Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Shteti nuk përfaqëson shqiptarët

| E premte, 25.04.2014, 07:19 PM |


Shteti shqiptar, si ai dje dhe ky sot nuk përfaqësojnë shqiptarët (në të gjitha trojet etnike shqipëtare) dhe mendimin e tyre

Nga: Ramiz DËRMAKU

Në Gjermani, Jo rastësisht mediat konsiderohen si arma më e fuqishme pasë bombës atomike. Qeveria jonë në mënyrë të sofistikuar po bënë përpjekje titanike për ta shtrirë kontrollin në të gjitha mediet,natyrishtë, jo duke ushtruar dhunë direkte, por duke i vënë në pozita gazetarët më” besnik ” të tyre dhe duke i infiltruar ndonjë gazetar aty ku nuk ka ndikim. Nuk ka dyshim se në shoqërinë tonë demokratike nevojitet një televizion e radio publike të cilat e bëjnë transmetimin  drejtë për drejtë të mbledhjeve të Parlamentit (kur ato janë të hapura për publikun), të mbledhjeve të komisioneve dhe mbledhjeve të Qeverisë, si dhe të konferencave eventuale për shtyp menjëherë pasë atyre mbledhjeve. Kjo garanton që qytetarët të informohen me kohë për të marrë vendime të rëndësishme kombëtare.

RTK-së në emisionet e drejtëpërdrejta shikueseve të vetë por edhe popullit – popullit po i fton apo po i fton njerëz të cilët nuk janë të dëshirueshëm për

familjet e tyre …,e mos të flasim për popullin. Luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe pasurisë së paligjshme, duhet të ketë bazë ligjore dhe të luftohet nga të gjithë ne, e sidomos nga shtypi, mediat e shkruara dhe elektronike.

Dinamika e jetës që sot është prezente edhe në trojet shqiptare shpesh nuk të lejon pra thënë shkurtë nuk të jepë, mundësi që të jesh në rrjedha dhe ngjarje të ndryshme që ndodhin sidomos tek mjetet e ndryshme të informimit.

Në Republikën e Kosovës ka aq shumë mjete të informimit; të shkruara, vizuele, faqe interneti sa që njeriut i duhet shumë kohë e lirë ti shikojë e vlerësojë të gjitha. Siq mësojmë nga burime të ndryshme informative, po flitet në Radio, televizion, po shkruhet në shtypin tonë ditor apo javorë, se pjesa dërmuese e këtyre burimeve informative  janë vënë dispozicion – dmth ato i udhëheqin organet dhe institucionet e Qverisë sonë dhe të një klani politikë e institutocional  pra janë nën mbikëqyrje të Partisë në pushtetë pra PDK-së.Po kjo është  e vërtetë. Po sikur mjetet e shfrytzuara nga Qeveria jonë tue derdheshin për bashkim kombëtarë me siguri se nuk don tue ishim ku jemi. Kryeminsitri i Qeverisë derdhë mjete te mëdha materiale, gjatë vizitave të tij tue pa pralajmëruara, sepse tani  eka kuptuar edhe ai se po i numron ditët e fundit të qeverisjes së tij. Mjaftë me rrena , mjaftë me mashtrime, stop korrupsionit, e kriminalitetit, stop leninizmit e marksizmit, stop cenzurës dhe fjalës së lirë.

Nëse me ngadalësi dhe seriozitet, përcjellim zhvillimin e shoqërisë në demokraci..,mjetet e informimit pa dyshim se luajnë një rol të madhë në ndertimin,demokratizimin dhe forcimin e shtetit. Por nëse ndodh e kundërta aty kemi të bëjmë me një diktaturë komuniste, leniniste, marksiste, titiste, Enveriste .., konkludon se aty kemi të bëjmë me një diktaturë dhe komunizëm tipik  të kohës kur sundoi Enver Hoxha.shikohen me realitet dhe me qëtësi mjetet e informimit atëherë vie në konkludim.., se aty kemi të bejmë me një diktaturë dhe komunizëm tipik të kohës së  Enveri Hoxhës. Aty çdo gjë është e kontrolluar nga një grup i interesit të llojit të caktuar të kriminalitetit, Pra aty udhëheqin grupe të ndryshme të cilat nuk kanë për qëllim që ta zhvillojnë e ndertojnë shtetin, por vjedhjen e pasurisë së shtetit dhe ne ketë mënyrë pengojnë zhvillimin e demokracisë dhe ndertimin e  shtetit. Qëllimi i një transmetuesi publik është që ai t’iu shërbejë proceseve demokratike dhe të mirës publike. Për ta përmbushur mandatin e tij, është e nevojshme që të garantohet pavarësia e transmetuesit publik, përmesë udhëheqjes pluraliste dhe të paanshme. Kontrolli mbi media, thuhet përgjithësisht në traditën informative, i ndihmon Qeverisë t’i fshehin gjurmët e krimit dhe korrupsionit të organizuar. Kur flasim për RTK-së pa hamendje themi se RTK-së  nuk është më televizion publikë. Televizion publik e quajnë vetëm gazetarët-et e sajë.

RTK- së nuk është televizion publik, privat e asë shtetëror?! Shtrohet..,pyetja.. ? Pra.., i kujt është ? ! Nëse doni ta dini kush është Radio Televizioni i Kosovës.., pa hamendje themi,  se ai është faqja e zezë e Kosovës. Në një shoqëri të zhvilluar dhe demokratike në një shoqëri pluraliste, mediumet elektronike pra edhe televizioni janë faktorë i rëndësishëm në; ndertimin, unitetin, funksionimin dhe zhvillimin e shtetit dhe demokracisë. Pra si në çdo shtetë edhe tek ne mediumet; radio, televizioni, gazetat, luajnë rol tue madhë në ndertimin dhe zhvillimin e një shteti, ato luajnë rol të madhë në unitetin e popullit, në zhvillimin e proceseve demokratike,në anën tjetër gjykojnë dhe dënojnë ashpër dukurit dhe sjeljet negative; Korrupsionin, rrenën, familjarizmin, karierizmin, demagogjitë, miton,etj.

RTK-së akoma edhe sot është në duart e ndyta të; majtistëve, leninistëve, marksistëve, të socialistëve,nanoistëve, të hijenave socialiste, dhe të PD-këistëve.

Aktualisht, në vendin tonë, situata në këtë fushë, jobefasisht, lë shumë për të dëshiruar në të gjitha nivelet. Por, si rëndom në diskutimet publike tek ne, më shumë merremi me pasojat se sa me shkakun. Në këtë rast, shkaku është

- ekzistenca e (RTK-së) në përmasat aktuale,

- kurse pasoja është politika redaktuese,

- kualiteti i programeve apo profesionalizmi i punëtorëve të RTK-së, ose edhe kontratat e përfolura si të dëmshme për RTK-në dhe taksapaguesit. Prandaj, ne duhet ta shtrojmë një pyetje edhe më fundamentale: -  A duhet të ekzistojë RTK-ja dhe nëse.., Po, ç‘- farë RTK-je na duhet ? Si ta qujmë RTK-së, Televizion publik .., kur në emisionete tij qendrore i jepë hapësirë Bedri Islamit, Milaim Zekës, e Xhavit Halitit  (të derdhin  lotë krokodilli) majtistët e emigrantët e edukuar në shkollat e Enver Hoxhës. Shoqëria e sotme në Kosovë (por edhe në diasporë) është thuajse në një krizë të thellë morale, materiale dhe politike që në dukje të parë të bënë të mendosh se shërimi i sajë do kërkojë goxha kohë e mund.

Sot si kurrë më pare jemi dëshmitar të tendencës për të manipuluar me të vertetën, ku shpifja është shëndrruar në instrument politikë për ta denigruar dhe shantazhuar kundërshtarët politik, dhe në anën tjetër përmes shpifjes dhe interpretimit të ngjarjeve në periudha të ndryshme kohore. Kosova ndodhet në një situatë delikate, e sfiduar në veri nga Serbia, me struktuarat paralele dhe me instrumentalizimin e minoritetit serb duke mos e njohur autoritetin kushtetues dhe politik të Kosovës,dhe po ashtu ku vet shteti është kapur keq nga nga një klikë sunduese mafioze dhe ngërqet e shumëta gati në të gjitha sferat që e karakterizojnë jetën e qytetarit dhe funsksionimin e shtetit, e vetmja gjë që është duke orvatur ta bëjë partia sunduese, është shpifja dhe shantazhimi për të gjithë ata të cilët marrin guximin për të kundërshtuar këto grupe të cilat jetojnë në Kosovën e pasëluftës. Për ta larguar vëmendjen e opinionit nga gjendje e mjerë në të cilën po kalonë Kosova, partia sunduese (PDK-ke) permes mediave të kontrolluara nga ideolog majtistët, leninistët, enveristët, të kuqët, etj..,  siq ishte rasti më eklatant kur, karieristi, enveristi, leninisti, Bedri Islami, na mbante “leksione” nga studioja qendrore e RTK-së e cila kohëve të fundit është shëndërruar në një teatër kukullash, në ekranet e të cilit defilojnë njerëz të korruptuar, njerëz p moral, hajdutë, gëbjeshtarë, intruigantë, bajraktaristrë, leninistë e çka jo tjetër thënë shkurtë njerëz  që mbi të gjitha kanë vu interesin personal. RTK-së në emisionet e drejtëpërdrejt ajo po i servon popullit njerëz të cilët nuk janë të dëshirueshëm për familjet e tyre e mos, të flasim për popullin. Luftimi i krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme, duhet të ketë bazë ligjore dhe të luftohet nga të gjithë.