Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ismet Uka: Diferencat në mes minatorëve dhe...

| E merkure, 16.04.2014, 07:43 PM |


Diferencat në mes minatorëve dhe metalurgëve në pensione të parakohshme të pa kuptimta!

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Trepça dhe grevat brenda saj çdo here kanë qen një dhe të pa ndashëm, vërtet minatorët e nisen më të paret por greva e tyre pa përkrahjen e punëtoreve tjerë të Trepçës jashtë minierave nuk kishte më pas kurrfarë kuptimi.

S’ kish më pas kuptim as greva brenda Trepçës si tersi pa përkrahjen e saj nga nxënësit  e studentët e popullit mbar të Kosovës.

Me sytë e mi e pash unitetin dhe vendosmërinë e popullit tim rreth kërkesave të minatorëve të Trepçës për lirin e pavarësinë e Kosovës.

Me sytë e mi e pash edhe shkurorëzimin e Kosovës nga një sistem politik i cili popullin shqiptar brenda tij e konsideronte si pakicë kurse popujt tjerë si Malazezët katër here ma pak i konsideronte si komb shtet formues. Shkorurzimi nga sistemi politik Jugosllav dhe pavarësia politike e Kosovës ndodhi mu në kombinatin Trepça si tersi.

Zotimi i punëtorëve të Trepçës ishte zotim i vendosur se pa barazinë e shqiptarëve në federatën e Jugosllavisë më nuk do të ketë prodhim në Trepçë e as nuk do të ketë më as Jugosllavi këto pohime të punëtorëve të Trepçës dolën  të vërteta.

Pra minatorët e Trepçës dhe punëtoret e saj deri në lirin e Kosovës në vitin 1999 shkuan me mendime dhe qëndrime të unifikuara,asnjë here nuk u gjunjëzuan para torturave që pushteti Serb ua shkaktoj çdo here e kundërshtonin çdo qëndrim dhe vendim të Serbisë i cili sillej kundër Kosovës. Menduam se me largimin e pushtetit Serb nga Kosova do të pushojnë edhe vuajtjet tona dhe do ti kthehemi prodhimit e punës nga atje ku na perzani regjimi i Millosheviqit,menduam se për secilin qytetar të Kosovës do të gjendet nga një kafshore bukë e krip,brenda Kosovës e ta eliminojmë shpërnguljen e popullit shqiptar nga Kosova që vërtet kjo shpërngulje Kosovës me shekuj i ka shkaktuar dhimbje të mëdha,dhe ende po i shkakton.

Mbas lufte ndodhi e kundërta e asaj që menduam ndodhi diferenca në paga brenda institucioneve të Kosovës problemet sociale të papunëve nuk u zgjodhën,trajtimi i fëmijëve edhe pas lufte por edhe tani është kur fare nga institucionet e Kosovës .Pra kjo ndasi u bë edhe te punëtoret e Trepçës ne minator e të tjerë. Minatorët  pensionin deri teni e kanë marr 100e kurse metalurgët e kanë  marr 30% ma pak pra 70e pension shumë nënçmues dhe fyes nga ana e lartësisë së tij por edhe aq fyes kur diferencohen,nga të tjerët kur e din që pa hyrjen e punëtorëve tjerë në grevë dhe pa përkrahjen e minatorëve me grevë dhe ndërprerje të prodhimit,në të, të gjitha njësit punuese të Trepçës për minator që kanë qen brenda. Regjimit i Millosheviqit as që kishte deshir me dëgjuar .Pra dua t’ ua përkujtoj atyre që po na ndajnë e atyre që po pranojnë të ndahen se kemi qen në një front të përbashkët kemi luftuar për një ideal . E tani kjo diferencë në pension,qe,sa vite që po ndodh na jep të kuptojmë neve punëtoreve të metalurgjisë, që e mbyllem llullën e arit dhe të agjentit,e ndërpremë punën e furrnaltave për tetë dit e tetë net sa ishit ju në grevë brenda në minierë .Tani,pas çlirimit të Kosovës nga okupatori Serb ka hy brenda neve interesi i ngushtë personal e u harrua fjala e dhanë se një për të gjithë të gjithë për një. Greva e metalurgëve e të tjerëve në përkrahje të minatorëve alarmoj dhe e tronditi regjimin Serb,që një far forme e detyruam në kompromise që për regjimin ishin kompromise të dhmshme,në atë kohë.

Luftëtarët e një fronti të përbashkët nuk guxojnë të ndahen në këtë mënyrë pa marr parasysh se në cilin vend e territor të Kosovës kanë luftuar .Ashtu siç nuk u dashtë vet minatorët të pranojnë që të dallohen me pensione nga punëtorët tjerë të Trepçës. Sepse me përkrahjen e grevës dhe ndërprerjes së prodhimit dhe kushtëzimi i fillimit te prodhimit me përmbushjen e kërkesave të minatorëve na jep të kuptojmë që greva  fund e krye ka qen politike e në Zveqan ku gjendej shkritorja e plumbit dhe rafineria,përbërja e punëtorëve ka qen në prodhim diku 30% Serb e 70% shqiptar,pra skena politike vinte duke u nxehur për çdo dit edhe pak u dashke me ardh deri te konflikti fizik mes punëtorëve Serb dhe atyre shqiptar.Punëtoret shqiptar në metalurgji ishin të ekspozuar nga shumë rreziqe si nga vet koleget e tyre Serb si nga,punëtorët e sigurimit shtetëror që e kishin përfshi metalurgjinë e plumbit,por edhe nga policia,civile e cila vepronte në atë kohë brenda oborrit në metalurgji të plumbit.

Pra punëtoret shqiptar të metalurgjisë së plumbit edhe se ishin të ekspozuar këtyre rreziqeve heroikisht,qëndruan para trysnive e askush nuk pranon që të lëshohen makinat në punë pa dal minatori i fundit nga zgafellja.

Le sodë që po dallohemi me lartësinë e pensioneve por një kategori tjetër e punëtorëve të Trepçës që është duke prit për punë e marrin një asistencë materiale vetëm 50e hapet konkursi brenda Trepçe,për pranim të punëtorëve, e ata si fton askush të kthehen në vende të punës por bordi i Trepçës merr punëtor të ri .E liga tjetër që  punëtorët e Trepçës po i përcjell  ata që si kanë 15,vjet provoj pune si po e mbushin moshën 65 vjeçare po kthehen në pensionin e nënave tona që jetën e kanë kaluar në amvisëri .Kjo po ndodh se shumë punëtor të punësuar rishtas,në atë kohë nuk u ndan nga koleget e tyre më të vjetër por edhe ata u futen në grevë .E okupatori Serb të gjithë e dimë që punëtorët shqiptar në mënyrë të dhunshme i perzani nga puna vetëm për kërkesat e tyre  politike.

Pra fati i këtyre pensionistëve duhet të zgjidhet me ligj dhe stazhi i punës i këtyre punëtorëve duhet tu njihet në mënyrë lineare prej vitit 1990 nga institucionet e Kosovës ashtu siç ju njoftë punëtorëve të arsimit,sepse punëtoret e Trepçës janë në pozitë shumë më të rënd sepse secili punëtor i saj i cili i ka mi 5 vjet stazh pune brenda Trepçe është i helmuar me metale të rënda dhe secili prej tyre çalon edhe në aspektin shëndetësor.

Prandaj ministria e shëndetësisë duhet seriozisht të merret me ketë punën e punëtorëve të Trepçës në aspektin e kontrollimeve mjekësore të ju del në ndihëm,se vërtet shëndeti i këtyre punëtorëve është i rënd .Kurse qeveria e Kosovës duhet të sjell ligj për trajtimin,dhe përkujdesjen materiale ndaj punëtorëve të Trepçës si ndaj të gjithë atyre që bën rezistencë politike për lirin e Kosovës e ju ekspozuan represionit dhe diskriminimit nga ana e pushtetit Serb.

Mbes me shpresë që këtë problem të punëtorëve të Trepçës institucionet e Kosovës ta trajtojnë seriozisht dhe të sjellin vendime që këtyre punëtorëve grevist të dikurshëm tu përmirësohet standardi jetësor.

Ismet Uka, ish punëtor i Trepçës, tani pensionist.