| E enjte, 01.05.2014, 07:48 PM |
Aventura dhe ëndrra nga bregdeti
(Lidhur me romanin e shkurtër të Hajro Ulqinakut “Thesari i piratëve”)
Nga Fatmire Duraku
Njohës i mirë i zejes së shkrimit,
Njohës i mirë i psikologjisë së fëmijës, i dëshirave, ëndrrave e lojërave të tyre,
Njohës i mirë i ambientit të jugut, bregdetit, Ulqinit të lashtë, vendlindjes së vet.
Shkrimtari Hajro Ulqinaku, me librat e vet për detin i ka dhënë letërsisë sonë një vepër antologjike, që do të udhëtojë në breza e kohë falë vlerës së pakontestueshme që ka.
Ky shkrimtar i shquar, do theksuar, është poet
që shkruan në prozë. Kjo dhe është njëra ndër konstatimet e para dhe qenësore
që mund të thuhen për të. Me një qasje të tillë, aspak të lehtë, por mjaft
magjepsëse, ai pushton hapësira të reja, zbulon fshehtësi dhe me një shkrim
atraktiv na i shpalos. Nuk është e tepërt, ta ritheksojmë, se si mjeshtër i
mirë i zanatit të shkrimit dhe me një përkushtim të madh, pa e anashkaluar për
asnjë çast përqendrimin, gjithherë arrin me sukses aty ku synon. Kështu, duke e njohur mirë botën e fëmijës në radhë
të parë dhe ambientin bregdetar-me të gjitha nuancat që ka, ia
Secili nga të pesë librat e përmbledhjes voluminoze “Libri për detin“ padyshim, i ka të gjitha karakteristikat që i cekëm, secili –kuptohet, në mënyrë të vet; me gjetje dhe zgjidhje mjaft origjinale. Kjo, vetvetiu të hamend, në cilin libër të përqendrohesh. Këtë herë ndava mendjen për t`u ndalë vetëm pak më afër te “Thesari i piratëve”, që është një roman i shkurtër me tematikë aventurash dhe ëndrrash nga bregdeti. Hajro Ulqinaku, duke e njohur mirë ambientin, mentalitetin e njerëzve të vendlindjes së vet-të bregdetit të jugut, bukuritë magjepse, me mbrëmjet e agimet magjike, me fshehtësitë e shumta të detit, na ofron një ngjarje të realizuar me përkushtim lidhur me bëmat dhe ëndrrat e detarëve për thesaret, të fshehura diku në ndonjë shpellë, apo dhe në botën nënujore. Si dhe në shumë struktura të shkrimeve të veta, Hajro dhe në këtë roman të shkurtër shfrytëzon dy rrjedha të ngjarjes, dy linja paralele; njëra përshkruan me mjeshtri të përditshmen e fëmijëve, e veçmas bëmat e vogëlushit Genc dhe të gjyshit të tij , ndërsa linja e dytë nga ngjarjet në natyrën e mrekullueshme të bregdetit, të gjallë nga zërat dhe lojërat e fëmijëve, që lahen dhe luajnë në rërë, prek kujtim të largëta të para ardhësve tanë, përmes evokimit të ndonjë kujtimi-ngjarjeje nga kustosi në Muzeun e Detarisë.
A
ekziston apo jo thesari i piratëve? Ekziston!
Nuk ekziston.
Do theksuar se përveç zbulimeve nga nëndeti, mbideti dhe jeta në brigjet e detit, përveç ritmit të së përditshmes së mbushur me tone të lehta valësh të detit, shkrimtari lexuesin e vet e “merr për dore” dhe e shpien edhe në zbulime të tjera atraktive, i mban orë praktike mësimi për ecje të mëvetësishme në jetë. Kjo dhe është, mendoj, edhe një vlerë shumë e madhe e librit. Kjo, sa i përket romanit të shkurtër “Thesari i piratëve”, ndërsa për “Librin për detin”, për të mos e tepruar, do të thosha se është sihariq i shkrimit artistik, i librit me tematikë nga bregdeti.