| E merkure, 16.04.2014, 06:42 PM |
Drita Nikoliqi Binaj
O POLITIKANË
Padrejtësitë, pakënaqësitë,
mosrespekti
për Ata që dhanë
atë më të shtrenjtën:
jetën e bekuar.
Shqetsimet, njëri pas tjetrit
derdhen në zemrat tona
shpërthejnë si vullkan
se tjetër jetë s'kanë.
Ah tokat e lëna djerrë,
shpirtërat e mbushura me vrerë
me hidhërim të pelintë
u mbush kupa nga zhgënjimi
se
popullit po i
Garë e besimit politik
një garë civilizuse me fjalime,
me debate, shprehje e parime,
ide, kritika, platforma, justifikime,
akuza, fyerje, mashtrime e betime,
lavdata, mburrje me heroizëm,
plot atdhedashuri,
klithje me patriotizëm.
"Triumf për shqiptarizëm"
për heroizmin flitni pa pra
e harruat të gjallët e lirisë
në mjerim të skamjes sa s'ka
e dëshmorët që n'luftë kanë ra.
O liderë, gjeni prehje te Maksim Gorki
në definicionin e moralshëm
me meditim dhe kuptim kur thot:
"Unë jam bota,
bota është populli.
Çdo njeri është një qelizë e organizmit tim.
mua më dhemb,
po ta fyejn atë,
mua më therr në shpirt,
dhe nuk mund të rri indifferent."
Shpresat e këtij populli
mos i minimizo,
mos i gjunjëzo dhe mos i mjero.
Mos gjeni prehje
në të shtrembtën politikë
me shkopin magjik të idiotizmit
për t’u pasuruar duke u korruptuar,
për të mashtruar, shantazhuar
me paturpësi duke na privuar
nga e drejta jonë e legjitimuar.
Deri kur të luftojnë
të kalamendur nga uria e papunësia
traditë ndëshkimi varfëria
thuase është bërë shkencë
të luftojnë për ekzistencë.
Në këtë acar dimri
me fytyra të zbehura
të strukur, të trishtuar
presin të vijë Pranvera.
Ata që do të vijnë pas jush
do të shohin si u dënua drejtësia
e u shpërblye padrejtësia.
Si u përmbys zgjuarësia
duke u bërë viktimë e arrogancës
për t'i brohoritur injorancës.
Mjaftë me koncesione e marrëveshje,
pa kërkuar falje për krime,
kriminelët gjakpirës me tamtame
për helmimin e tokës Dardane.
Frigohuni mallkimit të heshtur
të fëmijëve për etërit e tyre,
nënave për bijtë e bijat e tyre,
grave të dhunuara e masakruara.
Do ju vijnë në ëndërr
klithjet e heronjëve atdhedashës
që derdhën gjak e dhanë jetën,
ku vajti vaji i shqiptarëve
ku janë ëndrrat e luftëtarëve
që luftuan e në liri besuan.
E mallkuar qoftë politika
e terminologjisë që shkakton
mundim në shqiptim e kuptim!
Mos na mashtroni me belbëzim
me fjalët e huazuara nga gjuhë e huaj
mos e ndëshkoni veten me mallkim!