Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Faton Mehmeti: Sistemi Tymnajë në tetë vite

| E diele, 11.05.2014, 05:44 PM |


Sistemi Tymnajë në tetë vite që lam pas

Shkruan: Faton MEHMETI

Zgjedhjet qofshin ato të nivelit lokal apo nacional,në çdo vend të botës konsiderohen si nje test i ( pa )arritshmerisë së  qeverisë,respektivisht partisë qeverisëse ( dhe partive tjera ne koalicon) për atë se cfarë është bërë e cfarë nuk  është bërë karshi përmbushjës së premtimeve ndaj qytetarëve .Dhe varësisht prej atyre që janë bërë apo jo, në atë koherencë sintetizohet edhe përceptimit i qytetarëve. Koalicioni qeverisës Thaçi&Co u dëshmua te jëtë një regjim që njihet si  kakistokraci,ku pushteti materializohet ne dorën e  nje grupi te vogël njerzish, të cilët shtetin e shohin si pronë private.Kryeministri duhet të jetë krysherbëtor i qytetarëve,por Thaçi ndërroi rolet .Matematika e tij ishte që 95 %  e qytetarëve të t’ju shërbenin  5 % të pushtetarëve.Kjo logjikë qeverisëse na kujton atë qe njihet  si “Sistemi Tymnajë”, ku ndërthuren fashizmi me komunizmin, anarkia me autoritarizmin, urdhëri mbretëror me përfitimin në gardhin e oborrit, duke sjellë kështu depersonalizmin e njeriut dhe ndëshkimin e vullnetit të lirë qytetar, duke zhdukur çdo shpresë për konkurencë vlerash njerëzore.Çatia e kësaj keqqeverisje ,brenda së cilës  janë strehuar të gjitha të këqijat,është mentaliteti qeverisës.Ky lloj mentaliteti qytetarin e  “ respekton “  një herë në katër vjet, duke  e trajtuar  si  numër vote e jo qenie njerëzore . Përderisa korrupisoni,varfëria,nepotizmi,rrahjet e policëve nga fëmijët e pushtetarëve,izolimi nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës,mbesin shqetesime përmanente për qyetarët pa asnjë shpresë se do të ndryshohet diqka në këtë drejtim, është koha që qytetarët të thonë me të vërtetë fjalën e tyre në zgjedhjet e 8 Qershorit.Fjala e qytetarëve ëshë vota që nënkupton: ndëshkim për premtimet e pambajtura, arrogancën e shfaqur ndaj qytetarëve të rëndomtë, crrenjosjen e një mentalitet ku korrupisoni trajtohet si  dukuri normale,ku kemi njerëz mbi ligjin dhe jo ligj mbi individ,ku për tu punësuar në një vend pune nuk mjafton diploma-pregaditja profesionale , por njohësia e dhenia  e mitos etj .Te gjithë këtu dhe shumë të tjera, të jepin të kuptosh se këta njerëz që u thirrën në emër të vlerave të luftës për liri e jetë të dinjiteshme, në fakt nuk kanë pasur dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me këto vlera. Mbi të gjitha këta konspiracionistët e pasfazës emergjente e kanë përgatitur monopolizimin qysh para se te vinin në pushtet, mandej për ta zbatuar gjatë (keq )qeverisjes tetë vjeqare.

Këtyre që deri dje ishin në pushtet, sa herë t’ju rikujtohen nga oponente politik skandalet korruptive, vjedhja në dhomën e dëshmive në polici etj , “ justifikohen “ me iden  “ se edhe ata që ishin më herë në pushte kanë vepruar kështu “. Kjo logjikë më bën te rikthehem tek    “Sistemi Tymnajë” i cili kishte krijuar kulturën e shpërndarjes së përgjegjësive për të gjitha pisllëqet që prodhon oborri ( qeveria ), duke dashur të krijojnë idenë e barazisë së keqpërdorimit të pushteti nga të gjithë, e kështu duke e vënë qytetarin përpara zgjedhjes së të keqes më të vogël, e jo alterantivave që bëjnë gjëra të mëdha dhe krijojnë siguri për gjithëkënd që kërkon të jetojë me punë e jo me depersonalizim.

Në gjendjen e tanishme në Kosovë,edhe invesitoret që konsiderohen të një rangu mesatar hezitojnë  të investojnë në vendin tonë, pasi imazhi i Kosovës është dëmtuar shumë si rezultat i keqqeverisjes. Qytetarët janë ata që po e bartin peshën e  rendë te jetesës, ku artikujtë elementar për jetë çdo ditë rritën e bashkë me te edhe “ guri i Sizifit “ po rëndohet cdo dite e më tepër mbi supet e qytetarit të rendomtë. Cdo herë  që zgjedhjet afrohen premtime rritën,por jam i bindur se qytetarët kësaj radhe do të votojnë si votues  e jo si militantë partie. Vetëm kështu mund të  zgjedhim njerëz të përgjegjshëm në krye të qeverisjes së vendit.Por pa harruar se  përpos që patëm kakistokraci, ne nuk duhet te kemi amnezi dhe demence  të përcjellur me hibernacion,pasi do të jemi të detyruar edhe për katër vite të tjera të jemi shërbetorë te pushtetit.