| E marte, 22.04.2014, 06:01 PM |
NEHAT
JAHIU
Zëri i Tokës sonë
(Poetit , atdhetarit dhe veprimtarit Remzi Bashës)
Zemra me dashuri kurr nuk t’u mbush
për atdhe, ty zemra t’u dogj si prush,
kurrë nuk e harrove tënden Therandën
shpirti poet u dogj për Kosovën-NËNËN.
Shpirtkallur poet e i përvluar
i etur, gjithmonë i pashuar,
larg vendlindjes i larguar
i mërguar, djegur në vend të huaj.
Të mungoi përqafimi, të përvëloi malli
u dogje e u trete si qiriu për së gjalli,
ikur e tretur larg e më larg në mërgim
u dogje si zjarri në përmallim.
Zemra seç u dogj flakë
për nënën tënde plakë,
gjakun ia pastrove me lotë
ia lidhi me shaminë që e mbante në kokë.
Atdheut ia puthe plagët mbushur me gjak
ia fshive nga floku i saj pak ngapak,
ia puthe ballin e ata dy sytë
e shtrëngove dhe e fute thellë në shpirt.
Eh, miku im, kur u takuam çfarë më thoje
buka atje në kurbet është me shtatë kore,
sa herë, or mik, sofrën kur e kemi shtrirë
kafshata e kësaj buke në lotë ka ngrirë.
Sa herë në vendlindje i kujtoj këto varre
digjem flakë prej mallit të babës e të nënës,
digjem..., e kallem..., kallem me trup më gjuhë flake
pse në prehër nuk më vdiq ajo nëna plakë si mes ëndrrës.
Kafshatë që nuk kapërdihet është or, mik, mjerimi
kafshatë që të mbetet në fyt është mërgimi,
eh, more mik korja e kësaj buke është shumë e fortë
sepse është e ngjeshur dhe e mbruijtur me lotë të ngrohtë.
Eh, vëlla kjo bukë, bukë me shtatë kore në kurbet
nuk e di sa herë më ka shtrënguar e në fyt më ka mbet,
lotët që më janë derdhur në mërgim në syrin e mrrolur
Pragun e vatrës dhe bukën në sofër, or vëlla e kam njomur.
Të dhemb mik shpirti për të bukurat fusha e male
qëndisur në pranverë me lule thurur në gjerdane
për të dashurat kroje që I ke lënë mes një fushe
livadhe të mbushura plot me erë lule.
Lisa të gjatë ngritur kokën latë nga qielli
që aq bukur ju këndoi poeti ynë Naimi,
ata lisa të bukur , ata plisa të bardhë
që në ëndërr në vendlindje i sheh çdo natë.
Atdheut i thua: Në dorë dua të marr
atje në vendin tim, dua që ta kem në jetë atë varr,
të marrë erë, o dhe, dheu i ngrohtë i tokës sime
ta puthi atë varr të dashur të nënës time.
Eh, ju fusha e male të bukura të vendit tim
që për çdo ditë e natë ju kërkon shpirti im,
ju që më digjni e më kallni mushkëritë flakë
e që shpirtin tim ma thërrmijoni pak nga pak.
Eh, ju dallëndyshe që tani në pranverë fluturoni
më merrni në krahë e në vendlindje më dërgoni!
të shkoj e të pushoj nën hije atje në Therandë
që shpirtin po ma bën hi e ma djeg shkrumb e flakë.
T’i shoh vreshtat atje në kodër mbi katund
ta dëgjoj gurgullimën e ujit atje tek ai lumë,
ta dëgjoj zërin e ëmbël e të bukurit bilbilit
kur këndon në vendlindje tani në muajin e prillit.
Ti je një livadh bjeshjke e gurgullimë uji
në varg të poezisë rri në vite e shekuj si rrasë guri,
asht e lëkurë e truallit tënde do të mbetesh
e në vargun e poezisë do të tretesh.
Seç po tretesh poet e po bëhesh hi
vargun e
poezisë po e shtrëngon
me erë djerse, ugari dhe e gjaku
në poezinë tënde thuret bujarisht vargu.
Je një lis lis poet e një shkëmb guri
Je shqiponjë tek flamuri
Seç u dogje e u trete
ti vargun e shpirtit kurr nuk ua jepje.
Së bashku me zogjtë, aty pranë kroit
vargu yt shkriu akullin në majë të Tomorrit
shpirtin gjallë ta mbajti, poet poezia
u dogje si qiri deri sa erdhi në Kosovë liria.
Vargu yt nuk i la të shkelen livadhet
e nga dorë e fëlliqur të preken varret
the se këtu janë të parët e mi
këtu unë kam lashtësi dhe histori.
Mos m’i prisni the lisat e gjatë
se janë rritur në vendin tim të Therandë,
aty dua t’i shoh diellin yjtë e hënën
ta shoh të dashurën time dhe nënën.
Nuk dua the të më turbulloni ujin tek kroi
Tek syri i fëmijëve të shoh gaz e të mos pikojë loti,
e dua këngën e zogjve aty tek burimi dhe ferra
dua të vij në Kosovë sa më shpejt Pranvera.
O ,ju fusha e ju male të vendit tim
unë ju lashë e fluturova në mërgim,
nënë e dashura ime vallë, ku më mbete?
zemrën flake, moj nënë, ma mbushe me derte.
Oh, kur u nisa për të shkuar në kurbet
koka me një anë mua seç më mbet,
seç u kalla Kosovë në vite u dogja për ty
për herë të fundit kur të shikova me sy.
Që nga ditë e zezë kur prej teje jam ndarë
Jam mbytur në lot për ty duke qarë,
shpirti si qiri m”u tret e si qiri u shkri
kur jam larguar prej të dashurës shtëpi.
Prej pragut të derës unë kur kam dalë
oh, seç m’u shkul zemra për ty, oj nënë,
edhe ty kur të putha në ballë o vendlindje
seç m’u kall e mu dogj kjo zemra ime.
Nënës sime i mbetën në sy lotët duke qarë
edhe sot akoma asaj nuk ju kanë tharë,
eh, kur më puthi në faqe, e në ballë e sy
në majë të bjeshkës atë ditë dëbora u ngri.
Mos ma heqni kurrë mallin!
mos ma shani asnjëherë varrin!
se unë dua të jem me krojet aty
aty pranë varreve të të parëve të mi.
Në këtë vend ku është baba e nëna
aty ku do më ndriçojë natën hëna,
nuk dua kurrë të më shkelni mbi varr
se do më digjet shpirti flakë si zjarr.
Mos ma shkulni gurin nga varri
që vetë
unë aty e solla nga
para se të vdes e kam vënë unë aty
dheun e kam lagur me lotët e mi.
Kur kam buzëqeshur e kur kam qarë
kam kërkuar këtu të kem këtë varr,
aty ku më është derdhur djersa e çurguar
Eshtrat e mia aty kanë për të pushuar.
.
Dua ti kem eshtra, ku do zemra ime
aty në vendin tim, aty në vendlindje,
këngën e zogjve aty dua ta dëgjoj
në varrin e tokës sime dua të pushoj.
Koka më dhembte donte të më mbyste
flakë digjesha e gjak më pikonin qepallat e e syve,
kur ti më kërkoje akullin e ngrirë
në shpirtin tënd unë për ta shkrirë.
Kërkoje të shkrihej akulli e dëbora
që të mos merrej abetarja nga dora,
sytë të digjeshin prush nga loti
kërkoje ndihmë nga unë e nga Zoti.
Qielli e toka po digjeshin flakë
hëna dhe yjet nuk bënin dritë atë natë,
dora jote më afrohej pranë ballit tim
më thoje gjak më pikon shpirti im.
Më thoje akulli dorën më ka ngrirë
lapsin në dorë kush ma ka shkrirë?!,
trup e shpirt më kanë mbetur bash si të shituar
abetaren e lapsin në ëndërr po i shoh të bashkuar .
Jam djegur, tretur e jam zhuritur
kam mbetur si një qiri i fikur,
si llamba pa fitil e pandritur
kallur shpirti si lule e venitur.
Shpirti më eshtë tretur e tharë
buzët me gjak të njomë më janë larë,
Kërkoje prej meje një dritare
ti puthje shkronja në abetare.
E unë digjesha së bashku me ty flakë
qielli mbi kokë më binte në këtë natë,
edhe unë me ty po digjesha si qiri
akullin e shpirtit tënd nuk mundja ta shkri.
Më iku kjo natë me lotë në qepalla si shi
sëbashku me korbin aty diku mbi çati,
në gjoksin tim shpirtin ta shtrëngova
në varrin tënd u shkri akulli e dëbora.
Zemër kallur e zemër këputur
i molisur si një krah në flutur,
mbështetur në tëndin krahëror
shpirtin për ta çlodhur kërkon.
Prek ballin e shoh si djerswt akullojnw
plaga më nuk të kulloi
ta pastrova me ujë, ujë kroi.
Ta preka shpirtin me dorë
ta futa thelllë në krahëror,
seç t’u derdh shpirti në poezi
vargjet t’i fala vetëm, vetëm ty.
Si hëna seç u buzëqeshe
u bëre si një mollë e pjekur vjeshte,
ka kohë që këtë mollë e prite
lëngun asaj sonte me shije ia thithe.
Së bashku me ty hëna buzëqeshi
flokët e thinjura Kosova t’i përkëdheli,
akulli në shpirtin tënd seç u shkri
vargjet t’u derdhën, poet, në poezi.