| E merkure, 14.05.2014, 08:02 PM |
NJË BIJË E BEKUAR E KOSOVËS
KRENARE
(Flora Brovina, Zë zemre e Kosovë, Amanda Edit, Bukuresht 2014)
NGA BAKI YMERI
Këto
ditë, nën përkujdesjen e Shtëpisë Botuese Amanda Edit, e pa dritën e botimit në
Bukuresht, një vëllim i ri i poeteshës kosovare, Flora Brovina (Zë zemre e
Kosovë / Vocea inimii ?i Kosova). Autor i përkthimnit është autori i këtij
shkrimi, ndërsa lënda poetike
Një lule e rritur mbi gjurmët e shinave të tanqeve
Bijë e Kosovës krenare, Flora Brovina ia ka dedikuar jetën fëmijëve dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Këto aktivitete i përshkojnë edhe vargjet e poeteshës. Poetët shqiptarë nga Kosova, të rikënduar në gjuhën rumune, janë do kavalierë që kanë konstruktuar përmes poezive të tyre një armaturë fjalësh, shumë më e fuqishme se ajo e armëve, dhe që ndërlidh zemrat e krejt shqiptarëve, duke ua frymëzuar patriotizmin që ua ka shpëtuar shpirtin në luftën identitare. Ja se si takohen në një strofë emocionuse, këto dy simbole: “Liria/ Foshnjë kuqërreme/ Në parzëm nëne” (Liria)
Duke aplikuar teknikën tekstualiste, për të reflektuar realitetin e ashpër të provokuar nga lufta, autorja realizon vitrina të vitralizuara të luftës dhe të ekzodit: “Mjerë ne/ Kur s’bie shi/ E shterret lumi/ E ata nuk vijnë / E bie nata/ Mjerë moj” (Ekzodi). Për sakrifikimin e martirëve, nënat vuajnë si do Shën Mëri të shenjta. Pa martirë, do të na vjente ftohtë në histori. Martirët, nënat dhe poezia janë ushqimi i shpirtit tonë, ndërsa Flora Brovina vjen mes nesh si një dhuratë letrare. Një pjesë e madhe e poemave u janë dedikuar fëmijëve, ndjenjave të provokuara nga pafajësia e tyre e levarashtë, të lojërave të tyre të pafajshme. Në lidhje të drejtëpërdrejtë pasojnë poezi përkushuar nënave mbrojtëse dhe plakave që përkujdesen për ritjen e nipave. Poezitë më delikate ndërlidhen, natyrisht, me dashurinë.
Tani, kur gjurmët e shinave të tanqeve janë tharë, mes tyre është rritur një lule delikate. Është poezia e Zonjës Flora Brovina, një hymn kushtuar hijeshisë së dashurisë dhe jetës që e ripërtërin rrjedhën e saj. Specifika e kësaj poezie qëndron në bashkëshkrirjen e mikrokosmosit (insekte, kullosa), me makrokosmosin (rezet e diellit mirëbërës), të gjitha nën shenjën e dashurisë. Në vargjet e saj ballafaqohemi me reze shtegtimtare nëpër qelizat e lëkurës, kur një insket bredh në trupin tim. Kam ngjyrë të trëndafiltë, thot autorja: “Reze shtegtare nëpër qelizat e lëkurës/ Dhe një insekt bredh nëpër mua/ Kam ngjyrën e trëndafiltë/ Të shikimeve tua magjepsëse/ Të kullosës në muzgëtim/ Dhe duar prej vape/ Kam ngjyrën e rozmarintë/ Të puthjeve në agim/ Kur ti dhe rezet/ Do të bëni çerdhe në mua”
Dhe jeta shkon më tej. Fëmijët shqiptarë, edhe po qe se rriten në mërgim, rriten me mallin ndaj Kosovës së përgjakur, ku nënat e tyre kthejnë shikimin kah Shqipëria. Çfarë etjesh kanë këta fëmijë, që e përfshijnë gjirin e mamasë e thithin, kurse ditën e dytë i përngjajnë përmallimit që ua nxeh gjymtyrët, atje në Kosovë.
Plagët nuk janë shëruar plotësisht, por poetesha, me një ndjeshmëri të përflakur, na e nxit dashurinë që i jep jetës kuptim fundamental. Mësohu të dashurosh, thot me fjalë tjera, mësohu ta duash këtë ditë, kur rritet pranvera në shuplakë. (parafrazim nga Pranvera e përgjakur).
Në
Rumani, A. Podrimja, F. Brovina dhe
„Zë zemre dhe Kosova” është një hymn dashurie për atdheun dhe vendlindjen, një vend shqiponjash e cfilitur gjatë shekujve, për traditat e bukura dhe njerëzit e ndershëm e të ashpër. Të dua kur zgjohem, thekson me fjalë tjera autorja, me ty bie në shtrat dhe ëndërroj, të dua në piskun e ditës, të dua dhe në muzg, me puthje të ngroh gjymtyrët. ”Në shkëmb thurr e shthurr gërshetën/ Eci malit buzë lumit eci/ O zot sa të dua/ Laj flokët në ujëvarë i lag gjinjtë/ Këpus gjelbërimin lulet në faqe/ Ulem rri me lule në duar”. Sot, kur qytetet e Kosovës i rikthehen jetës normale, poetja u thurr vargje gëzimeve të imta të jetës, diellit që ri si saç mbi kokë, peronit që kotet i lodhur, shitësit të gazetave dhe lustraxhiut të këpucëve të fëmijëve.
Stili i poeteshës është i qartë dhe i kulluar si pikat e vesës mbi faqet e gjethit, duke na prurë një paqë mirëbërëse. Metaforat e saj në poemat e dashurisë sjellin një gamë sentimentesh të mbështjellura me një mantel vegjetacioni purifikues. Poezia apelon ngandojherë ndjenjën olfaktive, erëtimën e qepës dhe të bukës, duke na e përkujtuar shtëpinë amtare, porsi aromën e fëmijëve e të femrave shqiptare në vendlindje. Edhepse ka vuajtur shumë për lirinë e atdheut, duke qenë madje edhe e persekutuar, humanizmi i saj i ngrohtë, nuk është degdisur. Me këto poezi, mes gjurmëve të thara të tanqeve, është rritur një lule e rrallë, me një emër të bekuar, Flora Brovina.
Flora Brovina u lind më 30 shtator 1949 në Skënderaj të Kosovës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Prishtinë, ku i mbaroi edhe studimet në Fakultetin e Mjekësisë. Studimet pasuniversitare dhe specializimin nga fusha e mjekësisë për fëmijë i kreu në Universitetin e Zagrebit. Ndërkohë (1973-1981), veproi si gazetare në të pëprditshmen Rilindja, duke qenë njëherit edhe anëtare e redaksisë së revistave për femra Teuta dhe Kosovarja. Deri tani ka botuar këto vëllime me poezi: Verma emrin tim, Rilindja 1973; Bimë e zë, Rilindja 1979; Luleborë, Tiranë 1988, Mat e çmat, Rilindja 1995, Thirrje e Kosovë / Cry & Kosova, Gjon Buzuku, 1999, Call me by name, Gjon lekaj Publishing, New York 2001. Poezitë e Florës janë përktyher në disa gjuhë të huaja: anglisht, italisht, spanjisht, hungarisht, rumanisht, turqisht, arabisht etj. Është Kryetare e Lidhjes së Gruas Shqiptare të Kosovës, organizatë joqeveritare dhe jopolitike të cilën ajo e ka krijuar në vitin 1992. Në Prishtinë, pasi filloi lufta në mars të vitit 1998, themeloi Qendrën për Rehabilitimin e Gruas dhe Fëmijëve. Këtua ajo u përkujdes për gratë dhe fëmijët, të cilët kishin ikur nga zonat e luftës.
Flra Brovina njihet si lider për çështjen e femrave dhe ka organizuar disa demonstrata kundër dhunës në Kosovë. Në janar të vitit 1999, Marie Caire Magazine e ka shpallur si një nga tri gratë më me influencë në botë. Ajo është arrestuar më 20 prill 1999, duke përjetuar traumat e burgut të Pozharevcit. Njihet si humaniste e shquar në botë dhe ka përfituar Çmimin e Mileniumit për Paqë nga Kombet e Bashkuara, pastaj Çmimin e Mjekëve të Botës në Washington, Çmimin Barbara Gold Smith në Nju Jork, Çmimin e Akademisë së Arteve në San Francisko. Flora Brovina është laureate e Çmimit Tucholsky për vitin 1999, të cilin e ndan PEN Klubi Suedez. Është Anëtare Nderi në nëntë PEN-qendra në botë, si në Amerikë, Kanada, Suedi, Poloni, Holandë etj. Pos librave që ceken, i janë botuar disa vëllime në gjuhën holandeze, serbe, gjermane. Është e përzgjedhur si përfaqësuese e letërsisë së Kosovës në antologjinë e krijuesve të Europës (botuar në Amerikë). Është prezente edhe në disa antologji të letërsisë shqipe në Kosovë. Nga trevat tona ka përfituar Çmimin “Nënë Tereza” nga Presidenti i Shqipërisë, si dhe nga Presidentja e Kosovës. Është laureate e Çmimit të parë në “Sofra e Drenicës”, Çmimin e parë në Maratonën Poetike në Prishtinë, Çmimin e parë në mitingun e poezisë në Gjakovë, Çmimin e parë në “Takimet e Karadakut” në Kumanovë, Çmimin për veprën jetësore “Hivzi Sylejmani” nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës. Aktualisht është presidente e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe ka prezantuar Kosovën letrare në disa vende të Europës, si dhe në Bukuresht e Krajovë.