| E enjte, 17.04.2014, 07:05 PM |
ENVER HOXHA MJEDIS 100 TIRANëVE !
Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...
Nga Fritz RADOVANI (Pjesa II)
Në librin “TIRANËT”, Historitë e 100 Despotëve dhe Diktatorëve, me titull: “TYRANTS”, botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia, kam gjetë të vërtetën historike t’ pashkrueme deri tashti për né Shqiptarët:
BOTA MODERNE
ENVER HOXHA
1908 – 1985
Udhëheqës i Shqipnisë
Jeta dhe Krimet
1908 – Lindi me 16 Tetor 1908 në Gjinokastër, nga një familje me fé myslimane në jug të
Shqipnisë...
1930 – Shkoi në Francë për studime.
1934 – Ka shërbye si sekretar i konsullatës shqiptare në Bruksel.
1936 – Ktheu në Shqipni, ku u ba mësues.
1939 – U largue nga arësimi për refuzimin e bamë për pjesmarrje në Partinë Fashiste
Shqiptare; hapi dyqan cigareshitës.
1941 – U formue Partia Komuniste Shqiptare; U zgjodh Sekretar i Përgjithshëm.
1944 – U formue Qeveria Provizore; Filluan gjyqet e ekzekutimet.
1948 – Zhduku grupin pro-Tito; mbylli Kishat dhe konfiskoi pronat private.
1961 – Ndërpreu marrëdhanjet me Bashkimin Sovjetik.
1978 – Ndërpreu marrëdhanjet me Kinën.
1981 – Seleksionoi partinë dhe drejtuesit e shtetit.
1985 – Vdiq me 11 prill 1985 në Tiranë.
Shenimi F.R.: Libri fillon nga viti 1353 para Krishtit, e vazhdon deri në vitin 2004.
?Nder 100 DIKTATORËT ma të njohun në histori Botnore, asht edhe Enver Hoxha...
***
“APROVOHET NDESHKIMI ME VDEKJE...
NA LAJMËRONI DATËN E
EKZEKUTIMIT TË
Komandanti i Përgjithshëm Xheneral Kolonel Enver Hoxha d.v.”
?Kështu filloi Gjenocidi sllavokomunist nga anadollaku Enver Hoxha në vitin 1944, kunder Klerit Katolik Shqiptar dhe Atdhetarëve tanë, dhe vazhdoi me shfarosjen dhe shpartallimin e gjithë Shqipnisë, me pasuesin e tij Ramiz Alia, deri në vitin 1991.
?Viti 1967 ishte viti i shpalljes së haptë të “Shqipnisë shteti ateist i vetem në Botë!”
?Mbas vitit 1967 u pushkatuen, vdiqen në hetuesi, nder burgje e kampe pune...
1.Imzot Ernesto Çoba 2. Don Zef Bici 3. Don Mark Dushi 4. Don Marin Shkurti
5. Don Shtjefen Kurti 6 Don Anton Doçi 7. Don Mikel Beltoja 8. Don Prenk Nikçi
9. Don Mark Hasi 10. Don Lazer Jubani 11. Don Lec Sahatçia 12. Don Nikoll Gjini
13. Imzot Lazer Sheldija 14. Don Pjeter Gruda vdes në kampin Sarandë, 13 Janar 1989.
?Gjenocidi ka vra dhe zhdukë nga viti 1944 – 1989, gjithsejt 65 Klerikë Katolik në Shqipni.
?Mbas vitit 1967 burgosen, interrnohen dhe ridënohen:
1. At Pjeter Mëshkalla, 25 vjetë burg. 2. Don Mikel Koliqi, 38 vjetë burg dhe interrnim.
3Don Nikollë Mazrreku, 37 vjetë burg e interrnim. 4. At Zef Pllumbi, 28 vjetë burg e interrnim. 5. Don Simon Jubani, 26 vjetë burg. 6. At Gegë Lumaj, 20 vjetë burg.
7. At Gjergj Vata, ban mbi 10 vjetë burg si pasuesit... 8. Don Frano Illija.
9. Don Ndoc Sahatçija. 10.Don Nikollë Troshani. 11. Don Zef Simoni.
12. Don Kolec Toni. 13. Don Ndré Krroqi. 14.At Anton Luli. 15. Don Ndoc Ndoja.
16. Don Gjergj Simoni. 17. Don Marjan Arta. 18. Fratel Gasper Jubani.
19. At Ferdinand Pali. 20. At Aleks Baqli. 21. At Leon Kabashi. 22. Don Martin Trushi.
23. Don Nikollë Pergjini interrnohet.
? Nga Kleri Ortodoks At Llazar Popi vdes në burgun e Tiranës, me 11 Dhjetor 1972.
?Një “ateist” a ka mundsi me ba luften kunder një besimi dhe jo, kunder një tjetri?!
?Pse Enver Hoxha pushkatoi dhe zhduku mbas 1967 vetem nga Kleri Katolik 14 Priften, burgosi dhe interrnoi 23 Klerikë tjerë Katolik, dhe ASNJË, nga Besimi musliman?
?Enver Hoxha para vitit 1944 arrijti me u ba terrorist, dhe me 11 Prill 1985 vdiq diktator.
(Vazhdon...)