| E merkure, 14.05.2014, 08:00 PM |
SHQIPERIA IME,
SHQIPERI moj NENE
Historinë tënde hitoria vetë
gjithë botës mbarë
do t'ja thotë në... këngë...
NGA KSENOFON M. DILO
Këtu, në kurbetin e largët, përballë malit të lartë të mallit për ty, Shqipëria ime, mendoj, mu si ai djali plëngprishës, se të kam braktisur. Edhe ty kështu të duket moj mëmëzë? Apo më harrove e nuk do të më hapësh krahët kur në derën tënde me mall e dashuri të trokas, e të të them se biri yt kam qënë e biri yt përjetë do të mbetem edhe si bir në shpirt në prehërin tent të ngrohtë, kryet me dashuri dua të mbështes…Vitet që kalojnë vetëm më mbushin me dashuri e mall për ty dhe kudo që jam kërkoj, ashtu si kërkojmë njeriun e dashur, ashtu si kërkojmë vetvehten kur ngandonjëherë …e humbasim..
Jeta jonë nuk është e thjeshtë larg teje mëmëdhe I dashur. Netët e gjata më sjellin aty tek ty dhe rend me shpejtësinë e zërit në fushat e gjelbëruara, në pyjet e mrekulluara, dëgjoj këngën e bilbilit dhe gjithmonë e më I mallosur dëgjoj gurgullimln e ujit tek zbret prej malit..
. Njëherë, këtu në dhe të huaj më pyetën Ti prej nga je? Në sallë kishte një hartë dhe, unë me vrull e rrëmbeva nga krahu atë që donte të dinte prej nga isha dhe e çova përpara hartës së botës. Aty, mëmëdhe I dashur, ishe ti, e vogël por sa e bukur e e hijëshme.Drejtova gishtin, por po ta vija mbi ty, ti do të mbuloheshe prej gishtit tim, e unë këtë nuk e doja, Hapa pëllëmbën dhe e drejtova drejt teje, si të doja të të kisha aty, në pëllëmbën time, ty, moj zonjë detesh shekullorë, moj fisnike, që kokën e ke në re prej alpesh me dëborë, moj shtojzyvalle që këngës kur ja merr e, fushës dridhet isua labërishte, edhe të vdekurin e ngre në valle, moj nënë trimash bij sokola që gjoksin vunë para topave pa logaritur jetën, moj trime, moj e bukur, moj e dashur edhe mëma ime…Eh Shqipëri !Kush tha se je e vogël? TI? Ti je gjithë bota!Se vetë natyra dorëlëshuar është treguar me ty. Ti Shqipëria ime ke aq madhështi, aq bukuri e hijeshi, ke aq shumë këngë e histori, ke të pashkruarën por të lavdishmen shekullore Lavdi, po aq sa ke dhe fusha të paana, ke lumenj të kulluar ke malet legjendarë, ke një popull herok që të mban në gjirin e tij…
Si në një ekran gjigand më kalon para syve historia jote dhe dua të thërras, dua të derdh mallin që për ty më ka marrë ..
Shqipëria ime, Shqipëri moj nënë,
Historinë tënde, historia vetë
Gjithë botës mbarë
do tja thotë në... këngë..