| E merkure, 30.04.2014, 07:46 PM |
Prekja e esencës
(Pak fjalë për poezinë për fëmijë të G. Xhafollit, me përqendrim të veçantë në librin “Sytë vizatojnë lule”)
Nga Fatmire Duraku
Synimi i krijuesit artistik është të jetë sa më i veçantë, t`ia dalë të bëjë kthesë, të bëjë thyerje në rrjedhën e deriatëhershme të krijimtarisë, të sjell frymë të re, ngjyrë dhe ton tjetër, i cili tingëllon ndryshe dhe bukur. Kjo do të thotë se vula vetjake e letrarit-në këtë rast, është e domosdoshme. Gani Xhafolli bëri kthesë, bëri thyerje në poezinë për fëmijë te ne, solli shumëçka të re në të dhe me durim krijoi vulën dhe tingullin e vet në krijimtarinë tonë, si asnjëri krijues deri tash në letërsinë për fëmijë te ne, përgjithësisht.
I
Shkrimtari
Gani Xhafolli, autor i një varg veprash në poezi e prozë, e ka një rrugë të
çuditshme krijuese. Ai... në vitet e fillimit të krijimtarisë, qe në rrjedhën e
poezisë pararendëse - tradicionale, në përsëritje të vazhdueshme, pa ndonjë
ndryshim të madh. Kjo nënkuptonte qe ecje rrugës së trasuar, me – natyrisht,
ndonjë ton të ri, të freskët. Veçse, kjo, për shpirtin e një krijuesi të
njëmend është tepër pak. Shumëkush nuk do ta shihte këtë nismë jo premtuese,
veçse një stereotip po, gjithsesi. Këtë
rrjedhë, Xhafolli do ta ndërrojë, kuptohet, duke sjellë freski dhe elemente të
reja si në formë po kaq dhe në përmbajtje të poezisë apo të prozës së vet,
tashmë mjaft voluminoze dhe cilësore. Ai, pra, duke i ikur me sukses bindjes së fillimit, krijimit –
ngjyrës dhe tonit të vet paraprak, me kohë do t`ia dalë të trasojë rrugën e vet
origjinale në krijimtarinë letrare, sidomos në poezi. Të jetë kjo më e qartë,
më e afërt, duhet cekur se Ai, nga viti në vit, nga libri në librin tjetër-të
ri, nga një krijues letrar me pikëpamje dhe filozofi të ambientit ku jeton dhe
ku e mëson abetaren, ia del – ngadalë, por sigurt, të lirohet nga ai tip
krijimi dhe të zgjerojë interesimet e
veta, të merr barrë më të rëndë mbi vete - të transformimit rrënjësorë të
krijimtarisë së vet. Transformohet kështu në një krijues me një diapazon të ri,
me frymë të re, me horizont të ri internacional. Me fizionomi bashkëkohore të
një krijuesi me peshë. Siç mund të vërehet qartë nga secili krijim i tij,
autori arrin me sukses të krijojë një tip të ri të poezisë për fëmijë, pa rimën
e deriatëhershme, pa formën e ritmin e
deriatëhershëm, pa didaktikën tejet të panevojshme me të cilën ngarkohej dhe
ngarkohet dhe sot e gjithë ditën letërsia për fëmijë te ne. Një gjë tjetër, që
e ka për meritë guximin dhe fuqinë krijuese të Xhafollit, është se - për të nuk
ka tema tabu, nuk ka gjë, e cila nuk mund të ndërtohet dhe të hyjë në vargje,
qoftë për të rritur apo dhe për fëmijë. Xhafolli, në këtë mënyrë vihet në ballë
të një udhe të re, të një krijimi të ri, jo gjithherë pa rreziqe; ai kështu
Ja, ta zëmë si ngjet kjo në një krijim të Xhafollit.
“... dhe më pyetën /çka është liria/ u thashë/ kur gishtat prekin/ një mollë dhe një flutur...” apo, ta zëmë vargjet “... e vizatoj edhe hënën/ me krahë të verdhë/ mbi një mollë/ i them/ rritur motra ime”.
II
Xhafolli,
si rrallë ndonjëri krijues te ne, di ta
lexojë deri në fund fëmijën, t`ia lexojë
lojën, dëshirat, ëndrrat... kënaqësitë
e pikëllimet, t`ia lexojë preokupimet, e të gjitha ato t`ia afrojë lehtë dhe bukur, shumë natyrshëm lexuesit nga
i cili ai pra ka vjedhur tërë atë që i është dashur për ta krijuar pikërisht
për atë lexues vargun e vet të ri, vjershën e vet të re, librin e vet të ri.
Dhe, kështu krijohet rrethi magjik, ngaqë këtu tash ndërhyn lexuesi, i
cili s`do ta ketë vështirë ta lexojë
deri në fshehtësitë më të thella krijimin letrar të autorit. Pse ndodh kështu, ky
mirëkuptim, ky kuptim reciprok, kjo afërsi dhe bashkëpunim përrallor mes
tyre? Sepse, në radhë të parë Xhafolli nuk e ngarkon krijimin e vet me asnjë
fjalë të paqartë, të rëndë,apo të tepërt, nuk ka filozofime të panevojshme e
kjo gjë i pëlqen fëmijës. Xhafolli e shpien fëmijën në një mjedis, ku nuk ka qenë ai kurrë më
parë, e shpien në ndonjë fushë me lule, apo në ndonjë pyll... kuptohet, në
pyllin e fjalëve... ku gjendet ujku, apo ndonjë egërsirë tjetër, e lë aty dhe vetë tretet, ik. Fëmija mbetet
vetëm, vetëm me vargjet e poezisë, vetëm me veten. Kjo gjë e frikëson ndoshta
fëmijën, por – ç` mund të bëj tjetër, duhet të gjej rrugë të dalë nga aty Vetë,
pa ndihmën e askujt, përmes imagjinatës së vet. Ndoshta e mbyt ujkun, ndoshta i
fshihet, ndoshta e ndjell derisa ai të bjerë në kurth! Kjo është mënyrë ... e
vetme, fëmija të bëj lexim aktiv, të aktivizojë veten, nga ngacmimet e lehta që
i vijnë nga fjalët, nga vargjet, nga jashtë,pra. Gani Xhafolli ia
Tërë këtë dhe jo vetëm këtë e flasin vargjet
“... fustani i vogël / i Lules/ është me flutura/ pullat i ka/ të bardha të bardha/ kur të rritet edhe pak/ do ta mbushë fletoren/ me dallëndyshe/ asnjë nuk do ta lë/ pa diell...”, apo ta zëmë vargjet “... më pëlqejnë shumë flokët/ ngjyrë pjeshke/ kur i lag shiu/ dhe i fotografon syri”.
Derisa i shkruaj këta rreshta për krijimet poetike për fëmijë të G. Xh. Të librit më të ri “Sytë vizatojnë lule”kam për mbështetje edhe disa nga librat e tij të fundit, siç është “Zog shiu”, “Vjershën s`ë zë gjumi”, “Kroi thërret dallëndyshet”, “Dallëndyshe me pika”, “Princesha që fluturon” të cilat e dëshmojnë tërë këtë që u tha për të dhe poezinë që e krijon, në të cilat po ashtu sublimohen të gjitha karakteristikat dalluese që e bëjnë autorin të veçantë kaq sa dhe krijimtarinë e tij. Secili që e lexon vetëm të vetmin varg të Gani Xhafollit, nuk i duhet ta lexojë dhe një varg tjetër për ta kuptuar se kush është autori. Secili që ballafaqohet pra me këtë veçanti dhe këtë cilësi, do të hetojë pashmangshëm vargjet, poezitë, librat, me të cilat ky krijues cilësor dhe i frytshëm e nisi poezinë tonë për fëmijë në rrjedhën e poezisë evropiane dhe botërore.
Kjo nuk ndodhi për një vit as vetvetiu, ndodhi falë një pune të mundimshme në shkrimin e poezisë për fëmijë, ndodhi për kaq shumë vjet angazhimi të pandërprerë, por - sidoqoftë, çdo gjë është e dorës së dytë, pasi pema e poezisë e penës së tij jep fryt, ta zëmë si “Syri në mur”. “ E kam vizatuar/ kur kam qenë/ i vogël/ nuk di pse/ nëna thoshte/ pret lirinë/ dhe shtëpinë / e dogjën para lirisë”. Kjo poezi edhe mund të të mos pëlqejë herë-herë, ngaqë di të jetë ca herë e shkapërderdhur, ca herë dhe prozaike, di të jetë e përsëritur brenda vetes dhe kaq e ftohtë, por megjithatë nuk mund të mos e pranosh, si diçka të re dhe befasuese, si rrjedhë të avancuar nga shkrimi paraprak i poezisë...
Kështu, pra, fenomeni Xhafolli në artin letrar te ne- sidomos në poezinë për fëmijë, sa vjen e bëhet më i pashmangshëm, zë i ri dhe i veçantë, lumë që rrjedh me furi dhe nuk di të ndalet, një poetikë pa formë klasike dhe pa përmbajtje klasike, gjithnjë duke prekur esencat përmes thjeshtësisë dhe thellësisë në të njëjtën kohë, duke krijuar atmosferën e gjallë të lojës, të ëndrrës e të dëshirës përmes fjalës.