| E hene, 28.04.2014, 06:48 PM |
NEBI DRAGOTI
RUBAI E HAIK NË SATIRË
1-
Mburren mburracakët buburreca,
se kanë intuitë e janë intelektë,
se shpejt e shpejt shkruajnë vjersha;
mburren mburracakët buburreca…
2-
E lyp mëshirën,o i penduar,
po pse arrite të lypësh mëshirë?
Më mirë të jesh i vetëkorigjuar
se sa fatin ta çosh në tjera duar.
3-
Vaj medet,fajin ,o i mallkuar,
para se ta bësh nuk e gjykove,
sa keq, nga koka e ke pësuar,
jetë shkon brengosur e helmuar.
4-
Nuk ta desha,jo,fjalën me hile,
fjalë miqësie derdhke kot;
në shpirt qënke ujk me zile,
e kotë,s’meriton pikë mëshire.
5-
Me gas e iluzione mbushur kjo Botë,
gdhihet,ngryset,jeta na ikën;
e,ç’priske tjetër ti,mor shok?
Jeta për sa jeton hallall të qoftë!
6-
Kjo jeta qënka rrotë në lëvizje,
i zoti është kush rrotën e drejton,
veten s’e merr, kur has në rrëshqitje…
Dhe është më keq:pakthimi në ikje.
7-
Rakinë,të paktën ,pije për vete!
T’u bëftë gjak e të bëftë mirë,
thumb i pirë mos godit me brirë!
8-
Mëngjes,drekë,darkë
rrumbullakosur,rrumpallë,
kështu në ecje,në fjalë,
mbjellke dhe korrke rrumpallë.
9-
Verë e kuqe,ti lëng rrushi,
me karar në muhabet e fjalë;
zemrën e nxeh dhe e bën zjarr,
kur kalon kararin,më bën djall…
10-
E godite hallin!Hall mos paç!
Njeriut hallet nuk i ndahen,
pas njërit vjen një tjetër hall,
vjen si një kalë plak gërdall.
11-
Cjapi përçor na kërkonte këmborë,
kundërmon erë përç ngado shkon,
sakaq në
politikë
e ka nga dhitë:i vunë kurorë!...
***
Ç’monedhë jep,
nuk e ditke?!
Mbrapsht atë merr.
***
Ti më shikon
me njërin sy:
nuk të shikoj me të dy.
***
Hyra…
Bëre sikur s’më pe,
edhe unë dola pa të parë.
***
Në sjellje të toleron tjetri,
por…për kulturë,
i pa kulturë,mos e bë rrugë!
***
Bukurinë e fryve tepër,
bukurinë(…)
e qenit bishtprerë.
***
Armiku
i vendit tim
armik më ka mua…
***
Ti për vlerë
mburrke veten…
vlera i jepet atij që ka vlerë.
***
Vlera
me meritë vlere
shton vlerën.
***
Larg hatërllëqeve
e çmoj vlerën
realisht,kur vlerë ka.
***
Jep shumë,
pak merr;
në djall kush ha djersën!
***
Shikoje: haiku satirik
lule në vlerë sociale.
Leksion dhe për politikën.
***
Gjuhësinë mos e prish,
mësoje dhe thuaj:
një haik…ca haiqe.
***
Dritëshkurtri njeri
mbjellka vetëm pemë për hije…
Mbill pemë për kokrra!...
***
Kërkon të dalë në ballë
me bërrylat e forcës fizike,
se nga mendja është pa farë.
***
Leku qënka dhe antivlerë,
kur bëhesh egërsirë…
ujk korrupsioni…
***
Për dreq mbjellke ferrë;
lumë kush mbjellë
një rrush,një ulli…
***
Shan pas krahëve,
burrac,teveqel;
frikacak,dil përballë!
***
Në klub në mëngjes,
në drekë në klub prapë,
në klub prapë në darkë!
***
Nuk e blen gazetën:
merr kafe e raki,
si analfabet tërë jetën…
***
Mediokritete zhgarravit,
ende pa vdekur
veprat ia mbuloi pluhri…
***
Me djersë ke
të korra të mbara;
pa djersë as goja nuk vjel…