Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lavdrim Lita: Rexhep Qosja bëhet bllokmen

| E premte, 02.05.2014, 08:05 PM |


Rexhep Qosja ia arriti të bëhet bllokmen

Nga Lavdrim Lita

Lajmi se shkrimtari Rexhep Qose u bë rezident i njësisë nr. 5 në Tiranë përbën një simbolikë shumë të fuqishme. Ai e përmbushi ëndrrën për të jetuar dhe shkruar në ish-Bllok pasi njësia nr. 5 në Tiranë është njësia e “ish-Bllokut të udhëheqjes komuniste” dhe zgjatimeve të saj, ku jetonin antarët e Byrosë politike dhe diktatori Enver Hoxha. Fakti që rezidenca e Rexhep Qoses është në këtë zonë të lakmuar nga pasunarët e rinj dhe nostalgjikët e djeshëm sinjalizon një dëshirë të kahershme të shkrimtarit për t’u bërë bllokmen. Është i njohur adhurimi i pa fre i Rexhep Qoses për diktatorin stalinist Enver Hoxha dhe regjimit të tij fanar ndriçues. Rexhep Qose i njohur edhe për adhurimin dhe vlerësimin e marshallit Tito aq sa ti kushtojë poezi dhe është ndër të vetmit shkrimtarë shqiptar që nuk ka bërë një shkrim kundra Serbisë pushtuese.

Po ashtu duhet thënë se kohët e fundit Reaxhep Qose nuk fle natën. Ai zgjohet herë pas here me ankthe. As valiumi bën punë. Nuk ha dhe nuk pi sepse historia më e re, sipas tij, e ka “falsifikuar historinë”. Rexhep Qose ka informacione të nënndërgjegjshme se historia e re e kombit nuk e ka përfshirë ndër etërit e gjallë, e aq më pak të vdekur të kombit. Dhe po të shikosh të gjithë aktivitetin sizmik të Qoses vitet e fundit konstaton se “mënjanëria” (ose indiferenca) është shtysa kryesore e gjitha veprimtarisë publike të tij. Ai kërkon me dëshpërim të dashurohet dhe të adhurohet prej shqiptarëve. Ai vetë keqpërdoret politikisht dhe instrumentalizohet qëllimisht për të zënë një vend në kujtesën publike. Nuk e duron fare indiferencën dhe lënien mënjanë të karakterit të tij. Ai kërkon të jetë protagonist në varrimet e të tjerëve duke bërë kujtime e ditarë të një kohë të shkuar dhe pak të harruar. Si të gjithë bllokmenët edhe Rexhep Qose po lë ditare dhe kujtime pas. Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha e shumë bllokmenë të nivelit të dytë dhe të tretë të diktaturës po shkruajnë kujtime dhe ditarë për të falsifikuar dhe linçuar historinë e kurrë shkrueme. Nuk ka ngel komunist me dy klasë shkollë pa shkruar kujtime dhe botuar ditarë personal si larja e hesapesh pas komunizmit. Nuk mund të mungonte Rexhep Qose që ka më shumë se dy klasë shkollë për të larë hesapet e tij me të vdekur dhe të gjallë. Padyshim këto kujtime të poshtra janë efekte të vonuara të një stalinizmi të strukturuar që turbullojnë e fshehin të vërtetën. Edhe “ditarët” e Rexhep Qoses hyjnë në këtë kategori libra post-factum që relativizojnë të vërtetën faktike dhe historike. Rexhep Qosja ka zgjedhur një mënyrë për të qenë në qendër të vëmendjes për merita jo akademike, pra të akuzojë ndonjë figurë që zotëron vlera e simpati tek shqiptarët. Sa herë mundet, nguc krerë të partive kryesore andej dhe këtej kufirit me synimin e zhvlerësimit të rolit të tyre publik; nguc kryekrerë të letrave shqipe sepse është mënjanuar nga skena intelektuale dhe s’pranon harresën. Rexhep Qose është bërë bllokmen me letra sepse në letrat shqipe ashtu ka qenë.