Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Besar Shkëmbi: Perteritja Liri

| E premte, 02.05.2014, 06:14 PM |


Besar Shkëmbi

 

PERTERITJA LIRI

 

Se do te me shuanin

me thane qysh me pare

nga trualli te me nxjerrin

me fis e me fare

 

Dhe ne mes te fshatit

ate rrapin e vjeter

me rrenje te ma shkullin

mos te mbije here tjeter

 

Shkronjat te mi thenin

fushat te mi kallin

djerrine te mi benin

rrahishte t'ma bejne malin

 

Por sa here qe me vrisnin

une ngjallesha perhere

fisin edhe faren

s'ma shuan as nje here

 

As s'arriten kurre

t'mi ndalin sythat e ri n'rrap

nga se cdo pranvere

ata dilnin prap

 

Sa here kallej fusha

perteritej perseri

Dardana ime dashur

perteritja liri