| E shtune, 26.04.2014, 12:02 PM |
LIRIKË E ÇASTEVE
E imja qé ëndrra që e pashë
Imja është e bukura e askujt
për mua më të vemuarin
nata është e errët, bubullin
E dëshiroj një udhë të gjatë
përtej vetmisë së vetmuar
ka zogj që këndojnë bukur
dhe hapësira ku jetohet mirë
Vetëm për mua të vetmuarin
drejtësia shumëzon me zero
në kraharor kam gjithësinë
poezinë e të gjitha çasteve
E imja qé ëndrra që pashë
ylli yjor ma solli një letër
poet, nxirrja një lot ndjesës
kjo botë s´mund të jetë tjetër!..
Rrustem Geci, poezi nga libri "Gacat e prushit"