Formohet Gjykata Speciale Për
Çlirimtarët, Luftëtarët e Lirisë Por Jo Për Kriminelët!!
Nga Fazli Maloku
Më 23
prill 2014, Kuvendi i Kosovës me shumicë votash i tha po formimit të një
Gjykate Speciale Ndërkombëtare, për të hetuar dhe gjykuar luftëtarët e lirisë,
gjegjësisht ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për gjoja siq
thuhet "pretendimet për kryerjen e veprimeve kriminale"! Marrja e një
vendimi të tillë nga ana e Kuvendit të Kosovës nuk ishte ndonjë befasi për
askënd, nga se javët e fundit, po thuaj
të gjitha organet shtetërore të Republikës së Kosovës: Presidenca, Qeveria,
Kuvendi, krerët e partive politike të Kosovës, ju nënshtruan një trusnie të
paparë nga diplomacia e Evropës dhe Amerikës. Por kjo nuk është hera e parë që
Parlamenti i Kosovës mbulohet nga turpi me vendimet sa të qoroditura edhe
antikushtetuese bile pse jo edhe antikombëtare. Kësaj radhe gjatë votimit pati
mjaftë përçarje jo vetëm në mesin e deputetëve të të njejtit subjekt politik,
por edhe në mes vëllezërve (rasti Haradinaj, Ramushi ishte pro vendimit, Dauti
kundër)! Qëllimi i kësaj Gjykate Speciale është kryekëput politik, dhe nga
prokurorët e saj do të lëvizin çdo gurë të mundshëm për ta përbaltur Luftën e
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftë kjo e pastër si loti i vesës, e dëshmuar
katërcipërisht edhe nga Tribunali i Hagës, gjatë procesit të gjykimit të
pjesëtarëve të saj, por edhe nga Gjykatat vendore në Kosovë. Me këtë rast fiton
luftën Diplomatike (nëse kishte fare një luftë të tillë) Diplomacia e Serbisë
dhe ajo Ruse kundruall Diplomacisë së venitur Shqiptare, por edhe të
"miqëve" shqiptar. Le të bëhet e qartë për çdokënd se asnjërit nga
pjesëtarët e UÇK-së nuk i lëvizë çerpiku i syrit për këtë Gjykatë Speciale,
ngase janë të bindur në pastërtinë e Luftës së Shenjt të UÇK-së, në disiplinën
e ushtarëve të saj, si dhe ideealin e saj Çlirimtar. Ushtria e saj bëri luftë
çlirimtare ndaj një pushtuesi shekullor tipik fashist në tokën e vet, dhe këmba
e qoftë vetëm një ushtari të UÇK-së nuk shkeli tokën e huaj. Puna më e lehtë e
ushtarëve të UÇK-së ka qenë me u fut thell në teritorin e Serbisë për të vrarë
popullatë civile apo për bërë masakra mbi këtë popullatë. Ushtria, policia dhe
paramilitarët serbianë, të tërbuar nga ethet për krime e plaçkitje mbi popullin
liridashës shqiptar të Kosovës, kishin lënë tërsisht pa kurfarë mbrojtje dhe
sigurie popullatën serbiane të brezit kufitar me Kosovën dhe një veprim i tillë
jo vetëm që ishte plotësisht i mundshëm, por edhe pa rreziqe. Vet angazhimi i
forcave ushtarake të NATO-s përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e dëshmon
pastërtinë e luftës së kësaj ushtrie, për ndryshe si do të bëhej aleate e
NATO-s një Ushtri Kriminale siq pretendohet tani, nga qarqe të ndryshme
antishqiptare?! Ushtria Çlirimtare e
Kosovës, ka marrë notë të lartë
pozitive, nga struktura të spikatura ushtarake të shumë shteteve demokratike të
botës përparimtare, nga shumë analistë ushtarakë e diplomatë me renome, nga
kronistë e studiues të ndryshëm, vlerësohet si njëra nga luftërat më të
sukseshme guerile e cila i dha risi edhe Teorisë Botërore mbi luftërat guerile
që luftuan për çlirim nga pushtues të ndryshëm. Në Univerzitetet e ndryshme
botërore, në lëndën e Historisë mbi Luftërat Guerile, të zhvilluara anë e kënd
globit, nxënës e studentë në të ardhmën do të mësojnë jo vetëm për Guerilën Shqiptare
që i solli Lirinë popullit të vet por edhe për epërsitë e treguara e sidomos
për pastërtinë dhe disiplinën në frontet e luftës. Prandaj të gjithë ata
dashakeq dhe antishqiptarë që iu gëzuan themelimit të një Gjykate Speciale
Ndërkombëtare, e cila do të mirret me hetimin dhe ndjekjen e pjesëtarëve të
UÇK-së, kot se koti ngrejnë dolli dhe i farkojnë duartë, sepse edhe kësaj radhe
fitorja është e UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Për deputetët e Kuvendit të
Kosovës që votuan pro kësaj Gjykate, po ua përkujtoj një fjalë popullore:
"Njeriu po qëse vetëm një herë e gëlltit një lugë ndytësirë, edhe po të
vjelli gjithë jetën e tij nuk do ta pastrojë organizmin". Dalëzotësja e
Kosovës, ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte dje, është sot dhe do të jetë
nderi i Kosovës. Brezat e ardhshëm shqiptarë,
do të mburren dhe do të edukohen në frymën kombëtare që solli UÇK-ja tek
shqiptarët.