| E marte, 06.05.2014, 07:56 PM |
Oralda Lahe
Besëthyerit modernë
Besëthyerit e kohëve moderne
të etur deri në palcë
të çakorduar në vullnet
Plangprishës e ngatërrestarë
Besëthyerit pa fjalë e nishan
Cigare
Cigaren e fundit
ndezëm tinëz botës
E pimë fshehurazi syve
të grave xheloze
Pritëm me ankth muzgun
nga përgjimet e brishta
Heshtëm në të fundit përqafim
pa dashur të fshihemi
Me tymin e cigarit vizatuam sytë e
muzgut të fundit ...
Si një cigar i shkelur fshetas botës
pa ndenjë, shpirt e fjalë...
Pikturë e vjetër
Pikturë e vjetër në shtëpinë e vogël
të kujtimeve të largëta
Qëndron si një dëshmitare e hutuar
ende e brishtë
Kohë e largët në ditët
me shi
Pikturë e vjetër ende rri e ngrohtë
me ngjyrë si dikur
Shpirt i lirë
Vajtje-ardhje
si shpirt i lirë
Ikje-pritje në lumin e mendimeve
Më prit në këtë herezi me pritjet,
ardhjet dhe ikjet
Jam shpirt i lirë dhe ti e di
U bë vonë, orë pritjet e gjata të shpirtit të lirë...
Vajtje-ardhje në heshtjen e përbashkët
Shpirt i lirë në kufijtë e jetës
............................
Mos kërkoni të jem perfekt
nuk mundem dhe pse përpiqem
të sfidoj
Mos kërkoni të hesht kur nuk mundem...
se është hipokrizi
Mos kërkoni të trukohem, të jem në
qendër të vëmendjes për sytë e botës
Mos më lodhni me pyetje që nuk gjejnë
përgjigje dhe pse janë të mundimshme
Në përpjekjen për idealen gjej të thjeshtën
atë që prej kohësh kam kërkuar
Trishtim zemërthyer
Portën mbylla zemërthyer trishtimeve
therrëse
Klitha mbi fatin tënd femër e brishtë
9 muaj vuajtje për të ardhur
në jetë...
Urreva barrën e lodhjeve,
ankthin e rrugëtimeve
Mbylla portën dhe të prita
pas shumë lutjesh
Në fetusin e ngjizur nga dashuria
Të prita vajzë, u përcolle nënë
Tani je grua e rritur shtathedhur fsheh bukuritë
trupore
Ti vajzë, grua, nënë në 9 muajt e lindjes
dhe mëmësisë
........................
Bashkë me erën iku dhe kjo ditë
Pemë e lashtë qëndron pa frikë
Bashkë me erën fshihen shtigjet e vjetra
Në ëndrrat e vjetra dhe fillimet e reja
Puhizë e lehtë e prekjeve fshehtas dukjes...