| E premte, 09.05.2014, 06:25 PM |
Europën ta bëjmë realitet në Kosovë
Dita e Europës, të shërbejë si ditë frymëzimi për të dinamizuar rrugën tonë drejt Brukselit-vlerëson PSHDK-ja
Është koha, që si shoqëri, të ecim me vetëdije kritike drejt Brukselit dhe jo të rikthejmë nostalgjitë për perandoritë e humbura, që na kujtojnë vetëm të këqija.
Dita e Europës, duhet të na përkujtojë po ashtu kolosët e mëdhenj të themelimit të Bashkimit Europian, ata demokristian të devotshëm, që me përkushtim e dashuri vepruese, unifikuan Europën, duke e bërë atë atdhe të vlerave të përbashkëta të popujve të shumtë, që jetojnë tashmë një kohë të gjatë, në paqe, liri e mirëqenie stabile.
Bashkimi
Europian, është ekuilibër për paqen dhe stabilitetin dhe faktor determinues për
një botë të prosperuar.
Republika e Kosovës, në agjendën e saj, ka proklamuar pa asnjë alternativë tjetër, rikthimin në familjen e popujve të lirë Europian.
Mirëpo, veprimet politike dhe shtetërore të Kosovës, kanë bërë shumë pak për të sendërtuar këtë aspiratë jetike të Kosovës.
PSHDK-ja, e ka theksuar edhe më parë, që rruga jonë drejt Europës, nuk duhet vlerësuar si luks, por si domosdoshmëri që lidhet me traditën tonë, kulturën dhe historinë e përbashkët, si dhe ambiciet e përbashkëta, për paqe, demokraci dhe prosperim
PSHDK-ja, me gjitha partitë simotra, po punon aktivisht që të bëjë Europën realitet në Kosovë.
Dr Ukë Berisha
Kryetar i PSHDK-së