| E shtune, 26.04.2014, 06:17 PM |
Adem Zaplluzha- poet
Në
Mbase qenka pak si shumë jetime
E po e ngarkojnë edhe me një gjykatë
Me pa të huajin nëpër shtëpi
Se si sorollatet rrugëve ky teveqel
Kur i bie ndërmend të shkruan hajmali
Të bënë hajn e të shpellë kriminel
Mbarë e mbrapsht kurdoherë vepron
I ka rra sëpata në mjaltë
Deklarimet çdoherë i mbrapshton
Fjalët e dëshmitarëve i shkul me daltë
Ai ka vetëm një të vërtet
Sa herë t’i teket të shpallë fajtor
Pa e vënë kokën në siklet
T’i shkul fjalët nga shpirti me zor
U konvenon këtu me qenë gjyqtarë
Me na shitur pak gogla e më shumë dushk
Sepse na njohin që jemi qyqar
Veç për vëlla ne patëm pushkë
Pa pikë faji të njollosin
Ta vënë lakun të lënë pa ardhmëri
Sa për fytyrë nuk merakosen
Veç ta kënaqin të pakënaqurën Serbi
Ku ka vallë trishtim më të madh
Sa herë që i teket Dik Martit kokë llallë
Me dënua shqiptarin ligjeve ua ndërron telin