Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Qëllimi i shtetit

| E marte, 29.04.2014, 07:55 PM |


Qëllimi i shtetit

Nga Gjon KEKA

Le të mos gënjejmë veten , kështu që ka ardhë koha që të shohim në mënyrë të qartë të kaluarën , të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.Ndoshta më shumë se kurrë tani është koha për t'i ajros mendimet të cilat kanë qenë të mbushura me ajër të ndotur të politikës pa moral dhe të pandërgjegjshme, poashtu ka ardh koha që duke marrë guximin vendi të dal nga hijet ku e kanë futur pushtetarët pa vizion.

Se “froni” në kuptimin figurativ i pushtetit ku janë ulur pushtetarët nuk është shtyllë e sigurët pushimi për ta kjo ka qenë gjithmonë një gjë e ditur,sepse fryma e popullit, forca e tij morale ,vullneti i tij,interesi i tij kombëtar ,shpirtëror dhe material apo i mirëqenjes etj, mund t'i zbrit poshtë ata nga maja e pushtetit në mënyrë demokratike ,me anë të votës,sepse vendi po vuan tmerrshëm nga keqmenaxhimi ,nga mungesa e sundimi të rendit dhe të ligjit dhe nga pushtetarët pa vizion dhe të papërgjegjshëm.

Janë fatlume ato popuj që rrugën që kanë zgjedhur më parë e kanë ruajtur, nuk e kanë ndryshuar dhe as nuk kanë lejuar që pushtetarët apo kushdoqoftë tjetër të ndryshoj rrugën që ai vetë ka zgjedhur, kjo do të thotë se ata popuj kanë ruajtur demokracinë dhe zgjedhjen e tyre të natyrshme të rrugës drejtë të ardhmes ,rrugë kjo e trasuar nga paraardhësit e kombit.është absurde se si Kosova dhe pushtetarët e saj rrugën që kanë zgjedhur në fillim ,kanë filluar të mos e ruajn ,por ta ndryshojn atë,kjo tendencë ka rezultuar në gabime dhe rënie të fuqisë së fillimit si të popullit dhe vizionit të tij ashtu edhe të sistemit politik dhe demokratik , sepse nuk ka lartësi shpirtërore,kombëtare ,patriotike dhe morale sic ka qenë më parë ,sic kanë ecur më parë ,por duke tentuar të ndryshohet kjo rrugë vendi është zhytur në baltë , prandaj njerëzit,qytetarët, populli nuk ka shpresë dhe ai mendon duke qenë i lodhur nga kjo rënie,ai e sheh të ardhmen e tij si një të ardhme të trishtuar.

Sic dihet gjerë më sot zëri i popullit ka qenë i pa vënë re, madje ai zë shpesh është mohuar, keqpërdorur, dhe shpesh janë mbyllur veshët për të mos e dëgjuar.Por nga e gjithë kjo ka një dritë diku, ka veshë që dëgjojn zërin e popullit dhe thirrjen e tij se ai është lodhur dhe dëshiron ndryshime rrënjësore, dëshiron të mendon dhe sheh të ardhmen si të sigurtë dhe të jetoj i barbarët si të gjithë qytetarët e botës demokratike dhe të qytetëruar në paqe me veten,me të tjerët ,në një mirëqenje dhe jetë normale si të gjithë vendet e kontinentit dhe familjes europiane.

Poashtu mjaftë kanë luajtur pushtetarët më gjendjen morale,sociale dhe të vullnetit të popullit, sepse ky lloj burtalizmi ndaj kësja gjendje vetëm sa e ka fundosur thellë propesperitetin e këtij populli ndërsa në anën tjetër ka shqelmuar thellë poshtë të gjitha mundësit që të shikoj të ardhmen e tij, sepse është penguar.

Ndërsa për të ndërtuar një demokracisë përfaqësuesë dhe një shtet të vërtetë demokratik ,një qeverisje e mirë dhe efektive ,duhet së pari të ketë një ligj zgjedhor modern,sipas praktikës së vendeve europiane, ashtu që të zgjedhurit të jenë përfaqësues legjitim të popullit dhe se mentalitetit i të manipuluarit dhe të vjedhjes së votave të sanksionohet ,si dhe të dëbohet përgjithmonë nga mesi i mendjeve të skllavëruar për të marrë pushtetin me anët shantazheve,vjedhjeve dhe manipulimeve.Kosova nuk ka nevoj për një mentalitet të tillë jodemokratik dhe të pacivilizuar e primitiv që pushteti të mirret me anë të vjedhjes dhe manipulimit të votave e shantazheve.Nuk mund të përfaqësohet interesi i popullit dhe vullneti i tij nëse ky mentalitet ende është pjesë e jetës së sistemit politik, qeverisës ,partiak në Kosovë.Ata që ngjiten në majën e pushtetit me këtë mentalitet ,ata qeverisin ashtu sipas atij mentaliteti.

Prandaj është absolutisht e nevojshme një ndryshim i ligjit zgjedhor dhe reformës së disa dispozitave kushtetuese, nëse duan që popullin të përfaqësohet vërtetë dhe kënaqshëm nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe populli në përgjithësi, si dhe nëse duan që vendi të konsolidohet , të sundoj rendi dhe ligji dhe të ecën në rrugën e tij drejtë të ardhmes së integrimit në strukturat euroatlantike.

Nga kjo shihet se pengesat që po bëhen për të mos patur një ligj modern zgjedhor dhe reforma të dispozitave kushtetuese është për shkak se mbizotëron mungesa e pasqyrësë së duhur dhe frika nga dëbimi i mentalitetit të lartpërmendur ,të vjedhjes së votave, zhantazheve dhe manipulimeve.

Sidoqftë le të kthehemi tani te efektiviteti i shtetit demokratik dhe qëllimi i vërtetë i tij.Një shtet demokratik është shtet i lirë,i vlerave,i sigurisë, i drejtësisë dhe të gjitha gjymtyrët e tij i ka në funksion të së mirës vendit dhe qytetarëve të tij dhe qëllimit të shtetit.Sic dihet liria është në natyrën e demokracisë dhe shtetit demokratik e funksional,e kundërta e kësaj e lëndon shtetin dhe e denatyralizon atë dhe demokracinë.

E pamundura në politik është gënjeshtër, në politik gjërat janë të mundshme vetëm se duhet të ketë një veprim të drejtë të pushtetit i bazuar në urtësi dhe vizion dhe gjërat janë të mundshme,nuk ka politikë të pamundur për ata që i kanë dyert e hapura të mundësive dhe veprimeve sipas të drejtës ,besimit ,urtëisë dhe vizionit.Një shtet që nuk ka qëllim dhe politikë vizionare e të urët si dhe strategji për arritjen e atij qëllimi,ai është shtet që qeveriset nga pushtetarë pa vizion dhe të papërgjegjshëm.

Prandaj pengesa kryesore që një shtet nuk arrin qëllimin e tij jane vetë pushtetarët, dhe kur ata bëhen pengesë atëherë problemi është edhe më i madh sepse vendi mbetet në duar të despotëve që luajn me fatin e një populli dhe pengojn atë ta shoh të ardhmen e tij.

Ndërkaq me pak fjalë nëse një vend dëshiron të ecë në rrugën e qëllimit të tij atëherë ai duhet që të gjithë perimetrin e efektivitetit të shtetit, mishërimin ,e veprimtarisë së tij ngritjen e funksioneve të jetës së tij,identifikimin e të gjitha mjeteve të cilat duhet të jenë të përcaktuara për arritjen e qëllimit të shtetit ,pastaj qëllimi i administratës shtetëore të jetë qëllimi i shtetit vetë, sepse menaxhimi i shteti, nuk do të thotë asgjë tjetër përveç, të përpiqesh për qëllimin e shtetit për ta udhëhequr atë në rrugën e qëllimeve të tij.

Kështu nga e gjithë kjo për ta arritur qëllimin e shteti duhet të ketë një gjeni që udhëheqt atë, një vizionar dhe një strateg ,sepse qëllimi i shtetit është nevojë e domsodoshme dhe e natyrshme,një shtet pa qëllim është një shtet pa të ardhme.