| E merkure, 14.05.2014, 07:08 PM |
Sadulla Zendeli Daja
GRUAJA E BURRI NË ARBËRI
Gruaja i thot burrit
Or njeri
Piti e ka zaptu venin ton’!
Oj gru nuk e ka emnin Piti
Emnin e ka Tojta!
Jo! Jo emnin, Piti, Piti e ka
Një familje nga kojshia jonë
Çdo ditë pite i çon
Dhe me pitin kuvendon
Piti përdit pite ha
Na i hëngër pitet e bukët, o burro
Një ditë do na ha edhe neve!
Jo jo mos u ban merak oj gru
Sa i kemi trimat e Zajazit
Me dru e gur do ta varsim
E kur do ta kapin
Trimat e Xhemë Gostivarit
Do t’i rrëmbejnë
Në malet e Kafkazit!
As Pit as Tojt
Në vendin tonë nuk do të ketë
Këtu folet ship, oj gru
E jo shkinisht e arabisht!
Oj gru mbaje mend ç´kam thanë
Këtu është trualli jonë
Na i kanë lënë stërgjyshërit tanë
Ata vetëm shqip kanë folë
Emrin e
Me bajrak të kuq
E me shqiponjë të zezë
E jo shka
e
Turqit e kaurrit i kanë rrëmbyer
Në
Aty vendin e vet e kanë
Rroftë Shipnia
E na ndihmoftë Prëndija!
BUKUROSHJA E ARBËRISË
Natë e ditë mendoj për ty
Dua të të përqafojë
S´kam fuqi të durojë
Anise je dashuruar
Perëndija të ka bërë për mua
Dashuri të sinqertë kam për ty
S´duhet të mundohesh
Zemrën ty ta kam kushtuar
Shumë letra sms e telefona të kam dërguar
Ruaj këta vlera dashurie
Një ditë të lumtur si ombrellë
Do të na bëjnë hije
Të Dua.. Të Dua pahile
Rroj vetëm për ty
Dashuria m´ka mbuluar
S´gjej dot rrugë as shteg, moj
Ku të dalë e ku të shkoj
Do të grabis dhe do të marr malet
Me ty të bëhem dritë e vatanit
Fshehësirat i kam fshehur deri sot
S`mund më t’i fsheh dot
As gjumë as oreks nuk kam
Për ty medoj të të takoj moj zanë
Me ty të ecë male e shkëmbinjë
Të dua shumë moj e imja dashuri
Leri të kotat eja te unë se të dua shumë
Ti je jeta dhe shpirti im që më gjallëronë
Qielli i kaltërt i shqiptarisë na bashkonë
Pa ty moj zanë s´mund të jetojë
Fillon gjumi t`më kaplojë
Mendjen e kam tek ty e për ty medojë
Gjumi më kaplon me sy hapur
Ëndërroj se ty t`kam afër
Të dua dhe të besoj moj vashë
Që ditën e parë sytë kur t´i pashë
Bukurinë tënde e ëndërrojë pa masë
Të lus nga Toka deri në Qiellin e hapur
Mos u ngut për dashuri me një tjetër
Të lutem mos ma shuaj jetën
Në gjumë fluturoj në qiellin e pafund
Zërin tëndë në qiellin e kaltërt e dëgjojë
Kur zgjohem zemra më rreh e zë s´kam
Ma ke marrë zemrën dhe zërin
Vetëm shpirti im e di sa më mungon
Ti je Diell që ngrohë dimër e verë
Të lutem ruaj dashurinë time të zjarrtë
Ma dogje zemrën dhe shpirtin moj zanë
Sonte ishte natë shumë e gjajtë
Me sy hapur të takova ty moj xhanë
Pranë një lumi ku valëvitej një shkumë e bardhë
Aty të pashë ty e mbuluar në lumen e kristaltë.
Dy shqiponja mbi lumë fluturonin
Me kokën poshtë ty të shikonin
Më zgjuan dy shqiponjat mbi lumin e kulluar
Të pashë ty oj zanë duke fluturuar
Me shpresë se do të kthehesh tek unë
Të të dashurojë përgjithëmonë
O moj lule e Mëmëdheut o shpirt i dashurisë