| E marte, 13.05.2014, 07:34 PM |
LIBRI “EKSPOZITË NË STINËN E RE ”
I POETIT, SHKRIMTARIT DHE PUBLICISTIT, HALIL HAXHOSAJ U NDERUA ME ÇMIMIN “
Në Mitingun e pesëdhjetë jubilar të Poezisë në Gjakovë, që u mbajt në Gjakovë, më 09 maj 2014, libri me poezi “Ekspozitë në stinën e re”, i poetit, shkrimtarit, studiuesit e publicistit, HALIL HAXHOSAJ, u nderua me Çmimin “Din Mehmeti” si vepra më e mirë poetike e botuar ndërmjet dy mitingjeve.
Ky është çmim tradicional i Mitingut të Poezisë në Gjakovë dhe ndahet në çdo vjet, ndërkaq emrin e poetit të madh e të nderuar, Din Mehmetit, e mori në vitin 2011 pas shkuarjes së tij në amshim, i cili ishte edhe themeluesi i Mitingut të parë të Poezisë në Gjakovë.