| E marte, 06.05.2014, 06:35 PM |
Një pamporr do vijë nga deti dhe...
(dy rrëfenja në një)
Nga Përparim Hysi
Këto dy rrëfenja që po sjell për lexuesit m'i ka treguar, ndjesë pastë, babai im. Të dyja janë pakëz të vjetra si histori, por në gjykimin tim, ende nuk e kanë humbur aktualitetin. Përkundrazi. Kjo, e dyta, sikur e ka domethënien me vlerë. Me këtë sy i shoh unë, por lexuesi ka kutin e vet dhe është si një aksiomë: nuk e vlerëson lexuesi, e ke marrë notën. Si një fshat që duket dhe nuk do kallauz.
* * *
Imatë, ndjesë pastë, rrëfente bukur dhe unë nuk ia fal vetes që shumë nga rrëfimet e tij nuk i mbaj mend. Por gjithmonë vras mëndjen për këtë me "pamporr". Unë e shkruaj e zezë mbi të bardhë "papmporr", jo se imatë nuk thoshte dot vapor, por ai për të ruajtur origjinalitetin tregonte në ligjëratë të drejtë, ashtu siç e kish dëgjuar nga gjyshi i tij, Turhani, dhe, ca më vonë, nga babai i tij, Qazimi. Historia me "pamporr" kushedi kur vendoset në kohë, por, në filloj që nga gjyshi i babait tim, se që këtu e fillonte dhe imatë.
Ja dhe historia që përsëritej nga njëri brez tek tjetri. Gjyshi i babait tim, Turhani, i thoshte të birit: - Pritet të vijë një pamporr me sheqerka të kuqe dhe ke për t'u kënaqur. Turhani vdiq. I biri, Qazimi, u rrit dhe, kur u bë me fëmijë (një prej tyre qe imatë), u thoshte:- Pritet të vijë një pamporr nga deti dhe do sjellë sheqerka të kuqe dhe kini për t'i ngrënë ju. Edhe Qazimi vdiq, pa e parë atë" pamporrin" që do sillte sheqerka të kuqe dhe "stafetën" për të dalë e për ta pritur "pamporrin" ua la fëmijëve të tij. Kështu dhe imatë na thoshte ne, fëmijëve (qemë shtatë) që do vijë një pamporr nga deti e do sjellë sheqerka të kuqe. Unë nuk e di në ka shpresuar vërtet në këtë legjendë imatë, por kam të drejtën të besoj nisur nga një fakt. Ne u shpërngulëm nga Skrapari në vitin 1941 dhe, imatë, ndryshe nga vëndasit që gjeti në Myzeqe, vajti e ngriti shtëpinë larg e larg nga fshati në një kodër aq të lartë,sa ç'është ajo kodra ku është ngritur Manastiri i Ardenicës mbi fshatin Kolonjë të Lushnjes. Që këtu,- tregonte imatë,- shohim si në pëllëmbë të dorës "pamporrët" që shkojnë e vijnë deteve. Dhe vërtet ne i shihnim që aty "pamporrët", por kurrë nuk ndodhi që të hanim "sheqerka të kuqe". Sado që pritëm gjatë. Ndodhi si të prisnim "Godon". E në Samuel Beketi e ngriti në apogje "Duke pritur Godon", unë vetëm solla një rrëfim që kaloi gojë më gojë nga brezi në brez. Por, tek e mbyll këtë rrëfenjë, gjithmonë më mundon pyetja që nuk i jap dot përgjigje:- Mos vallë, ende, presim atë "pamporrin që do sjellë sheqerka të kuqe?!!!"
* * *
Komiti
Hysen qe miku i familjes sonë atje, në Vërzhezhë të Skraparit.
Paska
ardhur mik, ky, Hyseni, një natë tek imgjysh. E pritën me të gjitha tertipet
dhe, kur po i jepnin fund darkës (gati qe mezi i natës),miku,pasi paska ngrënë
shpatullën e qëngjit, e paska marrë në dorë dhe nën dritën e llambës, paska
"lexuar" në të. - Ou,-