| E marte, 13.05.2014, 07:58 PM |
Fundi i një errësire me 8 qershor!
Nga Florim Zeqa
Me shpërndarjën e kuvendit filloi ndarja e së mirës nga e keqja, e dritës nga errësira, e bardhës nga e zeza,...8 qershori ndanë vlerat nga antivlerat, të vërtetën nga gënjeshtra, dijen nga injoranca, barazinë nga padrejtësia...me një fjalë fillon një epokë e re e prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit e cila përfundimisht do të lë mbrapa njërën nga epokat më të errëta të historisë sonë kombëtare.
Ajo çfarë i ndodhi popullit të Kosovës në këto 15 vitet e fundit e veqmas në këto vitet e paspavarësisë, jo vetëm që nuk guxon të përseritet më, duhet t'i shërbejë si mësim elektoratit kosovar që të mos u jepë më besimin atyre që keqpërdorën dhe abuazuan më besimin e marrë nga vota e lirë.
Liderët shtetëror nga drejtues (sherbëtor besnik) shteti u shëndrruan në hajdut dhe plaçkitës të pasurisë shoqërore, zhvatës dhe përfitues të djersës së qytetarëve të varfër, bashkatdhetarëve besnik ndaj shtetit të vet!
Kanibalizmi politik i liderëve shtetëror i viteve të fundit është unikat dhe i paparë në gjithë historinë tonë mijëra vjeqare. Asnjëherë më parë nuk na ka rënë të dëgjojmë për soj të tillë të prijësve shtetëror shqiptar,...përkundrazi na ka rënë shpeshë të dëgjojmë për të kaluarën, kur prijësit kombëtar kanë shkrirë e gjithë pasuritë e tyre në shërbim të çështjës kombëtare (Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, e shumë të tjerë).
Sikurse na ka rënë të dëgjojmë për popuj të tjerë të dalur nga luftërat, që për vite të tëra kanë punuar pothuajse gratis për rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendeve të tyre.
Përderisa gjeneratave më të reja të vendit tonë u ka rënë vetëm të dëgjojnë për një periudhë të ndritshme të historisë kombëtare, ne disa e kemi pasur fatin dhe privilegjin e madhë të jeni pjesë aktive e asaj epoke!
Ishte kjo periudha e viteve të '90-ta, e viteve të krenarisë sonë kombëtare, periudha e levizjes paqësore apo më mirë të themi periudha e Lidhjes Demokratike të Kosovës nën drejtimin e Ibrahim Rugovës, njeriut që shënoj një Epokë të paparë dhe pandëgjuar deri më atëherë në historinë e shqiptarëve.
Ishte kjo politika e urtë dhe paqësore e Ibrahim Rugovës që mahniti botën e civilizuar dhe demokratike, theu mitet e së kaluarës për shqiptarët, të krijuara nga armiqt e kombit tonë.
Për herë të parë në historinë e tyre, shqiptarët e Kosovës u bënë bashkë rrethë një organizimi politik për një qëllim të përbashkët (çlirimin e vendit) dhe atë krejtësisht në baza vullnetare. Secili me takatin dhe zanatin e vetë u vu në shërbim të kauzës së shënjtë të lirisë.
Uniteti, solidariteti dhe humaniteti kombëtar kishte arritur kulminacionin; falja e mijëra gjaqëve mbrenda kombit tonë shënon aktin më sublim të krijimit të besimit në njëri tjetrin, sikurse solidariteti i paparë i diasporës kishte krijuar dashuri dhe unitet të pathyeshëm në aradhët e popullit tonë.
Këto janë vetëm disa nga shumë elemente tjera që kishin ndikuar në mbajtjën gjallë të jetës (shtetit paralel) në rrethanat e okupimit të egër dhe barbar serb.
Sikurse para një çerek shekulli, që ishte LDK-ja e frymës rugoviane që i dha shpresë për jetë këtij populli, duke krijuar thëmelet e shtetit në të cilin jetojmë sot, që dijti të krijoj intstitucione kredibile shtetërore, madje edhe shumë funksionale për rrëthanat e okupimit klasik,...do të jetë edhe më e zonja tani të qeverisë me institucionet e shtetit të pavarur, do t'ua kthejë një herë e përgjithmon besimin e institucioneve të këtij vendi, do t'ua kthejë buzqeshjen qytetarëve, bashkë më këtë edhe besimin për jetë dinjiotoze në vendin e vet.
Si dhe do ta ndalë trendin e ikjës së popullatës nga trojet e veta në drejtim të vendeve euro-përendimore, si të vetmin shpëtim nga varfërija e skajshme, denigrimi kombëtar, social dhe kulturor që sollën pushtetarët në ikje.