| E hene, 05.05.2014, 11:04 AM |
Rrëfime të një njeriu të mirë
Kujtimit të Ismet Koritës
Nga Përparim Hysi
Ismet
Korita ka qenë një burrë i urtë që i
kishte lezet fjala. Dikur, në kohën e mbretit,
* * *
Shërbente në Elbasan dhe paska ndodhur që Beut të madh elbasanas, Vërlacit, t'i bjerë zjarri. U dogj një pjesë e shtëpisë. Njerëzit vijnë për ta ngushëlluar ( natyrisht, një traditë e kahershme dhe e mirë e popullit tonë) dhe beu, tek pret ngushëlimet, thotë:
- Pjesën që u dogj e bëj prapë, por po ligështohem vetëm për bibliotekën. Ku do gjej përsëri atë bibliotekë?! Deri këtu nuk është se ka ndonjë risi, por bukuria qëndron më tej, që, si të thuash, është thela përmbi bisht i rrëfenjës. Dhe ja se si vazhdon. Ndodh që dhe një xhandari (ishte nga një fshat në zonën e Shpatit) t'i digjej shtëpia. Kolegët po i thoshin fjalë ngushëllimi për fatkeqësinë që i ndodhi... dhe ai (epo mos thuaj që nuk kemi ardhur nga majmuni?!):- Shtëpinë e bëj prapë,po ku do gjej si ajo bibliotekë!!! Paradoksi se xhandari qe aq i "shkolluar",sa e merrni vet me mend: gjysëm analfabet!!!!
* * *
Në
Elbasan, i ndjeri Ismet Korita kishte patur njohje dhe me Profesorin e nderuar, Aleksandër Xhuvani dhe
për të tregonte... Kishte shkuar në zonën e Shpatit që të mblidhte fjalë të
rralla. Interesohej për ritet e urimit dhe të mallkimit. Frymën e kishte
mbjajtur tek kroi i një fshati. Atje
* * *
Ismet Korita kishte dalë në pension. NJë mëngjes, tek u takua me një moshatarin e vet, dëgjoi nga goja e tij t'i thotë: - Ismet! Mbrëmë të kam parë në ëndërr.
-
- Sikur të kisha mbërthyer dhe po të rrihja mirë e mirë,sa të bëra shirk!!!
-
- Jo. Jo. Hiç!
-
* * *
Sado në fshat, rronte në një pallat të fermës. Kishte dhe lopë dhe donte që të vinte një mullar për dimër. I thotë një bashkëmoshatarit të tij që kishte shtëpinë e vet:
- A ta vë pak mullarin tek baçja jote ( një gardh i ndante nga pallati).
-
Të nesërmen, Ismet Korita, hodhi strumbullarin në krah dhe po grahte nga komshia. Ai e pa dhe i foli që nga dritarja:
- Ku vete me atë strumbullar?
-
-Jo. Jo,- kundërshtoi gjitoni.
- Aha,- foli shpotitës Ismeti,- të paska vrarë lopa!!!
- Më vrau sa m'i bëri brirët copa,- pranoi komshiu. E merrni me mend,se prapa "lopa", aludohej për gruan e komshisë.
* * *
Tek Ismet
Korita kishte ardhur për vizitë xha Osmani. Burrë i mirë dhe shumë i gjendur.
Qe gati tek tetëdhjetat në këtë kohë dhe i
- Ti e di se si e kam hallin. Mbase më gjen ndonjë grua për të shtyrë ditët e pleqërisë (unë këtë rrëfenjë e kam përjetuar,se qeshë prezent). Tek dëgjova kërkesën pak të përpjetë të hallexhiut Osman, prisja përgjigjen e të urtit Ismet Korita. Dhe ja se si iu përgjigj:
- Osman, të kam mik dhe ta di hallin. Sikur të kisha dy gra, njërën do ta jepja që sot që ta merrje me vete, por Barien (kështu është quajtur, e ndjera grua e Ismet Koritës) kam dhe kjo më lipset për vete!!!
Hallexhiu babaxhan, xha Osmani, aq i mirë bubulloi nga të qeshurit veç nga kjo përgjigje aq fine e burrit të urtë Ismet Korita.