| E premte, 09.05.2014, 06:33 PM |
Familja Zeqiri e terrorizuar nga shteti maqedonas arriti në Shtutgart të Gjermanisë!
Nga Asllan Dibrani
Shqiptarët e Mërgatës shqiptare u solidarizuan me familjen Zeqiri , dhanë ndihmën e vet. Ata dënuan oportunizmin e faktorit shqiptar në Ballkan si atë të Shqipërisë , Kosovës ,po edhe të faktorit shqiptar në Maqedoni!
Mbrëmë në orët e vona të natës rreth 23.30 minuta nga Maqedonia arriti familja e kryefamiljarit Zymer Zreqirit, i sulmuar në shtëpi e vet , dy net ma herët nga huliganet maqedonas të nxitur nga shteti dhe politika maqedonase dhe shovinistët e Gruevskit dhe VMRO-së. Gruevskit iu lejua që të zbatojë politikë antishqiptare me terror e dhunë për pastrim etnik në Maqedoni.
Pamje e familjes se Zymer Zeqirit pas arritjes në Shtutgart e strehuar në banesën e zotit Vitor Spaqit, e shoqëruar me z.Idriz Sinanin kryetar i " Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Lirinë e Njeriut" me seksion në Maqedoni. Ata u betuan pran fotografisë së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut qe edhe ma tutje do ti dalin zot atdheut kudo që të jenë!.
Ai arriti që të krijojë një gjeneratë të re antishqiptare dhe ky qëndrim u manifestua me rrahjen e të rinjve shqiptarë,familjeve dhe popullatës në tërësi . Sulmi i përditshëm ndaj shqiptareve vrasjet , burgosjet dhe dhuna e pa parë , arriti kulmin me largimin e kësaj familjeje e njohur me qëndresën dhe rezistencën e pa shoqe. Kjo familje dha dëshmor për interesin kombëtar. Deri me tash kjo familje ishte objekt sulmi, pa përkrahjen e asnjë institucioni shqiptar "kukulla" në instancat e Maqedonisë.
Maqedonia po boshatiset nga shqiptaret!
Familja 50-të anëtarësh Zeqiri, ka dhjetë vjet që është nën kërcënimet e vazhdueshme të terrorit dhunës dhe reprezaljeve të ekzekutuara nga huliganëve maqedonas të dirigjuar nga shteti maqedonas i formuar artificialisht me ndihmën e kryekasapit të Ballkanit Sllobodan Mishosheviqit . Dy herë i kanë hedhur bomba në shtëpi, dy herë të tjera i kanë hedhur koktej molotovi, ndërsa më 13 prill, 30-të persona tentuan të hynin me dhunë në këtë familje, ku dhe e shtypën me makinë loken e shtëpisë, 75 vjeçare Sherife Zeqirin. Para dy netësh kjo familje prapë u sulmuar me ç'rast në shtëpinë e tyre hynë grup i madh që lanë të plagosur prapë Sherife Zeqirin ,Besnik Zeqirin 23 vjeçar, i thyen dorën dhe plagë të konsiderueshme pësoj Gjelil Zeqiri, po edhe natarët tjerë u goditen me rrahje masive. U krijuan një terror fizik dhe psikik ndaj kësaj familje, duke e kërcënuar me vdekje ose të shpërngulen nga vendlindja e tyre baba-babadem nga krijimi i botes njerëzore!?...Shpërngulja e tyre, edhe pse po ndodh në shekullin e 21 nuk shqetësoi asnjë politikan shqiptar, por ta shohim se pas shpërnguljes së shqiptarëve nga Maqedonia, kenë do ta përfaqësojnë, apo do të mbesin vegla ma të turpshme akoma të sllavistëve të vegjël maqedonas. Prioritet i debateve në parlamentin e Maqedonisë për faktorin shqiptar, dominon tema e karrierës personale , interesi personal duke e anashkaluar çështjen e shqiptarëve si në fushën politike, atë kulturore dhe etnike. “Braktisja e shtëpisë së familjes Zeqiri nga Radishani, ikja e tyre për në Gjermani, është një plage e vjetër për shqiptarë që po përsëritet edhe tani me programin e sllavo-shovinistëve maqedonas!
Zymer Zeqiri duke i pasqyruar gazetat e shkruara në të kaluarën për këtë familje dhe Besnik Zeqiri 23 vjeçar me dorë të thyer babë e bir.
Kjo familje nga 16-të veta , të familjes 50-të anëtarëshe Zeqiri nga Radishani i Shkupit, të hënën lanë vatrën e tyre me destinacion Gjermaninë. Ata mbërritën në Gjermani, të shoqëruar me z.Idriz Sinanin kryetar i Forumit ndërkombëtar për të drejtat dhe lirinë e njeriut me seksion në Maqedoni. Në rastin e takimit me zotin Idriz , dha një deklarate shqetësues për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, po edhe konkretisht me rastin e kësaj familje .
Pritjen e kësaj familje e organizuan Asllan Dibrani , Vitor Spaqi nga Shtutgardi dhe Halit Gashi, që debatuan deri në orët e vona bashkërisht të shqetësuar për gjendjen aktuale të shqiptarëve dhe pozitën e saj në Ballkan!Nga e majta kryefamiljari Zymer Zeqiri ,Idriz Sinani,Vitor Spaqi ,Asllan Dibrani dhe Halit Gashi me pjesëtaret tjerë të familjes Zeqiri, me datën 06.05.2014 Shtutgard.
-Fillimisht ndihmë ju dolën shqiptarët e emigrant nga Kosova Asllan Dibrani publicist, ish i burgosur politik dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Gjermani , Vitor Spaqi kryetar i Qendrës Kulturore në Shtutgard, dhe këshilltar i Misionit Katolik në Shtutgard,dhe Halit Gashi kryetar nga "Shoqëria Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me qendër në Kosovë.
Këta persona e ndanë shqetësimin shumë serioz me këtë familje të cilën e strehuan të familja e Vitor Spaqit me mikpritjen shqiptare, bujarinë dhe virtytet e trashëguara nga e kaluara dhe zakonet shqiptare. Aty ngrohtësisht u shtrua edhe darka për të gjithë anëtaret e familjes refugjate .Edhe se kishim kushte edhe ne tjerët për ta strehuar këtë familja , zoti Vitor Spaqi këmbënguli qe mos te ndahet kjo familje. Aty fjetën dhe pushuan deri në mëngjesin e sotëm nga e cila ramë në kontakt me disa organe shtetërore gjermane dhe i dorëzuam në Qendrën e Strehimit për të huaj, te ndihmuar deri ne Karlsruhe , me vendosmërinë dhe kërkesën e kësaj familje për kërkim të azilit politik në Gjermani.