| E marte, 29.04.2014, 06:51 PM |
VALË
KUJTESE
QAZIM SHEHU
Jasëk i butë i hapit tim,
Psherëtima e mbrëmjes pa njerëz,
Të ngrin.
Nga ty u nisa nëpër pragje ,caqe,
Në vend të tyre gjet pengesa,
Me ty si gur hobeje e largët
Herë herë i theva.
Duke të harruar, pragu im,
Ku koha pret e psherëtin…
Përmes një vale në kujtesë,
PASION
Vetmia është aq e dobishme,
Që ecën nëpër gishta,
Sikur kërkon të djegë diçka të largët?
Dridhje kujtimesh s`më lënë të qetë,
Edhe këtë strofull duan të ma zhbëjnë,
Me një flakë që s`e di nga vjen,
Ta shuaj dua me pasion…
URIA
Ajër je,bimë që ajrin kërkon,
Pa bimë dhe pa ajër do kishim shkreti.
Pa bukën e përditshme uri.
Ti na i jep të gjitha dhe uria smbaron…
MËLLENJA
Rendi mëllenja për nën barqe të fryra.
Gjeti folenë e shkrirë në hije,
U shkund në mjegull që shtrembëroi çarqe.
Pastaj u rikthye sërish nën barqe.
COPA
Një ditë do bëhet mirë,do vijë i madhi zot,
Pasurinë do ndajë me shkop.
Do rindajë toka, kufij,
Njerëzit do këshillojë të rrinë mirë.
Sa të rikthejë krahët, të ngjitet në qiell,
Do turret më i forti hajnibandill,
Të rrëmbejë copën e madhe se s`bën,
Ai e di mirë,
Zoti një herë në njëmijë vjet nuk rri në fron.
Dhe sa të kujtohet zoti rindarjen ta fillojë,
Ne gjer atëhere do mbetemi me gisht ne gojë…