| E merkure, 23.04.2014, 07:27 PM |
THESARET E GJUHES SHQIPE
(vazhdim)
gërmime në shprehjet popullore
Nga Luan Kalana
...Këto dhe disa nga shprehjet e rralla popullore shqipe sa e vjetra aq te përdorshme në të folurën gojore e në atë figurative në gjuhën letrare shqipe,në krijimtarinë shekullore e të e përditshme, në folkor e në letërsinë artistike janë pjesë e atij thesari të madh gjuhësor me vlera të pamatshëm..
Që në fillim të kësaj kujtese dua të citoj pak rreshta, pasi jam mundur të gjej në gjuhët e tjera të botës këto shprehje,njësi gjuhësore,por kaq të goditura origjinale si në gjuhën shqipe,nuk e kam hasur,por me afrimitete analogjike .
Kam bindjen nga studimet e kryera dhe nga krahasimet leksikore,aq sa kam gërmuar në pafundësi,rezulton se janë shprehje te hershme,dhe te gjetura në fillimet e te folures te gjuhës shqipe,pra e thënë më troç janë pjella te gjuhës shipe,qe andej janë bere bijë e bija shprehje ,njesi frazeologjike në gjuhët e tjera të botës.
Le ta leme kete teze per ta vertetuar me fakte te reja gjuhetare e studjuesi pa pasione dhe amatorizmat,megjithese eshte thelbesorja e qendron ne rend te dites, per ta deshmuar ne shkencen e sotme gjuhesore, para abuzimeve e spekullimeve te ashtuquajtur nga "pseudo-akademike", qe duan ta spostojne enkas, pas shpine origjinen dhe gjenealitetin autentik te Gjuhes Nënë shqipe. .
Të nisura nga hipoteza të cilat së shpejti do të gjejnë dritën e se vertëts të pamohushme, në gjuhën shqipe permbajtjen e këtyre shprehjeve popullore devollite, njësi frazeologjike në termin gjuhësor, që i gjejmë e me veshje fjalësh të tjera dialektore të shumta ,por në thelb mbeten po ato.Po marrim si shembull vetem disa nga ato me tipike, ne gjuhen devollite,me sakte ne termin gjuhesor ne dialektin e jugut, te Devollit :
-"Hiqe e mos e keput",...-"urtë e butë,tigani plot",-"s'e nxjerr qimen nga qulli",..-"as të bën e as të lëshon",-"krihe(floket) e lerja morat brenda",-"ta leshon ujin nen rogos", -"hedh gurin e fsheh doren",..e shume te tjera pa fund.
Ne thlelb, ne permbajtjen keto shpreheje popullore ne gjuhen e folur, ne mjediset e shumta shoqerore, shprehim koncepte e praktika filozofike te indiferentizmit te individit e grupe shoqerore,te cilat lozin rol te madh veprues te vetedemaskimit ironik e grotesk,per te thene apo mbuluar te verteten,behen pengese e progresit dhe te ardhmes,plage te pasherureshme qe me pas behen semundje kanceroze me pasoja vdekjeprurese.
Burimet e përdorimit te tyre i gjejmë më dendur ne gjuhen e folur,qysh me lindjen e kotraditave në shoqeri,si pervoje e mençurisë njerezore e urtesise ,pajtimit,mirekuptimit,dialogut,mirekuptimit dhe paqes .Ndersa sot janë shprehje e dites ne komunikimin e perditshem,larg shereve dhe konflikteve...
Sot keto jane aktuale, thelbi i politikave te jashteme te sheteve dhe strategjise te diplomacise nderkombetare"paqesore" ne thonjeza,,ne emer te gjoja mbulimit te konflikteve,duke kamufluar dhe fshehur ato,per te mos thene e zgjidhur te verteten,pasi preken interesat e tyre ,siç eshte politika e dhenies te mevetesise kombetare te shume shteteve,ku mbulohen e kamuflohen plage te medha kombetare nga ana e superfuqive,siç eshte aktuale,dhenia e njohja e paversise te Kosoves,e te tjere.
Aktuale eshte politika e qeverive shqiptare, qe periudhen e tranzicionit ne Shqiperi e tejkaluan ne disa dekada,mbase do na duhet gjysme shekulli,te krahasuar me vendet e tjerat te lindjes,ku cdo problem i shtruar per zgjidhje, sa eshte nisur ,por nuk eshte cuar asnje ne fund ,pra "Hiqe e mos e keput".
Pak me tej ne qendrime e Europes ndaj kombit tone,qe historia e ka vertetuar,por, ne ngulim kembe si mushka,kemi kolisur keq e dailogojne lideret e partive,sikur bejne estrade,per te mos thene maskarade.
Per kredo te qeverive qe marin pushtet,per te hyre ne Europe ,duke e paqitur ne propogande e ne elektorat sikur atje na pret parajsa,por me se do te shkojme, me luge te zbrazet ?!..
Europa na sheh, dhe ajo ben lojen e saj kukafshehti,dhe me "peshkopet"e saj te deleguar, vazhdon taktikat konjukturale e megallomane me parullen , "Hiqe mos e keput".
Kjo shprehje,popullore qe anon nga fjalet e urta,si njesi frazeologjike gjuhesore,popullore qendron edhe si ure kalimi,ne bashkebisedim por edhe ne permbatjen e saj,ne menyren e ne metodat,e zgjidhjes te kontarditave , deri sa mbrijme ne fund tek shprehja popullore "urte e bute e tigani plot",pra barazimi i nje ekuacion me shume te panjohura...
Perveç urtesise popullore ajo percjell dhe mesazhe filozofike paqesore ,te uljes te gjakrave,te pajtimit,te gjetjes te rruges se arte te ,te njohur si teoria e "mesit",per t'i vene kapakun e hareses problemeve e kontraditave me origjine shekullore arkaike...
Ne lumin e gjate te grumbullimit te shereve e kontarditave te sotme si pasoje e sistemit te kaluar dhe te lindur gjate tranzicioni paqesor te kalimit te sistemit te ashtuquajtur te ri ,kjo shprehje behet paresore.
Per momentin,kjo thenie pollore ka vlerat e vete pozitive per te shkelur ne pragun paqesor te gjetjes te mirekuptimeve,qe ne familje ,ne shoqeri e pastaj ne politiken e shtetit.
Nga ana startegjike kjo thenie frazelogjike na meson te gjeme rruget e metodat e zgjdhjes te tyre ne rruge paqesore,pa nxitime,pasione,njeaneshmeri,partishmeri ,por me devotshmeri e perkushtim,per te mos shkuar me keq ne mbylljen e plageve kanceroze,por ne mjekimin e se fundi ne sherimin e tyre,siç jane aksionet e medha shoqerore te sherimit plageve patriarkale ,te ngujimit apo te gjakmarjes.
Nga ana tjeter ato kane dhe anet negative,te percuarjes te efektve frenues regeresiste ne karater te individit e ne shoqeri,duke ushqyer indiferentizmin dhe servillizmin ne tipa te vecante servile dhe indiferente,duke u bere pengese e progersi te se ardhmes..
Nje parantese.Si mesues i gjuhes shqipe ne aksionin e madh kombetar, te krijimit e konsolidimit te Gjuhes letrare kombetare shqipe e drejtshkrimin e saj,u perfshime ne gjetjen e fjaleve te ralla,ne grumbullimin e thesarit gjuhesor siç ishin shprehjet frazeologjike te popullit,fjalet e urta,fjalet e vjetra e te ralla te shqipes dhe pastrimi nga huazimet.
Mjerisht shume prej tyre ,u hoqen nga evidentimi ,si fjale shpreheje te arta ,thesarer gjuhesore dhe u fshine nga burokracia komuniste,me preteksin idelogjik marksidt -leninist,sepse ishin shprehje reaksionare...ashtu siç eshte dhe thenija,shprehja ne fjale "Hiqe mos e keput" e shume te tjera, por qe populli s'desh t'ja dinte, i perdorte..No koment.
Ndersa ne krijimtari ,ne folkor dhe ne letesisne e sotme shqipe,kjo shprehje popullore,eshte ne qender te titujve,metaforave,fabulave te subjekte, qendrojne ne thelb te shpitit artist te popullit tone ne humorin e tij sarkaist e grotesk, dhe jane aq e perdorshmee me vlera sa me s'ka,ç'ta zgjas me, "Hiqe moe e keput."
Jane te shumta fabulat,anekdotat,baersoletat,historite,gojedhenat ku ne thelb qendon ky mesazh filozofike me permasa gjigande.ne folkorin tone gojor. Ate e gjejme me variante situara e rrethana te ndryshme.Edhe ne Devoll,ne kete treve te pasur gjuhesore me nje dialekt perkedheles,e ndeshim ne variante te ndryshme,fshat e zanat si thone.
Tani per te mos ju merzitur me keto qe ju permenda me lart po refej nje nga to gojedhenat qe pa mbarim qe tregojn,subjektin e burimin e kesaj shprehje valut...
"Hiqe mos e keput"...
......Kishte marre gjyshi ne are me vete dhe Nipin, pe rt'i ngare qete ne zgjede,pasi po i mesonte per te leruar, ishin demushka te rinj.Pas ca oresh si punun ca,gjyshit i erdhi nevoja,per te dale jashte.Po ku do shkonte,s'kishte nevojtore ne fushe ?!
..Atehere si zakonisht,do te shkonin ne ndonje kanal apo prapa ndonje ferre.I tha te nipit qe t'ia mbante demushkat,e per vete rendi e shkoi prapa feres,duke hequr oshkurin para se te ulej.
Por pa pritur gjyshi leshoi nje te thirrur sa u tremben demushkat e kercyen perpjete dhe gjemoi fusha.Nipi iu pergjegj i frikesuar:
-Gjysho c'pate?!
-Lere,lere c'me gjeti ,por mos m'u afro,-se ishte i zhveshur e i vinte turp nga i vogli...
-U dogje nga ithkat,-ia preu nipi qe e dinte qe rreth ferave ishte plot me ithra.
-Lere c'me gjeti,me ka hyre nje gjarper ne vrimen e prpanices e s'e nxjere dot,se gjysmi eshte jashte e kam frike mos e keput,se me mbetet gjysma brenda.-i leshonte fjalet gjyshi nje nga nje ,se i dhembete viranja ,pa le gjarperi qe trazonte brenda ne bark, vetem renkonte, e ulurinte edhe ca me shume nga frika,te te hynte gjarpri ne barkut,te helmonte..
-Gjysho,po ti vete me ke mesuar mua,ti me ke thene :
"Hiqe mos e keput !"...
Jane bere pa tregohen, keto bema,dhe kane mbeturt ne shprehjet popullore,si thenije lapidare,thesare gjuhesore te cmuara....
...Duke shkruar keto rreshta modeste,nuk kisha te ndermend te hulumtoj,per ndertimin dhe permbajtjen e ketyre shrehjeve popullore shqipe,burimin e ndertimin,permbajtjen gjuhesore,artistike,letrare,shoqerore,politike,filozofike,por desha thjesht te evidentoj te hap oreksin per shkencetaret e studjuesit ,albanologet e e gjuhes shqipe,per te germuar e zbuluar thesaret e pareshtura,vlerat kulturore e gjuhesore te popullit tone,nje nga kombet me te vjetra te njerzimit,siç eshte tille dhe gjuha Nene e tyre,Gjuha jone Shqipe.
P.s.
-Nje parantese gjuhesore,shkurt.
Sic e shihni shume nga shprehjet popullore kane fjale te vjetra qe sot i ndeshim me ralle ne te folur ,ne brezat e rinj,por kjo nuk do te thote se jane fjale te huazuara turke sic pohojne disa syleshe..Nuk dua te hap debat,se nuk eshte vendi ketu,por dua t'i kujtoj amtoreve apo dhe disa "studjuesve", 'kopentente",disa te verteta.
Ato jane fjale te vejtra shqipe,pra sic dihet se shqipja eshte gjuhe me vjeter se gjuha turke e me te lashtat ne Bote,derisa te mbrijme tek e verteta e madhe,Gjuha Nenen e Njerzimit,...dhe se dyti ato jane po fjale te pastra shqipe,por te huazura nga turqishtja gjate qendrimi pushtues pese shekullor ne token tone.Ata nuk munden te asimilojne gjuhen tone kombetare.
Kur dihet dhe nje fakt tjeter se midis studjuesve e gjuhetareve hartues te fjalorit te gjuhes se re moderne turke,moren pjese shume dijetare shqiptare,rilindas,midis tyre dhe Sami Frasheri,i cili pohon ne shenimet e tij ,midis te tjerave,se turqishtja ka huazuar me shume fjale nga shqipja nga sa mendohet,se sa shqipja nga turqishtja ,raporti i dyte eshte me i vogel,dhe si e tille e folura e devollit permban ,pra ka ruajtur ne fondin themelor leksikor te saj, fjalet e vjetra te shqipes se folur.
Le ti leme menjeane hamendjet,pasionet iluzioniste si dhe teorizimet sllogane propogande e rutine te ngulitura per gjysem shekulli si koncepte gjuhesore per origjine e Gjuhes shqipe,dhe te shikojme evolimin e dokumentave te reja gjuhesore , le t'i referohemi per kete literatures me te fundit te studimeve albanologjike historike-gjuhesore te njohura e te pa botuara ,te autoreve te huaj e shqiptare si tek:
-Gjergj
Fishta,"Lahuta e Malesise",fq.11,
-Eqerem Cabej,"Historia e gjuhes Shqipe",hyrje, Sofie 1960
-Spiro Kondo, "Shqiptaret dhe problemi pellazgjik,hyrje, Korce 1954
-Vedat
Kokona,"Fjalori shqip frengjisht",hyrje,
-Niko Stylo," Historia e shenjte e Arvaniteve",dokumente parahistorike fq.297,...Gjermani 2009
-Mathieu Aref, "SHQIPERIA",(Historia e gjuha shqipe) fq.454, Paris 2007...e te tjere.
(mbarim)
Luan Kalana - ish Studjues dhe Mesuses i Gjuhes Shqipe