglizhencën  dhe  abuzimin  injorues qe po e tregojnë ndaj qytetarëve të vet shqiptarë në Maqedoni.  Populli po e tregon  një rezistencë   heroike    në trojet e veta, konkretisht familja Zeqiri  ma qe u përgjysmuar  nga   torturat ,sulmet dhe    provokimet  e përditshme   deri me sulm  me bomba  mbi shtëpinë e tyre. Rasti i familjes Zeqiri   duhet te  alarmon edhe instancat ndërkombëtare ,    po  ato     arrihen me reagimin e  Shqipërisë ,Kosovës  apo  përmes shqiptarëve   zyrtar të Maqedonisë. Shanset , argumentet , faktet janë    anën tonë   qe   si   argument  kanë edhe shpërnguljen e pjesërishme të kësaj familje  16 anëtarëve  në Gjermani.

Deputetet shqiptar nuk u kujtuan ta thërrasin një  mbledhje urgjente në parlamentin e Maqedonisë apo të ndonjë partie  politike  shqiptare për ta   ndaluar një  akt  të tillë barbar të terroristeve maqedonas te ndërsyer nga vet shteti   artificial i Maqedonisë  qe nëse vazhdon kështu  janë sinjalet e  zhbërjes dhe ndarjes se tij në   tri shtet për urth   Shqipëri, Greqi dhe Bullgari .