Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rudi Berisha: Rruga e Historisë e ndërtuar nga Gjaku

| E diele, 27.04.2014, 07:57 PM |


PËRSHËNDETJE !

I përshëndesim Organizatën e veteranëve të UÇK-së

Shoqatën e Invalidëve të UÇK-së

Shoqatën e Familjeve të dëshmorëve të UÇK-së

Organizatën Elita e Re Studentore, Prishtinë

Përshëndesim të gjithë përfaqësuesi e subjekteve politike, përshëndesim familjen Pajaziti, familjen Zejnullahu, familjen Hoxha.

Përshëndes Ish- Komandantin e Dukagjinit dhe tani kryetar i { AAK- së} z. Ramush Haradinaj.

Përshëndesim Deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Rexhep Selimin

Po ashtu edhe  Ish – komandantin e Zonës Operative të Llapit  z. Rrustem Mustafa.

Po ashtu përshëndesim njeriun e sakrificës së kombit tonë z. Lahi Ibrahimi

Dhe të gjithë juve të dashur miq e mike që keni nda kohë nga jeta juaj dhe i keni falur kohën veprës së lavdishme të dëshmorëve të UÇK-së Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxhës.

Rudi  BERISHA

Besianë ------- Kumtesë ------- 30 janar 2014

__________

Rruga e Historisë e ndërtuar nga Gjaku i  Dëshmorëve    UÇK-së

Nga Rudi Berisha

Kaluan shumë pranvera ndërsa atdheu i Shqipërisë ishte i copëtuar, Kosova djepi i dijes dikur ballkanike ishte ra në zi, nënat po dhunohen dhe po i vrasin, fëmijët po vriten,  ndërsa baballarët dhe pleqtë po i masakronin, popullin po e shpërngulin nga shtëpitë e tyre, ndërsa shtëpitë i digjeshin kriminelet dhe  armiqtë të ardhur nga toka e pjellës së keqe dhe zullumqare, më një emër çetnik, djajtë e kuq të ardhur nga pjella serbe.

Atdheu ynë kishte nevojë më shumë se kurrë për një forcë, një guxim, për një rini të përbetuar në fitore dhe duke e kuptuar rrezikun për vdekje. Ata djem por si luan kishte kohë që ishin në mesin tonë, kishte kohë që syri i tyre po e vëzhgonte ternin dhe kishin marrë armët në krahë që ti dalin në shpëtim atdheut të robëruar.

Emrin ja mësuam nga krisma e pushkës së tij, ishte Zahir Pajaziti, ai i cili po i qëllonte të bit e shkinës çdo ditë e çdo natë, por tani më pas ti dhe dora e ti e djathtë ishte Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha e shumë tjerë, pas tyre tani ishte i gjithë populli. Zahiri, Hakifi, Edmondi e shumë dëshmorë, para së të bien në altarin e lirisë, ishin ngritur në kurorë dhe  thanë një-zëri: ‘’ Së kurrë nuk  trembim syrin nga armiqtë për lirinë e dheut tonë ‘’.

Pa e kaluar pragun e vdekjes kurrë nuk do mund të bëheni dëshmorë, pa e kuptuar që frymoni si të vdekur kur jeni gjallë dhe të ktheheni të gjallë pas vdekjes nuk do luftoni për atdhe. Zahiri, Hakifi e Edmondi e kuptuan që nuk të duhet atdheu kur ti i thua veti i gjallë e jeton si i vdekur në pragun e shtëpisë tënde. Por është më nder të jetosh i vdekur e më atdhe të lirë, atëherë do jesh i gjallë sa të rrojë historia.

Fjalën liri nuk e shpikem ne, por e mësuam nga mësuesit tanë, sepse e kishim humbur që moti atë të drejtë njerëzore, fjalën liri na e mësoj njeriu që sot frymon dhe është shkruar në faqe të historisë, lavdia e kombit Adem Demaçi. Fjalën liri na  mësoj profesori dhe mendjendrituri Ukshin Hoti që as varrin sot nuk ja dimë. Fjalën liri na e mësuan shumë breza që u flijuan vite më parë, por na mësuan fjalën liri, jo vetëm fjalën liri,  por ne, nga këta burra të mëdhenj mësuam si te vdesim për të fituar lirinë.

Zahiri, Hakifi, Edemondi e shumë dëshmorë të tjerë u frymëzuan nga po këta patriot që e flijuan lirin e tyre për liri të përgjithshme.  Këta djelmosha ishin radhitur në një ushtri që tani ishte pagëzuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Zahir Pajaziti aktivitetin e tij për të themeluar një ushtri e shtriu në gjithë Kosovën,  Zahiri Pajaziti ishte komandant dhe tani dëshmorë i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e bashkë më Zahirin Pajazitin ishte edhe Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha.

 

Më 31 janar 1997 në fshatin Pestovë ranë heroikisht Zahirin Pajazitin, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, duke luftuar më armikun, ranë dëshmorët e parë të lirisë në prit që armiku përdori shqip-folësit që të vrasin komandantin më vëllezërit e ti.  Por Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo kurrë nuk u demoralizua, por djemtë tanë dhe vajzat tona e vazhduan luftën deri sa arritën fitoren. Dëshmorët tanë nuk luftuan që populli i Kosovës të varfërohet, që gjyqësia të korruptohet, siguria të cenohet, toka të’ i falet aq lehtë armiqve. Dëshmorët luftuan që edhe në Kosovë të ngritët flamuri kuq e zi e jo të mos jetë Festë shtetëror as 28 nëntori, ngritja e flamurit, ku shumë burra dhe gra ndërruan jetë, derdhen gjak për flamurin tonë kombëtar. Sot në kushtetutën e Kosovës është e ndaluar të bashkohemi më Tokën shqiptare, më Shqipërinë edhe pse kemi një gjuhë, një komb, një flamur, një flamur kuq e zi duhet ta kemi, të gjithë në një Shqipëri në një Shqipëri duhet të jemi, dhe do të jemi.

Dëshmorët tanë luftuan që popullin të jetë i respektuar, të jetë i bashkuar e jo i ndarë, i përçarë, populli diti dhe pranoj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në rrethana shumë të renda të atyre viteve që po qëndronin në Kosovë, dhe tani popullin e mbuloj harresa e kohës së grupeve klanore.

Sot fatkeqësisht disa që nuk ja duan të mirën kombit shqiptar dhe mundohen ti hedhin hi syve popullit, sot po këta janë kundër vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë kundër çdo vlere që ka lidhje më rezistencë të armatosur. Gjatë rrugëtimit të historisë gjithmonë rezistenca e armatosur ka mposhtur diplomacinë politike pasive. Po edhe në Kosovë Ushtria Çlirimtare e Kosovës më guximin e tyre dhe më plumbat e tyre të përgjakur rrëzuan çdo dilemë që Kosova kurrë nuk do të lirohet nga Serbia siç than disa në atë botë.

Vëllezër e motra, kurrë mos shkelni mbi gjakun e dëshmorëve,  por ju nëna dhe baballarë fëmijëve tuaj ju shpjegoni për trimat dhe patriotët që flijuan jetën e tyre për mëmëdheun tonë kombëtar, që të jetë i lirë, se vetëm duke i kujtuar, duke shkruar në libra, duke i kënduar në këngë do mbahen gjallë betejat e tyre, kjo nuk mjafton nëse nuk ngritëm një shtet mbi bazë të shëndosh dhe të fuqishëm më një Elitë politike, që vërtetë do të ketë emrin Klasë Politike e cila do të nisë rrugën për të bashkuar të gjitha trojet etnike shqiptare, pa bashkim kombëtarë nuk do të ketë qetësi në Ballkan, por do të ketë zjarre të ndezura serish në të ardhmen...

--------------------------

Rreze dielli veprës së tyre të përjetshme, dritë në amshim, paqe për ju dhe jetëgjatësi veprës tuaj për dëshmorët e kombit shqiptar.