| E premte, 25.04.2014, 07:06 PM |
Beqir M. Cikaqi
KANDIL I AGIMIT TË LIRISË
-Sali Çekajt
Fanatikë
me mish e shpirt
në të drejtën e çlirimtare
vazhdimisht
i bazuar në fakte
të origjinës natyrore
- shqiptare
në Koshare le shpirtin
sikur e deshe vet
por nuk vdiqe
as kurrë nuk do të vdesë
edhe ashtu nuk të lejon
ideali…heroizmi…
me Agimin(Katana)
bashkë hartuesin
e (ri)bashkimit të atdheut
për Betejën e Koshares
nuk u takuat më
që kur jeni ndarë
herën e fundit
por si kandil
në agimin e lirisë
u përjetësua bashkërisht
me të gjithë feniksët
e kombit shqiptar