| E merkure, 14.05.2014, 07:13 PM |
Kimete Berisha:
Shteti i gjobave i Hashim Thaçit.
Sipas modelit të Kryeministrit Edi Rama, Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar ta mbaj shtetin me gjoba të komunikacionit.
Nuk ka vend që nuk janë stacionuar policia rrugore, të cilët kanë marrë urdhër që sa të munden të shqiptojnë dënime për çkado që kujtohen.
Në shënjestër të gjobitjeve janë edhe kalimtarët, sidomos ata që presin në semafora, punuan s'punuan semaforat.
Nga Prishtina në Prizren, në të dy anët të pozicionuar policë të shumtë të trafikut, të cilët me kapacitet të plotë janë duke dënuar pa pardon dhe me shumicë ngasësit shqiptarë.
Urdhëri për të ndëshkuar dhe për të mbledhur gjoba me të cilat shpreson të përmbush premtimet e veta Kryeministri në largim, nuk vlen për minoritetet.
Si nëpër filma, raste-raste policia e trafikut ishin fshehur nëpër shkurre e disa kishin hypur edhe nëpër lisa, kur 'hopa' kërcenin pa pritur e të dilnin përpara veturës si 'dhumpirat'.
Një postbllok policor me një potez i kishte ndaluar nja 10 vetura përnjëherë për t'i 'vetëdijësuar'.
Ata nuk kishin qenë krushqi e bulla, se në fshesat e xhamave të veturave të tyre nuk kishin varur peshqirë.
Shqiptarët e shtypur prisnin në rend për ta marrë dënimin 'e merituar', të policisë së Bajram Rexhepit, që po ndëshkojnë dhe gjobisin masivisht shqiptarët në emër të 'vetëdijësimit' në trafik!
Kryeministri në largim e ka improvizuar edhe një 'doganë' personale te tregu i ri në Fushë-Kosovë, ku i këputën tregtarët e vegjël duke i bastisur, e duke i plaçkitur!
Por, unë sot 'shpëtova' pa u dënuar.
____________
Tash Vetëvendosjes së Re ka mbetur t'i bashkangjitet vetëm edhe Albin Kurti!
Vetëvendosja e Vjetër nuk e njeh më as liderin e saj Albin Kurtin.
Janë në trend do qytetarë të tjerë tjerë.
Për shembull, Ilir Deda.
Iliri foli shumë mirë sot në 'Info Magazine' dhe tregoi se
Vetëvendosja nuk është më ajo që ka qenë, se tash është lëvizje e majtë, si Iliri.
Tash Vetëvendosja është për bashkim ndërkombëtar, jo për bashkim kombëtar.
Ilir Deda
e
Duke dashur të jetë i kujdesshëm ndaj amerikanëve, e të bëhet jaran me ta, Ilir Deda duket i trishtuar, dhe e ofendon Amerikën, kur thotë se nuk pranon t'i komentojë deklaratat e tyre.
Frika e Ilirit zbulon, sipas fobisë së tij ndaj Amerikës, se kush ia do vetes të mirën, nuk i komenton amerikanët, se rrezik është t'i kritikosh amerikanët, e t'ua komentosh atyre deklaratat, se pastaj të pret dështimi në politikë.
Majtizmi për shqiptarët është eufemizëm për komunizmin. Prandaj, shqiptarët e Kosovës mbahen djathtas.
Derisa të mësohemi ta bëjmë dallimin, kalon edhe ky mandat!
____________
Seks, drogë dhe shumadijski rokenroll!
Pa kaluar një vit i qeverisjes së tij, Kryeministrin Edi Rama e braktisi 'Jupiteri'.
I doli 'magjia', i doli boja, tash e shohim nude 'lakuriq' pa dije, pa shije, pa sharm, pa logjikë.
Suksesi më i madh që ka realizuar gjatë vitit të parë të qeverisjes së tij, është fakti se në moshën 50-të vjeçare ka arritur ta lë shtatzënë gruan e tij 50-të vjeçare.