Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Markokaj: Rrugëve të Amerikës

| E marte, 13.05.2014, 07:34 PM |


RRUGËVE TË AMERIKËS

…!

Gjithkund rregull,

Gjithkund begatim,

Dhe zemra më pikon

Per At’Dheun tim!

…!

 

(Cikel poetik)

 

Nga Gjon Markokaj

 

 

NË "MOKNEN TIME" BLUEJ

 

"Guri, rende peshon,

n' vend, t' vet".....,

Kur rreknohet,

s' dihet, ku pushon ?

... !

Nese diku ngulet,

- krijon "hapsire te re"

... !

Ne "moknen time" e bluej:

Dy vende, te botes;

- SH B A dhe Australia,

Jane formue prej refugjatesh...,

 

Shejtenesha, "Nene Tereza"

Pasurine, dijen dhe mundjen

E ketheu per t'varferit...,

- Jeten e lidhi me Kalkuten

 

- Nobelistja Shqiptare

U be nena e te gjitheve

Arriti pavdekesine,

Per njerezimin: u shejterua!

 

Eshte Nobeliste

e Shetneshe Shqiptare

Poet e shkrimtare,

Artist e kengetare;

Me dashuri,

I therrasim vendelinjes!

"Therra e jote,

se therra e jote" ...,

 

" Kur shkulet guri nga mali;

s' e mban fusha, as vatani"

-- populli-

 

Te mira, e te keqija;

Gjinden kudo....,

Edhe une i kam thure

Vargje vendlindjes...,

 

A mos duhet:

T'ndryhojne, "koncepti"

Kur levize, per me mire,

Pse duhet, t'i themi keq ?

 

... Sot edhe ne planete:

Kerkohen hapsira...,

Dhe "hapsira, e re",

Eshte pjese jete...,

 

Lulezo, ku je mbjelle!

Puno me dije e mund;

Kudo t' jesh, ne bote

E perfaqeson kombin tend

 

S' mund te habitesh;

S' eshte larg, ne Sh B A

- Te thuajsh:

Jam Shqiptar, jam Tropojan

 

Ne Sh B A e ne Australi,

- Jane mbjelle kombesi....,

Te gjithe e ruajne:

Ne mendje e ne "shpirt",

- Vendin nga kane ardhe

 

Mbjellje te reja, po behen,

Ne shume vende, te botes

Shpresojme, te kete, mbjellje;

Edhe... ne ndonji planet tjeter!

./.

------------------------

 

RREGULL E DISIPLINË

 

Eci.....!

Rrugevet te Amerikes

Shikoj njerez:

Te te gjitha ngjyrave

Rracash komesive

Njerez te lumtur

- Njerez te lire...,

Me te befasuar

 

Jetojnë me njëri - tjetrin

Si vellau me vellaun...,

Disiplina,

kudo zoteron:

Rregulli e pastertia;

kudo, mbreteron

 

Rrethi i shtepive ,

shkelqen nga pastertia

Secila shtepi,

ndryshon, nga tjetra...,

Oborret:

Nxjerrin lakmi,

S' jane, si njera – tjetra

 

I mbajne per bukuri ...,

Gjelberim i papare,

nga do qe, te ecish

S' shikon mbeturina;

ase, ujra moçalesh

Shkelqen pastertia!

 

I shikoj me kureshtje

…Gjithkund gjen kosha

Zbukurim i pa pare...,

Me bime dekurative.

 

…!

Gjethkund rregull,

Gjithkund begatim,

Dhe zemra me pikon

Per At’Dheun tim!

./.

--------------------

 

PYJET

 

Ishin në rritje e në zhvillim

Pishat sikur takojne ne qiell

Ata e duan gjelberimin

Filtrin e ajrit të mushkerive.

 

Mosvalle ketyre njerezve;

u mungon kmesa e sopata?

Jo, jo, ne mendjen e tyre ,

- s' mungon, ndergjegjja...,

 

Pishat, me t'shendetshme

se ato ne "Bjeshken e Kakise"

- Rriteshin, thike drejt qiellit,

si ato, t' "Lugut Ndermanjese".

…!

…!

Gjithkund rregull,

Gjithkund begatim,

Dhe zemra me pikon

Per At’Dheun tim!

…!

---------------

 

KAFSHËT

 

Ne shkebinjt: afer "Lumit Kolombia"

Dhitë e egra kullotnin në qetesi...,

Kapronjet, rruges s'i kaplon frika

Ketrrat, e valvitshin bishtin, pa merzi.

 

Në liqene: pata, rosa e korrila,

Notonin per "shtate pale qejfe"...,

Peshqit: ishin te lire, nga "dinamiti"

Zogjet: s' kishin frike prej "llastiqeve".

 

- Dikush: shetiste qenin qe e donte

Jo vetem njerzit, por edhe kafshet,

shpendet, pyjet e bimet, ne Amerike

Jetojne te lira, e mbrohen, prej ligjit...,

…!

…!

Gjithkund rregull,

Gjithkund begatim,

Dhe zemra me pikon

Per At’Dheun tim!

…!

 

 

ZHVILLIMI

 

Thanjet e "dikurshme":

- Se Kapitalizmi eshte:

Ne renje e "kabezim"

Ishin: "Genjeshter me bishte"

 

Shikova - me syte e mi;

Ishin vende te zhvilluara...,

Atje fliste: shprehja e popullit tim

"Genjeshtra i ka kembet e shkurtera".

 

Te ata s' kishte vend fare... !

Po, po ishin, shume te vyer...,

Njerez me nivel te larte;

Zemerbardhe e te dashur !

 

S' merreshin me fjale kote

S' kishte dallime rracash,

... ! - si me paten thene....,

Punonin e jetonin vellazerisht.

 

E silleshin te gjithe si miqë...,

Everteta - kudo shihet

Njerzimit i vlen zhvillimi...,

Njohja: ka vlere e s' paguhet

 

... Si ajri, ujte dhe drita

- Cdo njeriut i duhet !

* PUNA.

 

Me nxiten te shkruaj

Rruget e Amerikes...,

T' zbardhi edhe une dicka

- Sa drita e xixellonjes

 

... !

Ato shendrijne ne erresire

Dhe tregojne se ra grunishta!

Deshiroj te shendris:

Te pakten sa xixellonja

qe hape e mbylle krahet ;

... e shkelqen, nga drita

 

Po, po dua te punoj:

Sa milingona qe s' pushon ....,

Edhe une, mendoj e bej dicka !

Gedhendi vargje: "prish e ndreq".

 

Si cukapiku qe s' pushon se qendisuri

Gjithe diten ne levozhgat e drujve...

* PASHE...ME SY

Shikova se per Krishtelindje:

Amerikanet i zbukuronin shtepite

 

-- Thashe me veten time:

Keta njerez, i ringjalle Zoti...,

Ata e zbatonin;

Shprehjen e popullit tim:

"Nisja pak se Zoti, te ndihmon fort" !

Me siguri - Zoti i ndihmon.

…!

Gjithkund rregull,

Gjithkund begatim,

Dhe zemra me pikon

Per At’Dheun tim!

…!

./.

 

VENDI IM

 

Mendoj per vendin tim

qe s' po ja nisin fare...,

Populli eshte punetor,

po i mungon: - qeverisja.

 

Te mbramt se - te mbramt

Po hyme edhe ne Evrope

Zoti...s' i don fukarenjt,

po ata pamasë i ndihmon.

 

"Syte jane per te pare,

Veshet per t' ndigjuar"!

Duart per te punuar,

- Mendja - me te pri...,

 

Ç' bejne pushtetaret e mijë

Qe boten e kan pa si perpiqet?

A e gjykojne shprehjen:

"Sheh rrushi - rrushin e piqet " ?

... !

Jo, jo, s' e kane parasyshe fare...,

Eshte: "keqeardhje", per t' a thene;

po eshte: - dicka e saket e reale.

... !

 

S' e shikojne zhvillimin,

Po vuajne: "per ta shkaterruar"

- Thone: " s' ka uje ne marës",

kur ... "sondat jane duke kerkuar"

 

- Zbriten jashtetokesoret,

" kur ... ata s' i kane pare"...,

Thone: ... "bota po permyset",

... per te krijuar panik !!

... !

Me keto ka kush merret...,

- O, o, pushtetaret e mi !

 

... !

Thoni ka korrupsion,

- " kur s' vepron ligji"...,

O, o, njerez me pushtet !

Po " tregoheni te medhenje"

Po "shpreheni, pa te keq" :

 

- Jam une ma i dituni...,

Njerezit poshte:

I shikoni, "si te vegjel"...,

S' mesuat me heqe mbeturinat !!!

./.

------------------

 

MIELL I PERZIE

 

Greh majtas, - greh djathtas,

S' blue mullini - "mielli perzihet"...,

S' po dime, per keta njerez,

A i ... ka fale Zoti; apo Luciferri...?

 

I keqi don: "vetem sherr"

Vetem, "te keqija ndjell"...,

- "Qet e fsheh doren"

Si ujku qe don: "mjergull"!

Me te duhet te perbollem

 

Gjindet ne çdo vend...,

E gjene ne qytet

- E gjene ne katund...,

N' administrate e n' pushtet

 

Vjene me vote: " t'piste"

Po, po, eshte: "shume i zoti"

"Ndoshta vjen kryeminister" !!!

"Mos t'marrte ne dore i keqi"

 

...!

"Po te muer ne dore i keqi

s' ja gjen çaren veti"...,

 

... !

S' e din ku i shkon shpirti,

Ne Ferr, apo ne Parajsë ?

S' e ka problem, "i keqi"

Per ate jete: s' len gje pa bere...,

 

I miri eshte - njeri i rralle

Ai flet e tregon vete...,

Gjindet veshtire; eshte me perrek

Shkelqimin e ka te madh.

…!

Gjithkund rregull,

Gjithkund begatim,

Dhe zemra me pikon

Per At’Dheun tim!

…!

---------------------

-Per ZemraShqiptare, nga Washington State, Maj 2014-