| E shtune, 19.04.2014, 09:04 PM |
Jemi evropian, e jo turq, arab apo
aziatik !
Nga Florim Zeqa
Historia e besimeve në Kosovë është shumë e lashtë. Krishtërimi ka luajtur rol të rendësishëm në mbijetesën e kombit shqiptarë nëpër shekuj. Ishte krishtërimi ai që i dha identitet të fortë popullit shqiptar në kohën e dyndjeve të ndryshme barbare, si dhe gjatë sundimit të egër osman për më tepër se pesë shekuj, ku populli shqiptarë qe rrezikuar nga asimilimi dhe shperngulja.
Është prap krishtërimi, që në fund të shekullit XX-të e shpetoi popullin shqiptarë të Kosovës nga shfarosja dhe shpërngulja barbare serbe. Dhe, akoma vazhdon të na ndihmojë në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit tonë. Por, a jemi duke i respektuar e vleresuar sa duhet angazhimet e tyre? – E verteta është, Jo!
Sikur shpejtë e harruam luftën dhe pasojat e saja. Pastaj, harruam ndihmën e madhe, të pa parë ndonjëherë gjatë historisë sonë, që na erdhi nga Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe ato evropiane. Vertetë pati ndodhur një mrekulli, ku më të drejtë Akademiku, Mark Krasniqi pat thënë: "Mrekullia vetëm një herë zbret nga qielli", derisa fliste për rëndësinë e intervenimit të NATO-s kundër forcave pushtuese serbe.
Për mendjën e ndritur të kombit tonë, Naim Frashërin, “për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon”. Ndërsa ne, në vend që të drejtohemi andej nga na erdhi dhe e kemi shpetimin- drejt Perendimit, një pjese jo e vogël e popullit shqiptarë u janë drejtuar sekteve të shumta ekstremiste fetare.
Disa sikur po harrojnë (me qëllim) se ne jemi evropian e jo pjese e errësirës mesjetare turke, arabe apo aziatike, të cilët edhe pas gjashtë vitesh nga shpallja e pavarësisë vazhdojnë të mos e pranojnë Kosovën për shtet. E gjithë kjo do të thotë, se gjaku ynë i derdhur për pavarësinë e Kosovës, për botën islame nuk ka ndonjë vlerë.
Pra, është bota e krishterë, ajo që dëshmoi vlera civilizuese e humane në rastin tonë, derisa disa shtete islamike, si Iraku, Libia etj. e patën ndihmuar Serbinë në luftë kundër shqiptarëve duke i ofruar edhe armë biologjike. Ndërsa tani, po e pengojnë Kosovën në anëtarësimin e saj në OKB, e në shumë organizata tjera të rëndësishme për të ardhmën e shtetit tonë.
Eksperimentet
e tilla në politikë quhen Revolucion. Këtë eksperiment që tashmë po njihet me
emrin "Revolucioni i Gjelber" ,
Për këtë rrezik duhet të jetë i vëmendshëm populli i Kosovës, e në veçanti lidershipi i saj, që në njëfarë mënyre po bënë sehir sikur nuk është duke ndodhur asgje. Sami Frashëri ka thënë:"Më e mirë është një vepër e mirë, se një mijë fjalë". Kjo thënie përkon edhe me lidershipin tonë aktual, të cilët për ditë thirrën në ruajtjën e miqësisë amrikane, ku ky fakt nuk po korespondon aspak me realitetin e krijuar viteve të fundit.
Prandaj, bota perëndimore demokratike më shumë iu beson faktëve se sa fjalëve. Ndërtimi i Katedralës në Prishtinë (gurthemelin e së cilës e pati vënë arkitekti ishtetit të Kosovës, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova bashkë me Ipeshkvin e ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Mark Sopin ) ishte një ide e qëlluar e shumë pragmatike, që ka të bëjë me ripërtritjën e rrënjëve tona të lashta, në njërën anë dhe me lidhjen e miqësisë me botën përparimtare e demokratike, në anën tjetër.
Dhe për fund, për gjithë ata që i mundon ky realitet fetar, ta vënë në jetë thënien e Pashko Vasës: “Mos shiqoni kisha e xhamia, se feja e shqiptarit është shqiptaria“. Me vënjen në jetë të kësaj thënie nga atdhetarët shqiptarë u shpëtua kombi nga zhdukja, ku shumë popuj, edhe më të mëdhenjë se ne, nuk eksistojnë më si kombe.
__________
Të nderuar vëllezër e motra shqiptarë,
GËZUAR PASHKËT.
Dhashtë Zoti që në këto festa të jemi afër njëri-tjetrit së pari si shqiptar, si vllëzër të gjakut, pastaj edhe me besime tona!