Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Ditëlindja e vajzës sime

| E marte, 29.04.2014, 10:57 AM |


Xhevahir Cirongu

 

Ditëlindja e vajzës sime

 

Kam një vajzë

Me emrin Mirela,

Në një ditë korriku

Ajo më tha: ‘’Erdha!’’.

Ishte natë me yje

E dritë i jepte hëna

Përkëdheljen e parë

Me duar ja dha nëna.

‘’Babë’’e ‘’Nënë’’, thotë Mirela

Të gjithë urojnë me radhë

Ditëlindje gëzofsh njëqin pranvera.

***

Durrës, 26.04.2014.