| E enjte, 08.05.2014, 07:06 PM |
OFSHAMA E MALEVE
-Poemë-
... !
Ofshama e maleve kerkon:
Thermimin e kufinjeve t'pa drejtë
Thërret: per Bashkim Kombetar:
-…Ooo ngrihuni ooo shqiptarë!
... !
Nga Gjon Markokaj
I.
Ecim mbi token e pergjakur
Ilire - Dardane - Arberore
Me pushkë e me sofer,
Ruajmë historine tonë.
Toka, bimët e pyjet
Burime, fusha e male
Janë vatra t' at'dheut
Ato s'mund, t'i harrojmë!
U mbrojten me arme
U vaditen me gjak
(Na mundi forca)
Zgjedha na ra në qafë!
Ushtima e maleve....,
Dhe gjemimi, i tyre
Shpirtin po na copton
Ato sjellin nji ofshimë
Ofshama therë n'palcë
T'rrenqethe e trishton
Vajton
E zemra don me plasë.
Lotet i mbledhin lumenjte
Luhaten lisat e pyllit...,
Kufijte e ndare "pa logjike"
Ua kane shkurtuar krahet.
…!
Nuk i lanë, të perqafohen !!
…!
Malet fishkullojne:
Piskame e ofshime;
Per trojet e te parevet
e shqiptaret e keq-trajtuar.
Per gjakun e Martirevet!
Njerzit ofshijne prej malli:
Vellau per vella, motra per motër;
Nipat e mbesat,nga malli per dajë.
- Them se kjo nuk ndodh;
n' asnji vend tjeter, t' botes
Kjo padrejtesi jete-gjatë,
Kjo zezinë e pa-shoqe!
... !
Ofshama e maleve kerkon:
Thermimin e kufinjeve t'pa drejte
Thërret: per Bashkim Kombetar:
…Ooo ngrihuni ooo shqiptarë!
... !
II.
Everteta eshte:
- Gurethemeli i nji kombi
Ne trevat ku shqipfolet...,
- Atdheu eshte: - i joni
E padrejta - ekziston
- Na ra ne, mbi supe
Ne gurte e rrenojavet...,
E gjejme historin tone ...,
... !
Deshiruan pushtuesit:
Nji nder popujt e vjeter t' botes
Emrin e ndritur Shqiperi...,
Ta zhbije, nga faqja e tokes !!!
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu
Me popullin e vet - ne Kruje;
Ngriti: me - 28 - Nentor - 1443
Flamurin kuq e zi, Iliro - Arbenorë
Bashkoi Aranitasit, Dukagjnasit.
E te gjithe feudalet e tjere shqiptar
Ne nji shtet - rreth flamurit
Me kete jemi kryelarte e krenarë.
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu
I quajtur: "Atleti i Krishterimit"
Me fjalen e Shpaten e Tije
Ne Krye te Shtetit te Arberit
E tronditi boten mbare...,
Ne Shekllin e pesembedhjete
Barrikade: ushtrise Osmane
Per t'mos kaluar ne Evrope!
O historian, t' "kohes moderne"!
- Pse heshtni e fleni gjume?
Thuhet vendlindja e Gjergjit:
(Here eshte fshati: Sinje i Dibres
Here eshte fshati: Shtjefen i Matit)
... !
Pse s' zbardhen arkivat ...,
E me u studiuar rrenojat ?
... (!)
Ulpjanen: e rrenuan pushtuesit
- Kryeqendren e Dukagjinasve...,
Ku lindi Prindeci Lek Dukagjini
-- Pse s' zbardhet - sakët...,
Kujt i frikesoheni; t' thoni, t'verteten ??
- Forca, zemra e mendja...,
S' shtremerohet, ase s' erresohet
Ne..."deshiren e armiqeve tane"... !!
Ata s' jane pa taban e pa histori!
Ata prehen ne Token e Moçme Ilire
Ne Shtetin: 800 vjecar të Arberit....
Nji nder shtetet e vjetra mesjetare
A mundet, t'shkimatet historia
Per interesat e "qarqeve sllave"
- Qe pak - nga pak, zbjerrin...,
E cenojnë Kombin Tone?
... !
Kjo s' ndodhe kurre
Ooo lexuesi im!
(Veç ty mund te drejtohem)
Historinë e ruan: Guri e Lisi.
IV.
Perfetyrojeni jeten:
- Ne... zgjedhen osmane;
Mendoni, perpjekjet:
- Osmane, serbo - malaziase...,
Per aneksim te trojevet !
Ata perseri ruajne pangopesi
Per sllavizimin e popullsise shqiptare
Ne Malin e zi, Kosove e Maqedoni...,
Pa lene mbasdore,Greqine me Camerine
... !
Sot dhimbjen Shqiptareve,
Ua percjell: ofshama e maleve...,
Virtytet e maleve kerkojne :
" T' jemi zgjuar e n' kembe" !
... !
Ne udhetimin e shkuar, t' Komunizmit
Perfetyrojeni jeten: - ne regjimin totalitar
Ku na mohohej: liria e shfaqjes mendimit;
E besimit, si dhe - liria e ndergjegjes...,
"Nese s' e kujtojme te kaluaren e hidhur
S' mund te shijojme te ardhmen e lumtur"!
- Me syrin ne shenjester qendruam,
Gjate gjithe shekujve te kaluar...,
Ruajtem gjalle, Virtytet e Maleve:
- Identitetin tone kombtar....,
Gjuhe, tradita, doke e zakone
- Kalate dhe institucionet fetare
Me qytete te tera, te rrenuar
Populli i ruajti ne toponime...,
Ato tregojne: - Shtetin Arberor
Nga, Progoni, Gjini, Dhimitri
E te Heroi Yne Kombetar
Gjergj Kastrioti – Skenderbeu
Gjergj Kastrioti legjendar
Qe Shqiperine e perqendroi
Në nji Shtet, t' vetem Shqiptar
V.
Shqiptaret e trojeve te Arberise
Jetojne me shprese të sigurte:
Presin nji "histori kombetare"
Jashte ndikimeve: "shoviniste"
Ofshama e malevet kerkon:
Bashkimin e shqiptarevet;
Me kulture, kenge, doke e zakon
.... Nuk bashkohen trojet !
Pa nji "histori te vertete"...,
Shqiptaret, i bashkon: toka,
lufta, kenga, doke e zakone
- Cfare presim o burra ?
Per keto t'punojmë të gjithë!
... !
Popullsise se vuajtur shqiptarë
Kengen s'munden t'ua ndalojnë!
... !
- Dashurija per familjen...,
Shpirti i vellaznim - bashkimit
Virtytet Arberore u ruajten n' male
Jane rrenje, te pa shkulshme t'arbrit.
Shqiptaret me dije, arsim e kulture...,
Forcojmë Bashkimin Kombetar
Ne demokraci; askush s' naj ndalon
E ardhmja: vjen duke buzeqesheshur !....,
- I besoj Zotit të Madh,
U besoj maleve të At’Dheut
Bashkimi eshte i afert !
Kryhet amaneti i Skenderbeut.
... !
Ofshama e maleve kerkon:
Thermimin e kufinjeve t'pa drejtë
Thërret: per Bashkim Kombetar:
-…Ooo ngrihuni ooo shqiptarë!
... !