| E marte, 29.04.2014, 07:35 PM |
Kryeashiku i Shkodres Cuf Shkreli
Esse nga Kabil Bushati
Më ka rastisë të shoh nëpër ahengjet shkodrane njerëz të apasionuar pas këngës dhe këngetarëve që kalojnë në ekstazë, përhumbën pas vijës melodike si sonmambulë në endërra. Dhe shpeshherë kam pyetur vehten,mos vallë kënga shkodrane ka magjinë e saj sa i bën disa njerëz si të elektrizuar pas saj, lëvizin qetësisht sipas riteve të saj. Një miku im thotë se nuk mund ta duash ahengun e vjetër shkodranë pa dashtë Shkodrën. Më duket se ka të drejtë. Se nuk thojnë kot që Shkodra është dashnorja e shekujve.
Një
personazh të tillë që njoha në Shkodër
ishte edhe Cuf Shkreli. Nuk e teproj po ta cilësoj;Kryeashik të ahengut
të vjetër shkodran. Lindi në vitin 1919. Baba i tij,Alushi ishte i biri i Kasem
Shkrelit,vëllait të Dasho Shkrelit.
Familja e Cufit është me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe, e
cila zbriti në
Dasho Shkreli, qe i biri i Hasan Shkrelit. Të parët e tij qenë të ulur që me kohë të vjetra nga Shkrelli i Malësisë së Mbishkodrës. Dashoja (emri i vërtetë është Mustafa) kishte edhe tre vëllezër : Kasemin, Cafin e Sefon. Ndër këta vetëm Kasemi la pasardhës, që vazhdojnë me qenë edhe sot. Dasho Shkreli, qe i biri i Hasan Shkrelit. Dasho Shkreli me vëllezër i doli zëri me rastin e kryengritjes së Hamz Kazazit në vitin 1813, siç këndohet në këngën homonime nga e cila po riprodhojmë një fragment :
Hafis Pasha si iblisi
Trim qenka Haxhi Idrizi
Trim qenka he e gjetët belanë.
Lufton Dashoja me të vllanë.
Sikurse dihet historikisht, mbas mbarimit të sundimit të Bushatllijve në Shkodër në vitin 1831, luftimet kufitare në mes të malazezve dhe të forcave turko-shqiptare nuk kanë pushuar për vite me radhë. Ndër këto lufta kufitare është derdhur shumë gjak shqiptarësh, janë djegur e plaçkitur banorët e atyre viseve. Dasho Shkreli ashtu si kurdoherë, sa po u dha kushtrimi për mbrojtjen e trojeve tona, nuk u kursye të bënte fli edhe jetën e vet dhe të vëllezërve. Ndër të parët Dasho Shkreli bashkë me të vëllanë, Selon, iu përgjigjën kushtrimit për të shkuar në Luftën e Shpuzës,ku dhanë edhe jetën. Shpuza eshtë një fshat shqiptar që më vonë,pikërisht në vitin 1913, i mbeti Malit të Zi. Më pas,në luftë e Koplikut me 1920 edhe Alushi,nipi i Dasho Shkrelit dhe babai i Cufit u plagos në fushëbetejë me sërbet dhe mbas dy javësh vdiq,duke e lënë Cufin kërthi,vetëm gjashtë muajsh. Sa shumë gjak i ka dhënë kjo familje Shkodrës. Cufi,tashmë i mbetur jetim, u rrit me dy nëna,pasi me gruan e pare Alushi nuk kishte fëmijë. Ai trashëgoi një pasuri të madhe nga babai I tij dhe nga katër xhaxhallarët e tij te vrarë edhe ata në luftë,sepse Cufi ishte trashigimtar i vetëm. Cufi pati fat se një kushëri i tij,Muho Shkreli u përkujdes për mirërritjen e tij. Muhoja ishte mezin tek xhamia e Dudasit dhe kishte një zë të jashtzakonshëm. Si i tillë kushëriri këndonte edhe nëpër dasma e shqyqyre,jo vetëm në Dudas por në tërë Shkodrën.Ahengjet ishin i vetmi dëfrim i shkodranëve të asaj periudhe. Cufi duke ndejtë me kushririn gjithmonë dhe duke i shkuar nga pas kudo,që në moshe fare fëminore zuri merak me këngën shkodrane dhe ahengun shkodran.Shpejt u bë një pasionant i jashzakonshëm duke mos lënë asnjë aheng në Shkodër pa e dëgjuar dhe parë.U bë i njohur në Shkodër. Këtu fillon historia e dashamirësit dhe ashikut më të madh që njeh Shkodra,për ahengun popullor.
I kërkoj
ndjesë lexuesit se u zgjata pak me origjinën e familjes së Cufit,por e
akcentova të shkuarën e largët për të vertetuar atë që thashë më sipër lidhur
me ata që kanë dashninë më superiore për Shkodrën,kanë edhe dashninë per
ahengun e vjetër shkodran.Shtoj se nga kjo lagje,Dudas, e kam origjinën edhe
unë që po shkruaj këto radhë.Shkodra eshtë e njohur tradicionalisht për ahengun
e saj brilant,këngetarët e pa përsëritshëm dhe grupacionet e njohura muzikore.
Shkodra ndër shekuj njihet për sofrat dhe rendet muzikore të cilat brez pas
brezi nga ky qytet dalin grupe dhe individë,këngetarë dhe grupe. Kënga qytetare
shkodrane,me dimensionin e saj shekullor, eshtë regjistruar në tërë linearitetin
e saj në shpirtin e popullit që pa dyshim eshtë shiriti më gjigand dhe më i
pavdekshëm.
Pikërisht këngëtari legjendë Sait Hoxha u bë idhulli i Cufit.Sait Hoxha mund të quhej pa frike se e teprojmë si Sundimtar i këngëtarëvet shkodranë të asaj kohe.Nuk fillonte ahengu pa ardhë Saiti. Shtëpia e Sait Hoxhës ndodhej në lagjen Rus-Maxharr,aty ku sot ndodhet shkolla “10 Korriku”,ndërtesë e madhe dhe shtëpi më e pasur e asaj lagje.Oborr i rrethuar dhe me hije erëmira. Sait Hoxha dispononte për atë kohë një fabrikë mëndafshit që i siguronte atij të ardhura të konsiderueshme. Këtu uleshin për të bërë aheng grupi i muziktareve që fillojshin pasdrekeve dhe mbaronte kur zbardhte dita. Duhet thënë për hir të vertetës se falë trashigimisë së njohur Cufi ishte në gjendje të kamur ekonomike duke poseduar ne pronësi pesë shtepija dhe tërë atë sipërfaqe toke dhe të gjitha i shiti e i harxhoi mbas ahengut. Kishte bahçe shumë të madhe dhe tetë punëtor për të kryer shërbimet e drurëve frutor.Ishte tip kavaljer dhe nuk i dhimbsej gjë për shokët e tij. Dhe shpesherë ahengjet bëheshin edhe ne shtepinë e Cufit ku shtronte darka dhe dreka tepër të shtrejta me gjithfare mezesh e pijesh,taman për ashikë.Cufi tashmë i rritur kryente rolin e udheheqësit muzikor, ose më mirë me thënë të kritikut muzikor.Kishte karrike në vehte dhe bënte renditjen e këngëve sipas kohëve të muzikës.Kjo ndodhte në periudhat kur nuk kishte dasma dhe synetllëqe.Tregojne se kur erdhi këngetarja e njohur turke Xhemile Hanëmi, që e sollën tregtarët e Shkodrës pë të dhanë koncert në Milet-Bahçe,Cufi ndejti dy javë pa ardhë në shtëpi. Shkodra nuk e lëshonte këngëtaren turke, ndaj erdhi për dy ditë dhe qëndroi dy jave mes mrekullisë shkodrane. Kur u largua e përmalluar tha se nuk kishte parë si ky qytet në asnjë vend të Lindjes së Mesme.
Shokët e Cufit tregojnë një ngjarje të vërtete që e plotëson tërësisht portetin e tij të ashikut pasionant. Kur u martua Cufi, të nesërmen pas dasmës, kur të gjithë rrinin në shtëpi me nusen e re,ai pa i dëftuar askujt shkoi në një synetllek duke ndejtë gjithë ditën me ahengxhijtë. Duhet thënë se për hir të trashigimisë Cufi ishte në gjendje të mirë ekonomike duke poseduar pesë shtëpia dhe tërë ato toka. Por në vitin 1950 divi i këngës shkodranë Sait Hoxha vdiq duke pikëlluar një qytet të tërë.Por Cufi nuk iu nda këngës popullore,sepse në Shkodër të gjithë ishin këngëtarë. Lagjja Dudas kishte grupin e vet të ahengut siç ishin Hasan Preza,Muho Cani,Halit Velija dhe Nut Baci dhe këngëtarin zë brilant Isa Hebovija. Nut Baci kishte mesuar kanarinën e vet që të këndonte hymnin e ahengut shkodran. Ndërkohë shtojmë se Cufi shkontë shpesh në Elbasan për të dëgjuar Isuf Myzyrin, tek njerëzit e shtëpisë linte fjalë se do të shkonte për kurim në llixha.Disa herë shkoi në Sarajevë për të dëgjuar aheng nga këngëtarë boshnjakë.
Aty nga
viti 1956 fillon të dëgjohet ne Bahçallëk të Shkodres një zë tejet i veçntë dhe
i ëmbel. Ishte zëri i Shqyqyri Alushit që më vonë do të bëhej legjenda e këngës
qytetare shkodrane.Realisht Shyqyriu bëhet këngëtar nëpër ambjentet muzikore të
shtëpive dhe lagjeve të Shkodrës duke dëgjuar drejtpërsëdrejti ose nga pllakat
e gramafonit mjeshtra të ahengut si Shuk Prifti, Sadik Spahija, Marku i
Kranjanes, Sait Hoxha, Hasan Prezën,Hasan Bushatin dhe Shyqyri Hajdarin etj. Në
moshën 10 vjeçare këndon me shokët dhe lagjes dhe më 1956 këndon këngët e para
popullore në koncertin me rastin e inagurimit të kinema “Republikës” në
Shkodër. Për një kohë të gjatë këndon si këngëtar nëpër dasma në Shkodër dhe në
të gjithë fshatrat e NënShkodrës, më lulishte, lokale të ndryshme si dhe në
shtëpinë e oficerave. Kudo ku këndonte Shyqyri Alushi ishte i pranishën edhe
Nga të gjithë këngëtarët që kishte areali shkodran Cufi pëlqentë më shumë Shyqyri Alushin të cilin për 30 vjet radhazi nuk la vend pa e ndjekur,në çdo vend qe këndonte Shyqi,ajo familje që kishte shyqyrin rezervonte një karrike të veçantë për Cufin.Njerëzit e quanin ‘’karrigja e Cufit”.Dhe kishin të drejtë,se aty ku ishte Cufi ahengu bëhej më i bukur dhe më I këndshëm. Ishte mezja e ahegut.Ai kishte nje temperament dashamires të një ashiku në shpirtë.I donte të gjithë njerëzit dhe pothuaj nuk kishte armiq.Ishte bonsens..Ai kishte cilësitë e një kavalieri të jashtzakonshëm dhe të pa parë e mund të quhet pa frikë kryekavaljer i ahengut të vjetër shkodran.Njeherë shokët e pyetën se a kishte Shkodra këngëtar si Shyqyri Alushin dhe Cufi u përgjegj me gjuhën lakonike te Ezopit:”kafaza janë shumë,por bilbila janë pak”.
Shokët e
Cufit tregojnmë një ndodhi tepër të dhimbëshme. Pasuria e Cufit shkonte duke u
shkrirë ditë për ditë duke shtruar bankete për ahengjet pothuaj çdo jave ne
shtëpinë e tij. Cufi pandehte se pasuria nuk do t’I mbarohej kurr. Por shtoji
kësaj edhe represionet ekonomike të
regjimit komunist erdhi një ditë që ai u katandis duke shitur karrocat me
kumbulla prane magazinave te tregtisë. Për hir të vërtetës duhet të pranojmë se
Cufi ishte personi i fundit qe u shpronësua toka nga rregjimi diktatorial falë
mikpritjes së tij të pa shoqe.I kishte mbetë vetëm shtëpia që kanë sot të bijt
e tij dhe asgjë më shumë. Një dite të ftohtë dimri Cufi po i ankohe, Lulash
Dedës,shokut të tij që punonte në tregti, se nuk kishte shporet në shtëpi për
t’u ngrohë me familjen. Lulashi ia rregullon që të merrte një shporet dhe lekët
t’i paguante në pranverë kur të shiste kumbullat. Ja ngarkon shporetin në karro
dhe Cufi niset për të shkuar në shtëpi. Rrugës takon nje njeri që i thotë:’të
lumtë ti i paske siguru fmitë për dimer,po ata pesë fmitë e mi si da ta
kalojnë?”. Cufi e pyet se prej nga është të panjohurin dhe kur me vesh se ai
është prej Dobraçit kthen karrocën në rrugë e bashkë me të panjohurin niset për
Dobraç. Kur arrin tek shtepia e te panjohurit atij i
Ai
gjithnjë shkonte në Kafen e Madhe, duke pasë gjithmonë tavolinën e
rezervuar.Cufi kishte ëmbëlsinë e bisedave të tavolinës, ku spikatnin batutat
shumë të lezetshme e plot kripë të tij,të cilat edhe sot e kësaj dite i
përmendin bashkëqytetarët e tij. Kur vinte ndonjeri që nuk i kishte
besimin,përdorte shprehjen :”Kosi i bardhë,qymyri I zi” që do të thoshte:”Vetem
ato i besoj atij. Kur i vinin letra apo telegrame në ato shkruehej adresa: “
Cuf Shkreli Kafja e Madhe”,kjo ishte adresa më e sigurtë e tij pasi lagja Dudas
ishte larg.
Në vitin 1.999 Cuf Shkrelit,kryeashikut të ahengut të vjetër shkodran, i pushoi së rrahuri zemra përgjithnjë në një moshë 80 vjeçare, pasi degjoi 70 vite aheng të panderprerë. Jeta e tij kishte qenë këngë shkodrane.