| E merkure, 30.04.2014, 07:44 PM |
Zog Hysenaj
Tokës që më lindi
Një ëndërr që lind në natën e përgjumshme,
Ajo natë, e plotë s’ka sesi të jetë,
po ju them, ju betohem!
Nëse ajo nuk e plotëson veten në të dalë të gjumit
kur jeta hyn në jetë,
Në atë jetë të kullës në të cilën i kam rrënjët,
Ato rrënjët e mia që
dalin të kërkojnë tokën që më lindi
dhe ushqehem me dashurinë e saj,
Era e luleve, ajri i freskët,
Gështenjët, mollët, kumbullat,
Pyjet pafund e krojet e ftohta
Me qiellin veror të Geg-hysenit,
Librin tim ma mbushin aromë nostalgjie
Të fëminisë sime,
Asaj fëminie që buka thatë më kujton
E shijen ende ia ndjej,
Butësisht të përkëdhelur çdo varg e çdo strofë
Rrënjët e të cilës vaditen me ujin e Lumit
Që vadit rrënjët e Geg-hysenit.
Diku me këmbë e diku me duar
do të doja në anë rruge të rrija,
Si një pemë,
Sa të ngihem me udhëtarët e mi,
Drejt meje hëna të zgjasë duartë
Të mos e harroj emrin tënd,
Si vargjet e lindura natën
Që përpiqem në mëngjes t’i kujtoj,
Ta ruaj atë emër e ta dua
Siç ruan dhe don nëna fëmijën.
Poezitë e mija paskan edhe sy
Mund të them që ajo më donte ndonjëherë
Përherë unë e doja, dhe e doja shumë,
Për sytë e saj të bukur qe ia dua përherë,
S’e di, përse më donte nganjëherë gjithashtu.
Sonte, vjersha malli mund të shkruaj plot
Të shkruaj për atë që nuk e kam më
Të shkruaj që jam i lumtur që e kisha një herë
Të shkruaj që unë mund ta kem humbur atë.
Dashurinë, s’mund ta mbajë më si pjesë gëzimi
Edhe nata si atëherë nuk ma bën atë dritë
Që të më vijë tek unë si një poezi, dritë frymëzimi
Vargu të vijë si vesa mbi bar, të me bie në shpirt.
E zbukuron shpirtin vargu, e hijeshon strofa, rima,
Zgjohet zemra, fillon të punojë, nisë të rreh për ty
Shpesh herë mendohem dhe them, a është e imja
A janë poezitë e mija që paskan edhe sy.