| E diele, 27.04.2014, 08:23 PM |
PO
NGA RAMIZ LUSHAJ
1.
Prej disa
ditësh 400 studentë të Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës (
Kësisoj, “rilindasit” e Tiranës po i kundërvihen edhe rilindasit të madh të kahershëm, poetit kombëtar Naim Frashëri, që iu apelonte brezave shqiptarë nën pushtimin ottoman: “Dritë e Diturisë përpara do na shpjerë” (!)
Për 40
milionë lekë (të reja) detyrime tatimore tejet të plancuara edhe nga gjoba e
interesa kryqëzate dregëz e nyje, mbyllet 4 muaj para përfundimit të vitit
akademik
2.
Kjo ofensivë fundekrye është cytje e hjeksi shtetërore-politike sa shtatanike e cinike. Një turrnajë sa e haparavtë edhe e grenztë me laryshi policësh të DPTT e të DPQT. Në bashkari, truç e truçkas, e shigjetuan e oktapodën Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës, i vendndodhun diku në afri të zonës të thirrun popullorçe “vilat amerikane e gjermane”.
Diçka më
trondit
Fakte të
tilla i japin dritë deklaratës mediatike të kryetarit të senatit të
3.
Ky sulm
sa otoman e shoven, gjithësesi i pafytyrë e i mënxyrtë, i keqndodhur më 25
prillit 2005 çoi kryekëputas në ndërprerje të veprimtarisë akademike të
Kjo më
përngjan me Fermanin Perandorak të 31 majit 1779 të Sulltanit otoman Abdul
Hamiti i Parë, ferman që e ndalonte përdorimin e gjuhës Shqipe dhe ngritjen e
shkollave shqipe në sanxhakët e vilajetet shqiptare nga Janina në
A thue edhe në shek. XXI të integrimeve euro-atlantike e ku-ku/quajtuna “Rilindje” e kryeministrit Edi Rama me koalicionin qeverisës do të lejohet nga (ndër)kombëtarët të na demonstrojnë sjellje e veprime të tilla otomane orientaliste në zemër të Europës, në kryeqytetin e shqiptarëve të botës?!
4.
Rrethatimi ajzberig e kulisor i Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës prej 25prillit 2014 nga “policët” e kollarit e foltoreve të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”; nga policët e lapsit e shiritit tatimor e policët e fugonit e të shkopit afër Lanës e Liqenit Artificial të Tiranës, bie ndesh me modelin e përkryer të politikave e praktikave arsimore akademike të dy aleatëve ma strategjik të Shqipërisë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Obamës e të Gjermanisë të Merkelit.
Presidenti Barak Obama e ka shpallur prej kohësh një nga devizat e tij për Amerikën që të bahet “the most college-educated country in the world by 2020”. Përndryshe: të ketë përqindjen ma të lartë të popullsisë me arsim universitar.
Kancelaria Angela Merkel ka premtuar qyshse më 2008 se Gjermania do të bëhet një “republic of education”. Përndryshe: një republikë e njerëzve të arsimuar.
Krejt
ndryshe nga këto dy supershtete euro-atlantike e botërore veprimtaron Qeveria e “Rilindjes”, e cila me turpin e
dhelprës e luksin e gjelit i curravet e i rrgallet me ndërprerje aktiviteti
akademik
5.
Në shek. XXI nuk janë problem kryesor i botës as luftërat ndërkontinetale, as krizat fiskale në ekonomitë botërore, as mungesa e ujit, as ndryshimet e ndjeshme klimaterike, etj. po vet rinia e sotme, sidomos rinia universitare e pasuniversitare.
Sivjet, në vitin 2014, Shqipëria është i treti shtet (pas Turqisë e Kosovës) me moshën ma të re në Ballkan e në Europën Euro-Atlantike, pasi i ka 38.5 për qind të popullsisë së saj deri në moshën 25 vjeç. Përndryshe: një kuota lartësore rreth 12 për qind ma të lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.
Një shtet që i mbyll dyert e universiteteve e ka rininë në Rrugën e Madhe. Studentët më 25 prill 2014 thirrën në protestën e tyre para universitetit të vet: “Duam mësim”, “Shtet policor”, etj. e tevona kanë me shkue edhe para selisë të Kryeministrisë, Parlamentit, Presidentit.
Akademiku Apollon Baçe, kryetar i senatit të Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës e shtron pyetjen para Qeverisë së Rilindjes, para Shtetit Shqiptar, natyrisht edhe para Bashkimit Europian e Amerikës: “Më thoni këtë gjë, këta që kanë studiuar dy vjet, tre vjet, çfarë do të bëjnë? A do hidhen në rrugë, do t’u këputet mësimi këtyre?”
Kur rinia
mbetet në Rrugë të Madhe as qeveritarët feudalë nuk mund të rrijnë në zyra me
kondicioner, në
Prandaj, Qeveria e “Rilindjes” nuk duhet të shkallojë kaq keq si me sulmin ekstrem e politik kundër Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, po të obligohet aktivisht e cilësisht për t’i shkolluar këtë brez të ri në rritje siç po veprimtaron edhe Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës.
4.
Kjo qeverisje e “Rilindjes” po frymon e aplikon një “Luftë të Ftohtë” ndaj universiteteve në Shqipërinë Londineze?!
Kjo po tenderohet, trajekterohet e trenohet me mjete e praktika ekstreme e terrovinë mesjetare si këto ditë fundprilli 2014 ndaj Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës
Kjo po trajnohet e trajtohet keq nga Politika. Herë vegon e fekton si Luftë Politike. Herë shfaqet e trashet si Luftë Psikologjike. Herë viganet apo përrallet si Reformë. Herë ngërçet e këllçet si Konçesion…
Universitetet,
studentët e pedagogët e tyre, nuk po ndihen të sigurtë prej Qeverisë së
“Rilindjes”.
Studentët nuk dolën më 8 Dhjetor 1990 në Sheshin “Demokracia” për të pasë prapë edhe më 25 Prill 2014 refren demonstrate thirrjet “Duam mësim”, “Shtet policor”, etj.
5.
Qeveria e “Rilindjes” po kërkon medoemos që të ketë “viktimën” e saj të parë të “Luftës së Ftohtë” ndaj tempujve të dijes: Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës.
Qeveria
nuk mund të bajnë “Reformë të Madhe” duke sulmue së parit “Universitete të
vegjël” si
Në koft
se hapen letrat
Qeveria
Rama duket se e ka shenjue keqas
Hjekësia
e egërsia qeveritare ndaj
Natyrisht Qeveria e Rilindjes duhet të bajnë kujdes partneriteti, të tregojnë durim qeverisjeje, sepse këto universitete publike private janë krejt të rinj në moshë, terren të vështirë e përvojë të pakët. Europa ka ngrit universitete qyshse në vitin 1088 në Bolonja të Italisë e në Shqipëri e kemi të parin universitet në vitin 1957, Universitetin Shtetëror të Tiranës.
Universiteti
Ndërkombëtar i Tiranës është veçse pesëvjeçar, një prej tempujve të arsimit e
shkencës panshqiptare, me studentë nga të gjitha trevat etnike shqiptare:
6.
Shkrimtari
e dramaturgu i madh i Rilindjes Europiane, Viktor Hygo (1802-1885), i njohur si
“babai i Romantizmit”, i vlerësuar si një nga figurat dominuese të letërsisë
franceze të shek. XIX, e ka një thanie aksiometrike, devizë të përbotshme: “
Krejt
ndryshe po vepron Qeveria Rama, e cila ia ndërpret vitin akademik Universitetit
Ndërkombëtar të Tiranës, ia mbyll dyert e dijes.
Universitetet janë shenjtëri e dijes për kohën e brezat. Një shtet që synon t’i mbyllin ato ka marrë rrugën e djallit.